Connect with Us

“Askush nuk e di sa do të zgjasë kjo luftë”/ Rama apel qytetarëve të ulin shpenzimet familjare

Politikë

“Askush nuk e di sa do të zgjasë kjo luftë”/ Rama apel qytetarëve të ulin shpenzimet familjare

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish një deklaratë për mediat ku u kërkoi qytetarëve që të zbatojnë aktin normativ për masat kundër përhapjes së koronavirusit, ndërsa bëri apel dhe për ulje e shpenzimeve familjare përkohësisht.

“Të dashur qytetarë koha që po kalojmë është një luftë botërore nervash ku kush nguron të bëjë gjënë e duhur, dhe kush ndalon lirinë e fjalës me detyrim për të zbatuar këshillat, kush dorëzohet e paguan nesër shtrenjtë. Ju kërkoj vetëm të bëni durim dhe të dëgjoni lutjen për të mirëkuptuar për masën e jashtëzakonshme të vështirësisë.

Të bombarduar me gjithë cfarë lajmesh, ju keni të drejtë të ankoheni, të mendoni se e dini më mirë, të acaroni dhe më shani, por askush nuk ka të drejtë të vendosë në diskutim dobinë jetike dhe të shkelë ligjin special që më ka rënë mua barra ti komunikoj.

Askush nuk e di sa mund të zgjasë kjo luftë. Ju lutem ta kuptoni se të mbyllësh aktivitetin prodhues është si të heqësh aparatin frymëmarrës. Kjo do të ishte vetëvrasje drejtuar një populli të tërë dhe nuk ka për të ndodhur. Vendimi nuk do të thotë sakrifikim i shëndetit të atyre që duhet të shkojnë në punë.

LEXO EDHE:  Basha akuza Ramës/ Po pengon hetimin për Valdrin Pjetrin

Lufta duhet të na ndërgjegjësojë se të gjithë do të japim dicka nga vetja. Të gjithë duhet të ulim shpenzimet e zakonshme dhe ndryshojmë planin e ekonomisë sonë familjare përkohësisht. Nuk mund të rrimë në shtëpi si në pushime të detyruara , ku mqs nuk na lënë të dalim, hamë dhe pimë edhe më shumë se zakonisht, ndërkohë që shumë kujt duhet ti gjendemi dhe të sigurohemi që të mos mbetet pa ngrënë asgjë.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Historia e familjes Çoba/ Figurat e mëdha që nxori, persekutimet dhe dënimet e komunizmit

Publikuar

-

Nga

Në jetën e qytetit të Shkodrës familja Çoba është ndër emrat më të rëndsishëm. Sot familja është thuasje krejt e shëpërndarë, ku pasardhës të tyre jetojnë përveç Shkodrës dhe në Tiranë apo emigracion. Kjo familje ka lënë gjurmë në jetën e qytetit të lashtë, pasi prej saj kanë dale figura të nderuara që me aktivitetin e tyre, shoqëror, ekonomik, tregtar por dhe politik kanë shkruar emrin e tyre të nderuar në historinë e këtij vendi. Ekonomistë e juristë të diplomuar e me tituj shkencorë të marrë në universitetet e perëndimit, tregtarë të fuqishëm, ministra, deputetë, kryetarë bashkie, të apasionuar pas artit, sportit, klerikë të nderuar, të persekutuar, pushkatuar, burgosur e internuar nga komunizmi por dhe pasardhës që vazhdojnë të merren intensivisht me politikë, janë pjesë e kësaj familjeje të nderuar.

