Connect with Us

A është realisht joverbale pjesa dërrmuese e komunikimit njerëzor?

Blog

A është realisht joverbale pjesa dërrmuese e komunikimit njerëzor?

Publikuar

-

Shpesh thuhet se më shumë se 93 për qind e të gjithë komunikimit midis njerëzve, është joverbal. Duke pasur parasysh përpjekjen që bëjmë në zgjedhjen e fjalëve tona (domethënë komunikimit tonë verbal), a mund të jetë realisht e saktë kjo statistikë?

Le të fillojmë, duke rishikuar historinë e këtij konstatimi të cituar gjerësisht. Megjithëse shumë pak njerëz e dinë se origjinën e këtij konstatimi, ai vjen nga një studim i kryer nga Mehrabian dhe Viener në vitin 1967.

Në eksperimentin e tyre, studiuesit u lexuan pjesëmarrësve në eksperiment një listë fjalësh (si “e dashur”, “mjaltë”, “vërtetë”, “brutale” etj) me një ton neutral, negativ ose pozitiv, teksa u treguan në një ekran foto me një shumëllojshmëri shprehjesh fytyre, që përputheshin ose jo me këto fjalë.

Gjykuar nga tingulli i fjalëve dhe emocioneve të paraqitura në foto, ata u kërkuan pjesëmarrësve të identifikojnë qëllimin që qëndronte pas fjalëve.

Ata zbuluan se vetëm 7 për qind e gjykimit bazohej në fjalët aktuale, 38 për qind bazohej tek toni i zërit, dhe 55 për qind në shprehitë e fytyrës (pra gjithsej një gjykim 93 për qind joverbal). Duke pasur parasysh metodologjinë e këtij studimi, nuk është çudi që pjesëmarrësit nuk i morën parasysh fjalët.

Përkundrazi, ata i kushtuan vëmendje të madhe shenjave para-gjuhësore. Por a do të thotë, që ky komunikim joverbal, nuk ka dhe aq shumë peshë sa kanë menduar deri tani shumë nga ne? Përgjigja varet nga ajo sesi i perceptojmë fjalët e njerëzve për t’iu përgjigjur qëllimeve të tyre.

LEXO EDHE:  Çmimi barbar për luftën e Hitlerit/ Ç'ndodhi 75 vjet më parë në Drezden?

Siç ka shkruar më vonë autori i studimit Albert Mehrabian, “kur ka mospërputhje midis qëndrimeve të komunikuara gojarisht dhe gjuhës së trupit, përbërësi i dytë duhet të dominojë në përcaktimin e qëndrimit total që konstatohet”.

Pra thënë shkurt, kur fjalët e dikujt duket se përputhen me sinjalet e tyre joverbale, me shumë mundësi ata do t’u kushtojmë vëmendje të plotë fjalëve. Vetëm atëherë dyshojmë se fjalët e dikujt, nuk përputhen me sinjalet e tij joverbale që ne “dëgjojmë” gjatë komunikimit joverbal.

Atëherë, çfarë mund të bëni për të qenë një komunikues më i mirë, dhe për të shmangur keqkuptimet?

Krijoni përputhshmëri midis mesazheve tuaja verbale dhe joverbale. Nëse ndiheni të trishtuar, sigurohuni që kjo ndjenjë të përputhet me shprehinë e fytyrës. Nëse jeni të lumtur, tregojeni këtë me tonin tuaj të zërit, dhe gjuhën e trupit. Sa më shumë qëndrueshmëri të krijoni, aq më shumë besim do të ndërtoni tek të tjerët, dhe aq më shumë do të kenë rëndësi fjalët tuaja të zgjedhura me kujdes./ PsychologytodayPërshtatur nga CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

SHBA, Kina, interneti 5G: Teoritë kryesore konspirative mbi koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Gripi i Vuhanit, koronavirusi kinez, virusi Covid-19, ose thjesht koronavirusi siç disa preferojnë ta quajnë disa, nuk ka nevojë për prezantim. Është një problem me të cilin duhet të përballemi

që të gjithë. Virusi fillimisht u shfaq në Kinë, dhe në më pak se 2 muaj, është përhapur në çdo kontinent të botës. Shumica e njerëzve, bien dakord se virusi u shfaq fillimisht në një treg ushqimor në Vuhan. Por disa teoricienë të konspiracionit nuk e besojnë këtë histori, dhe kanë variantet e tyre.

