Connect with Us

Beteja me koronavirusin/ Angela Merkel mesazh solidarizimi për qytetarët

Bota

Beteja me koronavirusin/ Angela Merkel mesazh solidarizimi për qytetarët

Publikuar

-

Në kohën kur njerëzimi po lufton me koronavirusin e ri, një mesazh solidarizmi për qytetarët ka ardhur nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Kancelarja thotë se ka ardhur koha që të dëshmojmë sesa e duam njëri-tjetrin duke zbatuar këshillat e ekspertëve për të ndërprerë kontaktet me njëri-tjetrin dhe për të qëndruar larg.

“Është koha kur të gjithë mund të dëshmojmë se sa mendojmë dhe bëjmë për njëri-tjetrin. Këtë mund ta bëjnë të gjithë sepse disa kontakte këto kohë do të ndërpriten. Për shembull ekspertët na thonë që gjyshërit të mos takohen me nipërit dhe mbesat sepse duam të sigurojmë që më të rrezikuarit nga ky virus të mos kenë nevojë të shkojnë në spital e të mos infektohen fare. Gjithkush mund të ndihmojë me sjelljen e tij që të ngadalësohet shpejtësia e infektimit e të mos mbingarkohet sistemi ynë shëndetësor”, deklaron Merkel./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rëndohet situata në Maqedoninë e Veriut/ 8 viktima dhe 200 të infektuar në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Rëndohet situata në Maqedoninë e Veriut/ 8 viktima dhe 200 të infektuar në 24 orë

Vijon të rëndohet situata nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin janë regjistruar 199 raste të reja të të infektuarve me Covid 19, ndërsa janë regjistruar dhe 8 viktima.

Mes viktimave të fundit është një i ri vetëm 24 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e reja janë konfirmuar në: Shkup-90, Kumanovë-17, Dibër-6, Shtip-9, Prilep-3, Tetovë-12, Strugë-12, Manastir-2, Ohër-4, Kavadar-2, Gostivar-5, Strumicë-2, Radovish-1, Krushev-1, Probishtip-3, Demir Hisar-1, Sveti Nikollë-24, Kërçovë-3, Resnje-2.

LEXO EDHE:  Shkon në 21 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

LEXO EDHE:  “Njerëzit nuk mund të vdesin urie”/ Deputeti apel të fortë Ramës

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 120 persona të shëruar nga koronavirusi: Shkup-94, Dibër-1, Shtip-4, Prilep-1, Tetovë-9, Strugë-1, Ohër-6, Gostivar-2, Krushev-1, Makedonski Brod- 1.

Ndërkohë dëri më tani numri i personave të infektuar në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 7 975 të infektuar, ndërsa kanë humbur jetën 376 persona./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Video-Brenda Klinikës Infektive në Kosovë/ Lufta mes jetës dhe vdekjes të pacientëve me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Video-Brenda Klinikës Infektive në Kosovë/ Lufta mes jetës dhe vdekjes të pacientëve me Covid-19

Edhe Kosova po shënon ditët e fundit rritjen më të madhe të numrit të të vdekurve dhe të infektuarve nga coronavirusi.

Radio Evropa e Lirë ka qëndruar një ditë brenda Klinikës Infektive nga ku çdo mbrëmje raportohet për të vdekur e disa qindra të infektuar me COVID-19.

Frymëmarrja e vështirësuar e pacientëve dhe zhurma e pajisjeve që i ndihmojnë ata për të marrë frymë, janë të vetmet gjëra që dëgjohen.

Në secilën dhomë të Infektivës në Prishtinë mjekët po bëjnë maksimumin për të shpëtuar sa më shumë jetë, në kohën kur numri i të vdekurve po rritet çdo ditë.

LEXO EDHE:  Hyn në fuqi vendimi/ Deri më 23 mars, ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve

LEXO EDHE:  Shkon në 21 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Nuk dëgjohet asgjë tjetër përveç frymëmarrjes së vështirësuar të pacientëve me COVID-19 dhe zhurma e pajisjeve që i ndihmojnë ata për të marrë frymë.

Edhe nëse ndonjë pacient shërohet të tjerët zënë vendin e tyre po të njëjtën ditë, sidomos pacientët që vijnë nga spitalet e qyteteve të tjera.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Atje vranë mbi 8 mijë djem dhe burra muslimanë/ Ish-diplomatja: Në Srebrenicë, Europa dështoi

Publikuar

-

Nga

Atje vranë mbi 8 mijë djem dhe burra muslimanë/ Ish-diplomatja: Në Srebrenicë, Europa dështoi

“Në Srebrenicë Evropa dështoi,” thotë në një intervistë për DW Gudrun Steinacker. Ish-diplomatja, e cila ishte së fundmi Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi dhe konsiderohet si një nga njohëset më të mira të Ballkanit në diplomacinë gjermane, është e sigurt se “pas katër vitesh lufte dhe spastrimi etnik me kampe përqendrimi, zhvendosje masive dhe përdhunime masive, mund të dihej se çfarë ishte e mundur “.