Familja Çoba- Historia e familjes

Sipas veprës më të plotë të botuar deri tani për historië e qytetit të Shkodrës, asaj “Shkodra dhe Motet” por dhe dëshmive të një prej pjestarëve të familjes Çoba që jeton në Shkodër, pikërisht Ndoc Karlo Çobës, familja është e vendosur në Shkodër para vitit 1736, por ka të dhëna që kjo familje të jetë këtu që para shekullit të XVII, duke u radhitur në ato familje të pakta të priviligjeuara në qytet, që lejoheshin të mbanin ltere në shtëpitë e tyre në një dhomë a kthinë të veçantë. Fisi është shkëputur nga fshati Çobë, nga Laçi i Kurbinit, ku thuhet se sot ka mbetur në këmbë një nga degët e familjes. Çobajt ekzistojnë në regjistrat e pagëzimit që para vitit 1730. I pari i familjes i regjistruar në letrat dhe regjistrat e kohës sipas pemës gjenealogjike që zotëron aktualisht familja ka qënë Gjoni (Emrin e të cilit mban një ndër trashëgimtarët e sotëm të familjes, që është sportisit dhe ndodhet në Modena).

Fillimisht ata janë vendosur në një nga rrugët kryesore të qytetit, por patën zotërime dhe shtëpi të shpërndara në të gjithë qyetitn. Rreth viteve 800 të shekullit të 19-të, Kolë Çoba, njëri prej djemve të Gjonit, i cili ishte tregtar i madh, ka patur në zotërim një flotë me 4 anije, me të cilën bënte tregti jo vetëm në Mesdhe por dhe më tej. Madje në kohën e luftës ruso – turke dy prej këtyre anijeve u mbytën. Ai merrej me tregti mallrash si leshi, shqemja (bimë që i merret lëkura), gëlqerja e pashuar, lëndë drusore etj. Ai njihej si dashamirës i artit dhe djemtë e tij i arsimoi në perëndim. Vjetërsia e kësaj familjeje shtrihet dhe para shekullit të 17-të. Në ditarin e M. Boriçit, kjo familje numërohet si një ndër familjet tregtare më të njohura të qytetit në vitin 1844. Nga “Letrat e vëllezërve Çoba”( 1878-1880) sipas vëllimit 3 të “Studime Historike” botim i vitit 1968, rezulton se kjo familje kishte aktivitet të madh tregtar. Degët e familjes u shtrinë ndër vite me trashigimtarë të tjerë, shumica e të cilëve trashigonin sipas zakonit të familjeve katolike të Shkodrës, emrat e baballarëve apo gjyshërve të tyre.

Çobajt tregtarë
Në kronikat e kohës Çobajt ishin ndër familjet tregtare më të njohura të qytetit që i kishin hyrë tregtisë së madhe. Me një lloj tregtie të veçantë, ata arritën të bënin emër dhe pasuri. Me anë të agjentëve të vendosur në portet kryesore të Adriatikut si në Venedik, Trieste, Raguzë, Kotorr, Brindizi si dhe në trevat e Kosovës dhe të Maqedonisë me qëndrat në Gjakovë, Pejë, Prizren e Shkup ata informoheshin për çmimet e tregut dhe i jepnin udhëzime mbi shit-blerjet. Vëllzërit Ejll e Gaspër arritën të krijonin një firmë tregtare. Sipas studiuesit e histrianit Hamdi Bushati, më i njohuri ishte Ejlli i cili nuk qe vetëm një tregtar i shkathët e administrator i mirë, por u mor edhe me punë të tjera si përkthyes i konsullatës Austro-Hungareze në Shkodër. Ejlli pati fatin të jetë një ndër të paktët persona të dekoruar nga Franc Jozefi pas 25 vjetësh pune se përkthyes në konsullatë.

Në rrjedhën e viteve Çobejt krijuan fizionominë e tyre, pasuri dhe emër e famë sa që në Shkodër u shndërruna shumë shpejt ndër të parët e vendit. Në një farë kohe firma e tyre merrej krysisht me grumbullimin dhe me përpunimin e eksporimin e leshit, lëkurës, duhanit, drithërave, druve dhe importonte gjëra dhe mallra jetësore si kripë, vajguri, artikuj industrialë, ushqimorë, kinkaleri. Në fundin e shekullit të XVIII dhe gjatë shekullit të XIX, familja Bianku, një familje tjetër e njohur në Shkodër si familje tregtare dhe pronarë të mëdhenj tokash livadhesh, ullishtash e vreshtash, formoi me vëllezërit Çoba një firmë të përbashkët që zgjati afro 15 vjet. Firma mori famë të madhe në prodhimin e sapunëve, por edhe në drejtime të tjera ai në grumbullimin dhe prodhimin e duhanit dhe në eksportin e leshit. Sipas të dhënave të kohës, vetëm brenda një viti në firmën Çoba-Bianku prodhoehn 180 tonë sapun.