Fajtore është qeveria amerikane

Ka disa zëra, se koronavirusi u krijua nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Ky pretendim u artikulua për herë të parë nga televizioni rus “Channel One”. Një nga gazetarët, tha se qeveria amerikane e krijoi qëllimisht virusin për të shkatërruar ekonominë e Kinës.

Prezantuesi e bazoi pretendimin e tij në faktin se “korona” do të thotë kurorë në gjuhën ruse por edhe atë latine. Dhe siç e dimë të gjithë, presidenti Donald Trump ishte dikur anëtar jurie në disa spektakle bukurie, dhe kurorëzues i Miss-eve. Gazetari tha që kjo ishte arsyeja se pse virusi mori këtë emër.

U krijua nga miliarderi amerikan Bill Gejts

Në tetorin e vitit 2019, fondacioni “Bill & Melinda Gates”, organizoi një seminar ku u diskutua se sa ishte e përgatitur bota, për t’u përballur me një epidemi të tillë. Dhe 2 muaj më vonë u shfaq virusi Covid-19.

Teoricienët e komplotit thonë se ai aktivitet, ishte preludi i epidemisë së ardhshme. Ata theksojnë se fondacioni i Gejts kishte financuar më parë Institutin Pirbrajt me seli në Britaninë e Madhe, që ka aktualisht një patentë mbi një vaksinë kundër koronavirusit. Ata e akuzojnë miliarderin amerikan, se e shkaktoi epideminë në mënyrë që të shiste vaksinat.

Koronavirusi është shkaktuar nga interneti 5G

Vuhan ishte një nga qytetet e para kineze që instaloi internetin 5G. Dhe pikërisht aty u shfaq për herë të parë virusi Covid-19. A është një rastësi? Dana Eshli mendon se jo. Eshli beson se Covid-19 është shkaktuar nga valët e rrezatimit, të lëshuara nga interneti 5G. Ajo i bazoi pretendimet e saj në një studim 20-vjeçar, që ka zbuluar se rrjeti 5G është i rrezikshëm për shëndetin e njeriut. Kjo pasi ai dobëson sistemin imunitar të njeriut, duke e lënë atë shumë të brishtë përballë sëmundjeve virale.

Virusi u krijua nga vetë qeveria kineze

Disa njerëz besojnë se Kina e krijoi vetë virusin Covid-19, si pjesë e programit të saj të armëve biologjike. Ata thonë se ky virusi ka dalë aksidentalisht nga laboratori, duke e shkaktuar edhe epideminë aktuale. Laboratori në fjalë është Laboratori Kombëtar i Biosigurisë. Është e vetmja strukturë në pronësi të qeverisë kineze, që është e aftë të kryejë studime në lidhje me viruset vdekjeprurëse.

LEXO EDHE:  Mbante dele në Shtëpinë e Bardhë/ Çfarë nuk dini mbi presidentin amerikan Udrou Uillson

LEXO EDHE:  Mbante dele në Shtëpinë e Bardhë/ Çfarë nuk dini mbi presidentin amerikan Udrou Uillson

Fajtore është qeveria kanadeze

Disa njerëz besojnë se qeveria kanadeze e Xhastin Trudo, e krijoi virusin Covid-19 në Laboratorin Kombëtar të Mikrobiologjisë në Uinipeg. Teoricienët e komplotit, thonë se dy spiunë kinezë e vodhën virusin prej andej, dhe e dërguan atë në Institutin e Virhanit në Vuhan, ku më pas shkaktoi epideminë. Spiunët në fjalë janë dr.Keding Çeng dhe gruaja e tij dr.Xianguo Qiu. Çifti punoi në laboratorin kanadez, derisa u pushuan papritmas nga puna në vitin 2019, pikërisht për shkak të vjedhjes së mostrave të virusit