Detajet e kësaj drame të paimagjinueshme janë përpunuar në mënyrë të përpiktë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë. Sipas kësaj gjykate në fazën e fundit të luftës civile në Bosnje-Hercegovinë (1992-1995), serbët kishin nisur me planifikimin strategjik të masakrës në mars të  vitit 1995.

Shumëkush e kujton Srebrenicën vetëm në përvjetorë

Në lindje të Bosnjë-Hercegovinës, në qytetin e vogël të Srebrenicës, ndodhi në korrik 1995 krimi më i rëndë në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore: njësi serbe vranë  atje mbi 8,000 djem dhe burra muslimanë. Gjykatat ndërkombëtare e kanë klasifikuar vazhdimisht këtë masakër të paparë ndaj civilëve si gjenocid.

Mbrojtje e pamjaftueshme

Srebrenica qe shpallur dy vjet më parë nga Këshilli i Sigurimit i OKB si një nga gjashtë “zonat e sigurta”. Por rreth 400 ushtarë helmetëkaltër holandeze të OKB-së, ishin të armatosur në mënyrë të pamjaftueshme, për ta mbrojtur Srebrenicën, e cila qe kthyer në një strehë për rreth 25.000 refugjatë

Nga 13 deri në 17 korrik, njësitë serbe vranë në Srebrenicë mbi 8,000 burra dhe djem dhe i varrosën në varre masive. Tani janë identifikuar dhe janë varrosur në varrezat përkujtimore në Potoçari pothuajse 7,000.

Identifikimi i skeletëve të viktimave të Srebrenicës

Identifikimi i skeletëve ishte një punë mjaft e vështirë për ekipet ndërkombëtare të mjekëve ligjorë, sepse për të mbuluar gjurmët e krimeve të tyre serbët i hapën varret masive me buldozerë dhe shpërndanë pjesët e trupave pa jetë në të ashtuquajturat varreza dytësore ose tretësore. Për këtë arsye ekspertëve mjeko-ligjorë iu desh të mblidhnin mbetjet e trupave nga varre të ndryshme dhe t’i bashkonin përsëri ato.

LEXO EDHE:  Hyn në fuqi vendimi/ Deri më 23 mars, ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve

LEXO EDHE:  Rama përhap panik/ “Jemi në luftë pa bomba”

Ende shumë kriminelë të padënuar

Komandanti i përgjithshëm i genocidit, udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç dhe shefi i tij ushtarak Ratko Mladić, u dënuan me burgim të përjetshëm nga gjykata e OKB në Hagë. Por deri sot numri më i madh i autorëve të këtij krimi vazhdojnë të jenë të lirë. Shumë prej tyre kanë ikur në Serbi dhe jetojnë atje pa pasur frikë nga drejtësia.

“Sidomos ushtarakët e nivelit të mesëm nuk kanë dalë para ligjit,” tha Murat Tahirović në Sarajevë për Deutsche Welle. Ai është president i “Shoqatës së Viktimave dhe Dëshmitarëve të Gjenocidit” dhe thotë se “megjithëse organizata jonë ka paraqitur një dokumentim të gjerë për 24 shtabet me 227 anëtarë, nuk ka marrë asnjë përgjigje nga organet e zbatimit të ligjit”.

Serbia nuk e pranon masakrën

Edhe 25 vjet pas çmendurisë së Srebrenicës, Serbia zyrtare dhe shumica e popullatës serbe vazhdojnë të mos pranojnë ta konsiderojnë masakrën si gjenocid. Edhe rrugë, shkolla ​​dhe një konvikt studentor mbajnë emrat e kriminelëve të luftës Mladić dhe Karadžić. Një numër i atyre që janë qenë të përfshirë direkt ose indirekt në vrasjen masive të asaj kohë mbajnë ende poste si politikanë apo janë sipërmarrës e bisnesmenë.

Në Serbi ende rrugë, shkolla ​​dhe një konvikt studentor mbajnë emrat e kriminelëve të luftës Mladić dhe Karadžić

“Shumëkush e kujton Srebrenicën në përvjetorë”, kritikon profesori i historisë Husnija Kamberović në Sarajevë në intervistë me Deutsche Wellen. “Ndoshta edhe bota e jashtme do të dëshironte të harronte Srebrenicën, sepse luajti edhe vetë një rol kaq të turpshëm.” Por “e vetëmja gjë që mund të ndihmojë është ndërtimi i një shoqërie jo-nacionaliste”.

Edhe të rinjtë në Ballkan i bëjnë thirrje opinionit botëror një çerek shekulli pas gjenocidit në Srebrenicë që të mos e harrojë atë që ndodhi. “Sepse nëse harrojmë këto gjëra, ato mund të ndodhin përsëri dhe një Srebrenica nuk duhet t’i ndodhë kurrë më askujt përsëri”, thotë aktivistja Lamia Bravo nga Bosnje-Hercegovina./ DW

LEXO TE PLOTE