Më pas firma u nda dhe Çobajt vazhduan të merren… Veç kësaj Çobajt u kujdesën shumë edhe për zgjerimin e pasurive të palujtshme si dhe të pronave bujqësore troje, ullishta e vreshta, nga të cilat nxirrnin rrushin dhe rakinë e verën që eksportonin, por edhe që pinin mbrëmjeve të shtregullave, aq të famshme në Shkodër. Nga ana tjetër, vëmendjes të tyre nuk i shpëtuan edhe banesat, dyqanet, magazinat. Veprimtaria tregtare e tyre nuk u ndërpre as në fillimin e shekullit XX, ndonesë disa prej pjestarëve të familjes iu kushtuan politikës dhe ofiqeve zyrtare të nëpunëisë, në shtetin shqiptar. Tregtinë e vazhduan Pashko Çoba dhe i biri Pjetri, një degë kjo e kësaj familjeje.

Çobajt në Histori
Në vite e madje në shekuj nga kjo derë pati mjaft të mëdhenj, emrat e të cilëve dalin shesh në analet hitorike të Shkodrës. Që nga emri i Ejll Çobës, Ndoc Çoba, Gjon Çoba deri te sot tek një ndër femrat më të angazhuara në politikën akltuale të vendit Jozefina Topalli(Çoba). Emri i Ejll Çobës (senior) figuron në listën e anëtave të Dhomës të Tregtisë, dhe ishte ndër drejtuesit e Odës të Tregtisë ndërsa është ndër shqiptarët e paktë të dekoruar nga Perandori Austro-Hungarez Franc Jozefi.

Loro Çoba dhe Gaspër Çoba bëjnë pjesë në Kompaninë e Katedrales të vitit 1891. gjithashtu ata ajnë edhe anëtarë të Klubit “Lidhja Kombëtare”, krijuar në Shkodër me 1913, për të adminisruar qyetin e për të përballuar situata e vështira.
Gjon F Çoba do të zgjidhet deputet në zgjedhjet e vitit 1922 dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Shtetit në vitet 1022-1924. Një personalitet i shquar i kësaj familjeje është edhe Ndoc Kolë Çoba.



Figura e Ndoc Çobës zë vend të nderuar në aktivitetin politik e shoqëror të gjysmës së pare të shekullit XX. Mbasi kryen studimet e larta për ekonomi, në Venedik inkuadrohet në lëvizjen kombëtare. Pati një korrspondencë të pasur me patriotët që jetonin e punonin në Shqipëri e jashtë saj, dhe shkroi mjaft artikuj në shtypin evropian. Më 1908 është kryetar i klubit “Gjuha Shqipe”, ku sekretar ishte At Gjergj Fishta. Në vitet 1909-1910 është drejtor i përgjithshëm i doganave shqiptare, pasi mbante gradën e doktorit të shkencave ekonomike. Më 1918 merr pjesë në kongresin e Durrësit duke luftuar për mbrojtjen e kufijve politikë të Shqipërisë të vitit 1913. Ishte përfaqësues i Shkodrës në Kongresin e Lushnjes në vitin 1920 dhe në qeverinë që doli nga ky kongres mori detyrën e Ministrit të Financave. Në këtë kohë ndërmori reforma financiare të panjohura më pare në Shqipëri, siç ishte ajo e forcimit të arkës së shtetit përmes huasë shtetërore në popull.

