LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Apeli i deputetes së PS-së/ Të gjithë duhet ta konsiderojmë veten mbartës të koronavirusit

16 Mars 2020, 21:31, Sociale CNA
Apeli i deputetes së PS-së/ Të gjithë duhet ta

Deputetja e Partisë Socialiste Klodiana Spahiu , në një lidhje me studion e ?Ditari? në A2, duke folur lidhur me situatën nga koronavirusi, tha se të gjithë duhet ta konsiderojmë vetën si mbartës.

?Ne do të angazhohemi në çdo program që do të paraqitet nga Ministria e Shëndetësisë. Ne do të jemi të gatshëm që të japim ndihmën tonë kudo që të jetë nevoja.

Po komunikojmë me kolegët tanë në Amerikë apo Itali. Urojmë që trendi ynë të jetë shumë më i vogël dhe rastet të jenë sa më të pakta. Por, duhet të kuptojmë një gjë shumë të rëndësishme: duhet ta konsiderojmë veten si mbartës të virusit dhe të marrim masa kur hyjmë në shtëpi dhe të ruajmë të moshuarit?.

Kujtojmë që Spahiu është një nga 5 deputetë mjekë i përgjigjen thirrjes së Manastirliut, në shërbim të luftës kundër COVID-19./CNA.al

Lajmet e fundit nga