Virusi u soll nga hapësira përmes një meteori në tetor 2019

Një ngjarje e pazakontë, ndodhi në verilindje të Kinës në orët e para të 11 tetorit 2019. Një meteorit shpërtheu në qiell pak pas mesnatës, duke e ndriçuar qiellin e natës si të ishte ditë. Teoricienët e konspiracionit, thonë se meteori ee solli virusin Covid-19 nga hapësira. Por kjo hipotezë hidhet poshtë nga shkencëtarët. Edhe sikur të kishte ndodhur diçka e tillë, ata nuk mendojnë se virusi mund t’i mbijetonte temperaturave ekstreme gjatë momenti të rënies në tokë, që arrijnë deri në 650 gradë celcius.

Një grup njerëzish, e krijuan atë nga HIV

Kjo teori mbështet nga një grup studiuesish indianë. Ata thonë se virusi Covid-19 është disi i ngjashëm m virusin HIV-1, dhe kjo është një provë e mjaftueshme për të vërtetuar se dikush e

ka modifikuar HIV, për të krijuar këtë virus të ri.Ata e publikuan studimin e tyre në internet. Studiuesit nuk përmendën emra, prandaj ne nuk i njohim përgjegjësit për këtë modifikim. Por botimi i kësaj teorie shkaktoi shumë debate, duke bërë që studiuesit ta tërhiqnin atë.

Birra Corona

Corona Extra, është një birrë që prodhohet në Meksikë. Ajo nuk ka lidhje me koronavirusin, dhe nuk e shkakton apo përhap atë. Birra e mori emrin e saj nga fjala spanjolle dhe njeherazi latine që do të thotë kurorë. Që nga shpërthimi i epidemisë, kjo markë birre ka pësuar një rënie të madhe të shitjeve. Motori i kërkimit, Google, është përmbytur që nga janari nga kërkimet për “virusin e birrës korona”, “virusin e birrës” dhe “koronavirusin e birrës”./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

A do sjellë koronavirusi, fundin e praktikës së shtrëngimit të duarve?

Publikuar

-

Nga

Nga Erika Hughes “The Conversation”

“Ju lutemi të mos shtërngoni duart!”, lexohej në një tabelë në një aktivitet publik në Londër, ku mora pjesë kohët e fundit. Megjithë ankthin në rritje mbi koronavirusin, për shumë nga të pranishmit, ishte hera e parë që kishin hasur në një kërkesë të tillë.

Por të përmbahesh nga një sjellje kaq e zakonshme, është më e lehtë të thuhet, sesa të zbatohet.

Shtërngimi i duarve, është një sjellje gati automatike për shumë prej nesh. Arti i shtrëngimit të duhur të duarve, m’u mësua për herë të parë nga babai kur isha rreth 10-vjeçe:”Në fillim vendos kontaktin me sy. Ti nuk do të doje të shtrëngoje duart me dikë si një peshk i ngordhur!”.

Kështu e mbërtheva dorën e tij sa më fort që munda. Që atëherë, jam e hipnotizuar me “koreografinë” e shtrëngimit të dorës: kontakt i qëndrueshëm me sy, një hap i vogël përpara, zgjatje e dorës së djathtë, para se të kapni dorën e njeriut përballë me sasinë e duhur të shtërngimit.

Shtrëngimi i dorës, është kuptuar prej kohësh si një gjest që krijon një lidhje pozitive midis dy personave. Është një nga gjestet e para të përmendura në “Ilustrimet Praktike” të vitit 1807 nga Henri Sidons. Ai e përkufizon shtrëngimin e dorës, si një veprim që “bashkon dy ekstremet e trupit të njeriut me njëri-tjetrin”, dhe si një shprehje e zakonshme e miqësisë, dashamirësisë dhe përshëndetjes.

Ky gjest është i pasur me kuptime, pasi dora është gjuha e vullnetit të mirë e të përzemërt. Por çfarë të bëjmë kur shtrëngimi i dorës, dikur dashamirës, sot po bëhet potencialisht i rrezikshëm? Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Sihofer, kundërshtoi kohët e fundit t’i jepte dorën kancelares Angela Merkel.