Sipas nipit të Ndoc Çobës, i cili ka trashëguar emrin e gjyshit të tij dhe jeton aktualisht në Shkodër, deri pak kohësh në shtëpinë e tyre ruhet një fletore regjistër financiar i kësaj periudhe, kur financa shqiptare drejtohej nga Ndoc Çoba. Botoi gazetën “Ora e Maleve”. Në vitet 1928-1936 është kryetar i asamblesë bashkiake të Shkodrës. Është kryetar i bashkisë Shkodër nga 27.08.1937 e deri 24.06.1939. Nuk u pajtua asnjëhere me pushtimin fashist të Shqipërisë. Së bashku me figura të njohura të kohës si Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi etj., organizon Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942. Për organizimin e saj, ndihmon dhe djali i tij Karlo Çoba, i cili duke qenë i diplomuar në perëndim për jurisit e ekonimi punonte në administratën shtetërore të kohës. Ndoc Çoba ishte drejtues i Konferences së Pezës me qëllimin e bashkimit të gjithë forcave antifashiste. Menjëherë pas konferences së Pezës, Ndoc Çoba internohet nga fashistët italianë në Ventotenë, në Bergamo të Italisë. Shpëton falë kapitullimit të Italisë dhe kthehet në atdhe ku vazhdon të punojë si nacionalist. Kështu shkon në Zall – Herr dhe drejton kongresin e Lëvizjes së Legalitetit. Pas çlirimit të vendit, arrestohet nga komunistët dhe pse ishte në moshë të thyer. Vdes nga torturat në hetuesi në mars të vitit 1945.

LEXO EDHE:  Lubonja ‘shuplakë’ Ramës/ Kryeministër, që ça tha dje nuk e thotë nesër

LEXO EDHE:  “Rama po shkatërron sipërmarrësit e vegjël me babëzi”/ Basha: Nuk kanë marrë asnjë ndihmë

Proces-verbali i Konferencës së Pezës
Fillon mbledhja ditën e Mërkurë ora 20.00, 17.IX.1942. Hapet mbledhja nga antari i Këshillit Ndoc Çoba për rëndësinë e kësaj konference me rëndësi dhe përgjegjësitë tona përpara popullit shqiptar. Hymni i Flamurit dhe pushim në kujtim të dëshmorëve të rënë në luftën antifashiste. Caktohet rendi i ditës:
1) Situata politika (e jashtme, e brendshme)
2) Këshillat nacional-çlirimtare
3) Referati i rinisë
4) Këshilli (Komisioni) që do të përpiloj rezolucionit e kësaj konference.

Flet delegati nacionalist R.J.(Ramazan Jarani. Shënimi ynë) Populli shqiptar ka përpara një armik të fortë. Kombi shqiptar është e ka qenë i varfër, i shtypur, pa mjete. Arma kundër armikut është bashkimi i popullit shqiptar. Dëshirojmë që kjo konferencë të jetë vendimtare për popullin shqiptar si Konferenca e Lushnjës. Kjo është teza e jonë prandaj nuk ka kundërshtim me veprimtarinë komuniste. Nevoja e bashkimit të djalërisë dhe formimi i një Komiteti të quajtur “Mbrojtja Kombëtare”. S’ka fillim revolucioni – ne jemi tue jetue revolucionin.
Flet delegati Çoba (Ndoc Çoba) për bashkimin kombëtar. Lexohet referati politik i delegatit të Partisë Komuniste. Flet delegati i Partisë Komuniste K.T. (Koço Tashko) Për të arritur qëllimit të bashkimit duhet të sqarohemi, gjë krejt e nevojshme këtu që janë elemente të ndryshme, nga rryma të ndryshme politike. Për këtë nevojiten sqarime që të mund të shkojmë drejt në luftën kundër armikut të përbashkët pa dallim: jemi shokë lufte. Flitet për kongresin e Lushnjës dhe për analogjinë e kësaj konference me atë Kongres, kongres i cili bashkoi forcat guximtare. Kongresi detyroi qeverinë e Durrësit të japë dorëheqjen dhe përgatiti çështjen e Vlorës. Marrë me shkurtime nga libri “Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re” Enver Hoxha. Tiranë 1984.

Bashkëshortja e Ndoc Çobës, Shaqe (Marie Çoba), ka qenë një ndër grate e dalluara për atdhetarizmin e saj, luftën për mbrojtjen e trojeve nga copëtimi dhe emanciçimin e gruas shqiptare. E arsimuar në Zagreb të Kroacisë dhe në Itali, në vitin 1920, e përkrahur mjaft nga bashkëshorti i saj Ndoci, ajo krijon komitetin “Gruaja Shqiptare” ku së bashku me gra të tjera intelektuale shkodrane grumbullonin në popull ndihma për ushtirnë kombëtare që luftonte për ruahjtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi, siç ishte Lufta e Koplikut. Ndihmesa e saj shtrihej dhe në spitale. Nga nëntori i vitit 1920 e deri në korrik 1921 boton revistën Gruaja Shqitare, në nëntë numrat e së cilës publikoheshin ndihmat e familjeve shkodrane për luftëtarët e lirisë si dhe trajtoheshin probleme të tjera shqetësuese të jetës së gruas, si roli i saj për zhvillimin e përparimin e shoqërisë, respektimi i të drejtave e lirive të saj, edukimi e arsimimi i fëmijëve, veçanarisht vajzave, edukimi me ideale kombëtare dhe me virtyre mirësie, etj.

Revista u perhap dhe në Tiranë dhe në qytte të tjera të vendit. Shaqe (Marije) Çoba, më 10.11.1937 bën njjë riorganizim të shoqatave të grave në nivel kombëtar me pjesmarrejn e 150 grave, me objektiv luftën kundër zakoneve të vjetra, analfabetizmit, përmirësimin e veshjeve të grave, mbrojtjen e shëndetit të nënës e fëmijve etj. Familja Çoba disponon dokumenta të aktivitetit të saj, të cilat janë ruajtur me kujdes, madje dhe në formë ditari prej saj deri në vitin 1954 kur dhe vdiq, e më pas nga pasardhësit.

Të tjerë figura të njohura të kësaj familjeje janë dhe Lec Çoba dhe Ejll Çoba Junior zëvëndës misnistër në vitete 1933-1934. Një vend të veçantë në dinastinë e ndritur të kësaj familjeje zë dhe Dom Ernest Çoba, i njohur për kontributin e tij në meshtari. Dom Ernesti në vitin 1951 u zgjodh famulltar i Shkodrës, ndërsa në vitin 1952 u shugura ipeshkv dhe vazhdoi si ordinator i arkidioqezit të Shkodrës deri në supriminin e kishës në 1967. Pikërisht në kohën kur në Shqipëri ishte rrezik të ishe i lidhur me fenë, Dom Errnesti mbante mbi supe peshën e të qënit klerik dhe drejtues i fesë në Shkodër. Për shumë vite ishte ndërmejtës dhe ndërlidhës i Selisë së Shenjtë me Shqipëinë, çka do të ishte edhe preteksi që do të çojë drejt hekurave Dom Ernesitn, i cili arrestohet më 18 mars 1967. Vdiq në qelitë e hetuesisë pas vuajtejsh e torturash të shumta. Në librin “Çinarët”, të shkruar nga një prej klerikëve shqiptarë të persekutuar At Konrrad Gjonajt, autori shprehet për Dom Ernest Çobën: “Imzot Ernesto Çoba e mori drejtimin e kishës në kohën ma të zezë dhe më të vështirë.

Kaloi jetën i suevejuar, i ndjekur, i përbuzun, pasi ishte mjedis telashesh, që nuk do të mbaronin kurrë. Me qeverinë mbante marrëdhënie korrekte zyrtare. Ishte i thjeshtë, i ndershëm e gojëmbyllun. U arrestu dhe u torturua nëpër qelitë e burgjeve deri sa vdiq në duart e persekutorëve. Sipas tregimit të një radilogu në spital, një ditë patën ardhur dy oficierë me një thes në radiologji. E hapën thesin dhe nxorën një njeri që dukej si fëmijë me fytyrë të plakur. I kërkuan t’i bëhej radiogrfia. Radiologu kërkoi t’i shënonte emrin në filimin e radiografisë dhe pas hezitimesh, duke u bindur se ishte një rregull që nuk përjashtonte askend, ato i tregojnë emrin e të sëmurit, Ernest Çoba. “Persekutimi ndoqi pas 1944 dhe të tjerë pjestarë të kësaj familjeje. Juristi Ejll Çoba, u dënua fillimisht me vdekje pastaj me burgim të gjatë. Karlo Ndoc Çoba, u arrestua disa herë dhe i dënua me burgim dhe 5 vjet internim politik. Dëmtime të shumta pësuan dhe pronat e Çobajve, pas ardhjes në pushtet të komunistëve.

Vetëm Ndoc Çobës, sipas nipit të tij me të njëjtin emër, iu morën 4 shtëpi, tre në rrugën Tre Herojt dhe një tek ish restorant Shkodra. Po kështu, shteti u mori mjat toka bujqësore, shtëpi e magazina në Shkodër e Tiranë, të cilat ishin pronë e kësaj familjeje. Çobajt në Shkodër njihen dhe për kontributin e tyre intelektual. Kështu, në vitin 1878, në shtëpinë Kolë Çobës në Shkodër kishte piano, ndërsa fëmijët e tij ndiqnin konservatoret italianë për muzikë. Një trashëgimtar i denjë i artistëve të kësaj familjeje është dhe dirigjenti e kompozitori i njohur shkodran Zef Çoba. Ai ka kompozuar gjini të ndryshme muzikore ku dallohen kompozimet vokale si dhe ato për filma e teatër, ndërsa ka krijuar dhe këngë të reja qytetare shkodrane”. Një tjetër figurë e njohur politike e kësaj familjeje është dhe ish kryetarja e parlamentit dhe  Jozefina Çoba Topalli.

Ish kryetarja e parlamentit dhe  Jozefina Çoba Topalli

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Nga lidhjet me pushtetin, PPP-të, tek mesazhet e “koduara” të palëve/ Gazetari tregon të pathënat e medias dhe politikës

Publikuar

-

Nga

Gazetari Elvi Fundo gjatë një lidhje direkte në emisionin e Adi Krastës, në Syri tv, ka folur mbrëmjen e djeshme në lidhje me aktualitetin politik në vend, pritshmëritë pas zgjedhjeve të 25 prillit, por edhe realitetin e dhimbshëm të medias në vendin tonë.

Gazetari Fundo, gjithashtu foli edhe në lidhje me një sondazh, për të cilin tha se ka shqetësuar së tepërmi kryeministrin Edi Rama.

Fundo tha se sondazhi i zhvilluar së fundi, për herë të parë e tregon Ramën poshtë kuotave 50%, gjë që sipas tij vjen për shkak të konsumimit të tij për gati 7 vite në qeveri, por edhe sepse është përpjekur të mbulojë edhe ministrat anonimë që ka në kabinetin e tij.

“Ka një shqetësim të kryeministrit Edi Rama, të cilin ne po e vëmë re ditët e fundit, gjë që e tregoi edhe hapja e fushatës, emërimi i koordinatorëve. Po ashtu një tjetër detaj që iu ka shpëtuar mediave është se ai thëret çdo ditë koordinatorët dhe ka filluar të kërkojë llogari, apo edhe listat që po dalin çdo ditë që u kërkohet vota e deklaruar, i cili është një fakt që dihet tashmë, gjë që tregon se ka një shqetësim të madh të kryeministrit.

Rama është pasionat i sondazheve dhe qeverisë me sondazhe.

Kryeministri për herë të parë del nën 50%, ai kë qënë përherë mbi PS, por kjo ka ardhur për shkak të një konsumi 7 vjecar. E para është lodhja e shqiptarëve me Ramën, me Rilindjen, e cila nuk përfaqëson as statukuonë e së majtës dhe PS-së, ka ministra anonimë që nuk përfaqësojnë asgjë, dhe kryeministri përpiqet ti mbulojë vetë, si në rastin e ministrit të Jashtëm, që është një skandal, apo në rastin e ministrit Lleshaj. Janë njerëz që nuk mund ti cosh në zona elektorale.

Ministrat e mëparshëm ishin steka të larta të PS, të shpërndara në zona elektorale. Kryeministri duke u përpjekur  ti mbulojë po konsumohet me një shpejtësi të madhe. Pastaj përtej imazhit të Ramës, është një Rilindje PPP-shë, korruspioni dhe ankthi për shqiptarët.”-tha gazetari Elvi Fundo.

Sa i takon asja se çfarë mund të ndodhë pas 25 prillit, gazetari tha se nuk do të cuditej sikur Rama të qëndrojë 16 vite në pushtet dhe që pas zgjedhjeve të bashkëqeverisë me Bashën.

Në lidhje me këtë të fundit, gazetari theksoi se gjithmonë e mban një sy të shkelur te Rama. Ai gjithashtu, hoqi edhe një paralele me atë çfarë po ndodh në Gjermani.

“Merkel humbi shumë para pandemisë, por me menaxhim e pandemisë është në kuotat më të larta, dhe po I kërkojnë të rikthehet, pork a thënë që nuk kthehet. Ramën mund ta kemi 16 vjet dhe mua sme habit. Dhe nuk do habitesha nëse Lulzim Basha do jetë krahu I tij I djathtë.

Ndoshta do bëjë atë që Merkel bëri me Socaldemokratët gjermanë, që i ka cuar në kuotat e tyre më të ulëta historike dhe ka ngritur të Gjelbrit të cilët po shkojnë drejt qendrës, me shpresën që vitin e ardhshëm të qeverisin me Kristian Demokratët.



Mua nuk me çudit fakti që Zoti Rama, që nuk e di sa mandate do prodhojë sepse tani është e vështirë për tu lexuar sepse ende nuk është qartësuar sistemi, të qëndrojë edhe 16 vite.

Nuk është se kemi një opozitë të fortë në terren dhe me pritshmëri të madhe votash që shkarkesa e urejtjes ndaj Ramës të cojë direkt në ardhjen e Lulzim Bashës. Kemi një opozitë problematike, të shumë akuzuar, të akuzuar për pazare, që flet kur nuk duhet të flasë, hesht kur duhet të flasë. Është e kompleksuar, pavarësisht se flet cdo ditë për një “Opozitë të bashkuar”, por kjo nuk është e vërtetë ka realitete të tjera politike si Nisma Thurje, si partia e Murrizit, Bindja Demokratike që mirë apo keq, në cdo qark do jenë faktorë që mund të dëmtojnë, kjo është një provë që nuk kemi opozitë të bashkuar. Parashikimi im është që ajo që i ndodhi Socialdemokratëve me Merkel do i ndodhë PD-së, nëse e Lulzim Basha e mban një sy shkelur tek Rama. Dhe ky nuk është një gjykimi mi personal por ka prova që shkojnë përtej 2017-ës dhe tregohet sot me heshtjen për Kodin Zgjedhor, dhe fakti që nuk mbajti asnjë qëndrim për ndryshimet kushtetuese.”-theksoi gazetari.

LEXO EDHE:  Basha akuza Ramës/ Po pengon hetimin për Valdrin Pjetrin

LEXO EDHE:  Foto-Studentët “surprizojnë” Ramën/ Dhurata e veçantë për Krishtlindje

Më tej, ai foli edhe në lidhje me realitetin me të cilin përballet media dhe gazetaria sot në Shqipëri. Ai theksoi se gazetaria sot është e përcudnuar, dhe shpesh në shërbim të pushtetit.

“Ajo që ndodh në media sot dhe që për mua është ulëristëse, është fakti se sot media është e përcudnuar nga pronarët e saj. Ajo që ndodh në media, është reflektim I marëdhënies së pronarëve të saj me pushtetin. Këtu me vjen keq, përjashtoj kolegët e mi, por mediat sot janë keqpërdorur në shërbim të pushtetit, edhe mediat që po bëjnë oponencë kundër Veliajt, nuk flasin për Edi Ramën.

Ka media në ortakëri me PPP, pronarë mediash në ortakëri me inceneratorët. pronarë mediash që ndërtojnë pallate, ka pronarë që kanë marë leje për pallat 8 kate, e bëei 16 dhe mori tetë kate legalizim.

Dje ishte një nga puthadorazit e Lulzim Bashës, e më pas Ramës apo Veliajt dhe fatkeqësisht kemi informacione që segmente të caktuara vendosin gjobë, është e djhimbshme ndodh, ka lajme që hiqen ka materiale që nuk shfaqen”-deklaroi ndër të tjera gazetari Fundo.

Ai foli edhe në lidhje me sulmet ndaj CNA.al, që kanë ardhur pas shkrimeve në lidhje me disa pronarë mediash, ndërsa u shprejh se “CNA.al është një media që pas disa shkrimeve kundër disa pronarë mediash, ka reklama të hequra, kontrata të prishura.

Unë nuk i kam bërë publike, nuk jam marrë fare me atë pjesë nuk i kam sulmuar kurrë ata që kanë hequr reklamat. Sepse më kanë thënë që nëse lëmë reklamat te ty do na sulmojë TV filan, kanë cuar kamerat atje…”.

Duke iu ritkhyer realitetit të dhimbshëm të media, gazetari Fundo ngriti tonet, duke theksuar se “Nuk mund të pranoj një pakt të dhimbshëm se “çudia më e madhe tre ditë zgjat”. Dhe kjo për shkak të pronarëve dhe një gazetarie të copëtuar.

Prandaj nuk iu ndava as Lleshajt. Pasi më sulmoi e detyrova të flasë në parlament. Zotëria nuk nxjerr dokumentet megjithëse i kam dërguar shkresa pa fund. Dhe fakt tjetër është se ansjë media kombëtare nuk u mor me të, u morën vetem me atë që tha ministri. Asnjë nuk coi një kamer te Drejtoria e Policisë, nuk coi një shkresë, nuk investigoi për të nxjerë të vërtetën”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Largimi masiv i të rinjve nga vendi/ Topalli: Fajtorët janë tre shahistët, mjeranë!

Publikuar

-

Nga

Largimi masiv i të rinjve nga vendi/ Topalli: Fajtorët janë tre shahistët, mjeranë!

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar lidhur me raportin e Eurostat për largimin e shqiptarëve nga vendi.

Topalli tregon tre fajtorët e largimit të shqiptarëve nga Shqipëria. Sipas saj, jane tre shahistët që mendojnë se vendosin për jetën e fatin e çdokujt.

“Mjeranët kanë frikë nga ndryshimi! 30.5 mijë shqiptarë, kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian dhe të tjera ,nga janari i vitit 2019 deri në gusht të 2020-s! Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë të rinj. 78% e totalit të aplikimeve për këtë periudhë ishin deri në 34 vjeç, sipas Eurostatit. Fajtoret per kete boshatisje te vendit kane emra. Jane tre shahistet qe mendojne se vendosin per jeten e fatin e cdokujt. Prandaj po mbyllin sistemin e po vendosin pragje qe te mos lejojne me ligj asnje levizje per ndryshim. Mjeranet!”, shkruan Topalli.



Më tej ajo nënvizon se më e keqja është se ka pasur numër të lartë aplikimesh për azil nga minorenët më pak se 17 vjeç.
Sipas Topallit kjo është dramë që kërkon kurajo për të ndryshuar situatën.

LEXO EDHE:  Lubonja ‘shuplakë’ Ramës/ Kryeministër, që ça tha dje nuk e thotë nesër

LEXO EDHE:  Lubonja ‘shuplakë’ Ramës/ Kryeministër, që ça tha dje nuk e thotë nesër

“Por e keqja s ‘ka fund! Shumë e lartë është ikja e minorenëve. Në periudhën janar 2019-gusht 2020 ka pasur 6,895 aplikime për azil nga minorenët më pak se 17 vjeç, që përbën rreth 29% të aplikimeve nën 34 vjeç, ose 23% të totalit. Kjo është drama më e madhe shqiptare. Drame që kërkon kurajo për të ndryshuar situatën! Kurajo për të thënë të vërteta. Kurajo për të sjellë ndryshimin e shpresën!”, përfundon Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE