Sociale
Andi Përmeti thirrje të fortë qytetarëve/ “Rri në shtëpi. Bëje për prindërit, bëje për gjyshërit”

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti iu ka drejtuar një thirrje të fortë qytetarëve që të zbatojnë masat kundër koronavirusit dhe të qëndrojnë në shtëpi.
Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Përmeti thekson se lajmi i keq sot ishte se përveç shtimit të rasteve të të prekurve, koronavirusi ka infektuar edhe tre infermierë dhe një mjek.
Përmeti shkruan se të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi për t’iu treguar të vërtetën mjekëve.
“Nje falenderim per te gjithe mjeket te cilet sot po rrezikojne jetet e tyre dhe te familjareve te tyre per te shpetuar tonat.
Ne duhet jo vetem te jemi mirenjohes ndaj tyre por sot me shume se kurre ne duhet ti mbrojme ata sepse vetem ata mund te na shpetojne ne neser.
Sot, lajmi i keq nuk ishte vetem rritja e numrit te personave te dale pozitive me CoVid-19 por edhe diagnostikimi pozitiv i nje mjeku dhe tre infermiereve, te cilet nuk ishin vene ne dijeni nga nje vizitor per udhetimin e tij ne Itali.
Raste te ngjashme, ku pacientet genjejne ekipet mjekesore kane ndodhur ne disa qytete te Shqiperise duke sjell vetekarantinimin e disa mjekeve dhe infermiereve te cilet te pakten per 14 dite nuk mund te jene ne sherbim te personave te semure.
Te gjithe duhet te ndergjegjesohemi per ti treguar te verteten ekipeve mjekesore sepse vetem ata mund tiu shpetojne.
Faleminderit.
Ndersa ju jeni duke luftuar ne kemi detyre tiu mbeshtesim dhe tiu mbrojme duke ndejtur ne shtepi.
Rri ne shtepi.
Guximi nuk vlen, kujdesi po.
Beje per prinderit, beje per gjysherit.
Vleresoje jeten tende dhe te te afermve te tu.”-shkruan Andi Përmeti në postimin e tij./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

E trishtë/ Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur anëtari i Akademisë së Shkencave
Është ndarë nga jeta profesori i njohur i matematikës, Petraq Petro. Lajmi i hidhur bëhet i ditur nga Akademia e Shkencave, e cila thekson se...

Situata nga Covid/ Ulet numri i infektimeve, humbin jetën katër qytetarë
Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e 24 orëve të fundit viktimave dhe të prekurve nga Covid. Ministria bën me dije se janë kryer...