Ndërkohë italianët, vendi me numrin më të lartë të të infektuarve në Evropë, janë duke provuar rregulla të reja të angazhimit shoqëror, që përfaqësojnë një largim drastik nga gjestet e tyre normale të kontaktit të lartë sociale mes puthjeve dhe përqafimeve.

Por shembulli ndoshta më ekstrem vjen nga Danimarka, ku ceremonitë e natyralizimit janë pezulluar, pasi një shtrëngim duarsh ka qenë përcaktuar në ligj në ceremoninë zyrtare, që nga një ndryshim i ligjit në vitin 2018. I kritikuar gjerësisht në atë kohë, si një iniciativë kundër emigracionit, ligji po bën që qindra njerëz të presin edhe disa kohë për të marrë nënshtetësinë daneze, pikërisht për shkak të pandemisë.

LEXO EDHE:  Vdekja e Bagdadit, shënon fundin e një epoke, por ISIS-i do mbijetojë 

LEXO EDHE:  Çmimi barbar për luftën e Hitlerit/ Ç'ndodhi 75 vjet më parë në Drezden?

A do t’i japë kjo emergjencë fund praktikës së shtërngimit të duarve? Po pyesja veten për këtë gjë teksa po shkoja në një sallë konferencash në ngjarjen e lartpërmendur pa shtrëngime duarsh, ku unë do të jepja mësim në një seminar për mësuesit e dramës, shumë prej të cilëve kishin një përvojë të konsiderueshme në aktrim.

Unë kisha planifikuar të prezantoja disa ushtrime që kishin të bënin me prekjen, përfshirë edhe një ushtrim ku pjesëmarrësit mbështeteshin mbi peshën e trupave të njëri-tjetrit, si një mjet për të kuptuar marrëdhëniet e tyre si grup. Një tjetër ushtrim, niste me një seri shtrëngimesh dore të shkëmbyera në të gjithë sallën.

Para se të fillonim, vendosa të pyes pjesëmarrësit nëse ndjeheshin të qetë të preknin njëri-tjetrin. Shumica nuk e kishin problem. Unë u kërkova pjesëmarrësve të punonin në grupe siç ishte planifikuar fillimisht, por të imitonin shtrëngimin e dorës (dhe gjeste të tjera) me një lloj distance trupore.

Zhdukja e prekjes fizike pati një ndikim të dukshëm në seminar, pasi pjesëmarrësit u përpoqën të ruanin distancën, dhe t’i rezistonin impulsit për të prekur njëri-tjetrin. Në fakt, ndryshimi i fokusit e bëri shtrëngimin e dorës të dukej i çuditshëm.

Zëvendësimi i shtrëngimit të dorës me një përfaqësim, rriti ndërgjegjësimin e grupit për impulsin e mësuar për të qenë fizikisht të lidhur me njëri-tjetrin. Njerëzit vazhdonin të kërkonin ndjesë për mosprekjen e njëri-tjetrit. Dhe çfarë vjen më pas?

Përhapja e koronavirusit, po bën që njerëzit të rishikojnë shtrëngimin e dorës, dhe të kërkojnë gjeste të tjera që kryejnë funksione të ngjashme pa prekjen fizike. Uebsajti “India Today”, ka mbrojtur zëvendësimin e shtrëngimit të dorës (një zakon kryesisht perëndimor) dhe puthjes në faqe, në favor të një kthimi në përshëndetjen tradicionale ‘namaste’: një përkulje e lehtë e trupit me duar e bashkuara. Kriza shëndetësore aktuale, ka vënë në pikëpyetje rolin e prekjes në gjeste kulturore specifike të përshëndetjes dhe shprehjeve të lidhjeve sociale.

Kërkesa për t’u “përmbajtur nga shtërngimi i duarve”, ka potencialin të rishkruajë ndjeshëm mënyrën sesi i mbajmë marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Një përgjigje globale, mund të rezultojë në lëvizjen drejt gjesteve të reja të kryera, që do e ripërcaktojnë mënyrën se si bashkëveprojmë me njëri-tjetrin./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse ajo çfarë nuk na vret, na fut në panik?

Publikuar

-

Nga

Nga Gerd Gigrnzer “Project Syndicate”

Berlin – Askush nuk e di se ku ose sa shpejt do të përhapet një virus i ri. Ne nuk mund t’i llogarisim rreziqet me saktësi, dhe do të mësojmë vetëm në karantinë nëse kemi reaguar me tepri apo e kemi nënvlerësuar situatën. Duke pasur parasysh këtë pasiguri, mënyra se si ne reagojmë ndaj një epidemie virale, është po aq e rëndësishme sa edhe natyra e patogjenit.

Dhe mënyra se si ne reagojmë ndaj koronavirusit COVID-19, duhet të udhëhiqet nga ato që kemi mësuar nga epidemitë virale të dikurshme. Por mos vini bast mbi këtë gjë. Epidemia e Gripit të Derrave e vitit 2009 vrau qindra mijëra njerëz, kryesisht në Afrikë dhe Azinë Juglindore.

Por në Evropë, ku kërcënimi ishte relativisht i vogël, mediat e përditësonin çdo ditë numrin e vdekjeve dhe numrin e rasteve të dyshuara. Në Britaninë e Madhe, qeveria parashikoi se rreth 65.000 qytetarë mund të vdisnin nga kjo sëmundje. Në fund, vdiqën më pak se 500.

Në mënyrë të parashikueshme, një llogaritje e tillë e përditshme ngjalli frikë, dhe i nxiti politikanët të marrin vendime të nxituara, jo të këshilluara – të tilla si grumbullimi masiv i ilaçeve – pa shqyrtuar provat. E gjithë vëmëndja ishte përqendruar tek virusi i ri, i panjohur, dhe jo tek mbrojtja e njerëzve nga kërcënimet më vdekjeprurëse, siç është gripi sezonal, i cili vetëm në vitin 2009 vrau shumë më shumë njerëz sesa Gripi i Derrit.

Ngjashëm, miliona njerëz, sidomos në vendet në zhvillim, vdesin nga malarja dhe tuberkulozi çdo vit. Dhe vetëm në Shtetet e Bashkuara, infeksionet spitalore vrasin rreth 99.000 pacientë në vit. Megjithatë, këta njerëz të pafat nuk marrin vëmendjen e duhur. Por, përse kemi më shumë frikë nga ajo që ka më pak të ngjarë të na vrasë?

Parimi psikologjik që na bën t’i druhemi Gripit të Derrit, Gripit të Shpendëve ose COVID-19, por jo gripit të zakonshëm, quhet frika nga rreziqet e frikës . Është e lehtë të nxisni frikën nga episode në të cilat shumë njerëz vdesin brenda një intervali të shkurtër kohor, siç është rrëzimi i një avioni apo epidemitë.

Por kur shumë njerëz vdesin gjatë një periudhe më të gjatë kohore – si nga aksidentet automobilistike apo gripi sezonal – është e vështirë që ta trembësh publikun që të vërë rregullisht rripin e sigurisë në makinë apo të vaksinohet. Merrni “virusin” paradigmatik të mijëvjecarit: terrorizmin. Pas ngjarjeve traumatike të 11 shtatorit 2001, shumë amerikanë rreshtën së udhëtuari me avion, duke preferuar udhëtimt e gjata me makinë.

Vlerësohet se 12 muaj pas sulmeve, të paktën 1.500 njerëz humbën jetën në aksidentet rrugore, për shkak se u përpoqën që të shmangnin rreziqet e udhëtimit me avion, shumë më tepër sesa numri i përgjithshëm i pasagjerëve që vdiqën në të 4 avionët që u rrëmbyen nga terroristët.

Terroristët godasin me forcën e tyte fizike, që tërheq vëmendjen e të gjithëve. Sulmi i tyre i dytë ndodh me ndihmën e trurit tonë:frika jonë nga rreziku i frikës, na bën të zhytemi në panik. Dhe godftja e dytë mund të jetë e kushtueshme.

Brenda 2 vitesh nga sulmet e 11 shtatorit 2001, ekonomia amerikane humbi mbi 100 miliardë dollarë, për shkak të reduktimit të udhëtimeve, ndërprerjes së biznesit dhe anulimit të shumë aktiviteteve publike. Ndërkohë qeveria federale shpenzoi mbi 500 miliardë dollarë në masa sigurie, ndërsa populli amerikan pranoi shtimin e ndërhyrjs së shtetit në jetët e tyre si një kusht i sigurisë së tyre.

Por sot, një amerikan ka më shumë të ngjarë të vritet nga një fëmijë, sesa të hidhet në erë nga një terrorist islamik. Nuk janë vetëm terroristët, ndaj të cilëve ne kemi një frikë po aq të madhe. Në vitin 2009, qeveria egjiptiane urdhëroi vrasjen e të gjithë derrave në vend, edhe pse atje nuk ishin raportuar ende raste të Gripit të Derrit.

LEXO EDHE:  Si do të jetojmë në planetin Mars?

LEXO EDHE:  Si do të jetojmë në planetin Mars?

Por qeveria egjiptiane shfrytëzoi frikën e rrezikut të frikës, për të përndjekur pakicën e vogël kristiane në Egjipt. Sot, pakicat aziatike në SHBA dhe Evropë po paguajnë koston e COVID-19. Qytetarët me origjinë aziatike shihen me dyshim, ndërsa restorantet kineze nga Berlini në San Françisko po raportojnë një rënie të biznesit prej më shumë se 50 për qind, pasi klientët po i shmangin ato.

Dhe natyrisht, mediat kanë interesin e tyre t’i bien vazhdimisht këmbanave të alarmit, duke

na mbajtur të fiksuar pas faqeve, platformave mediatike në internet. Fatmirësisht, frika joproporcionale nga gjërat që nuk ka gjasa të na vrasin, nuk është e vështirë në trurin tonë.

Kjo është arsyeja pse leximi i rrezikut është kaq i rëndësishëm. Ne duhet të mësojmë matematikën e pasigurisë, domethënë të menduarit në mënyrë statistikore. Ashtu si leximi u jep mundësi njerëzve të kuptojnë tekstet, edhe të menduarit statistikor na lejon të kuptojmë dhe menaxhojmë rreziqet me të cilat përballemi.

Një pjesë e leximit të rrezikut është të mësuarit pse kemi frikë nga ajo që kemi frikë. Në fakt, të kuptuarit e pasigurisë dhe të kuptuarit e psikologjisë shkojnë së bashku. Kjo mund të ndihmojë publikun të shtrojë pyetjet e duhura – dhe politikanët të marrin vendimet e duhura.

Për shembull, kur u përhap Gripi i Derrit, shumë qeveri ndoqën këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe grumbulluan sasi të mëdha të Tamiflu-së, një ilaç që tregtohej në atë kohë për t’u mbrojtur ndaj pasojave të rënda të gripit të zakonshëm.

Por shumë këshilltarë dhe ekspertë të OBSH, kishin lidhje financiare me prodhuesit e këtij ilaçi, dhe ende nuk ka prova se Tamiflu është efektiv në kurimin e llojeve të ndryshme të gripit. SHBA-ja harxhoi mbi 1 miliardë dollarë për blerjen e këtij ilaçi, ndërsa britania e Madhe mbi 522 milionë dollarë, para që mund të ishin investuar në përmirësimin e kujdesit shëndetësor.

Edhe me një lexim më të mirë të nivelit të rreziku, shumica e politikanëve do të kishin nevojë për një kurajo të madhe, për të vepruar më shumë në bazë të provave sesa nga frika. Por këta janë pikërisht lloji i udhëheqësve që na duhen dhe që duhet t’i respektojmë.

Kuptimi në rang global i rrezikut që po hasim, do t’i jepte të gjithëve një shans për t’iu qasur me kokë të “ftohtë” situatave të tilla si epidemia COVID-19. Koronavirusi i këtij viti nuk do të jetë i fundit. Si një hap i parë drejt përballjes me epidemitë e ardhshme, ne duhet të mësojmë të jetojmë me pasigurinë, në vend se ta lejojmë veten të mbetemi peng i saj./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE