LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Burri nga Bulqiza del nga karantina, mbledh kanaçe për mbijetesë

15 Mars 2020, 15:05, Politikë CNA
Video/ Burri nga Bulqiza del nga karantina, mbledh kanaçe për

Ish deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, ka denoncuar historinë e një qytetari nga Bulqiza i cili është i detyruar të ?thyejë? urdhërin e qeverisë duke mos qëndruar në karantinë, pasi i duhet të sigurojë bukën e fëmijëve.

Behet fjalë për Sabitin i cili jeton në Bulqizë duke mbledhur kanaçe tek mbetjet ushqimore në Qafë Buall.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Çupi thekson se alternativa e Rames për më të varfrit është uria ose rreziku nga infektimi.

Mes të tjerash ajo theksoi se qeveria duhet të krijojë një paketë ndihme ekonomike dhe sociale për qytetarët nga qeveria siç propozon PD.

?Sabiti jeton në Bulqizë duke mbledhur kanaçe tek mbetjet ushqimore në Qafë Buall. Ai e ka të pamundur, në kuptimin e plotë të fjalës, të qendrojë në karantinë, sepse i duhet të zgjedhë mes mundësisë për të mos u infektuar dhe urisë së sigurtë të fëmijëve. Dita kur ai nuk do të dalë të mbledhë kanaçe për të fituar 3 mijë lekë të vjetra në ditë, do të jetë dita e urisë për familjen. Fatkeqësisht, familjet si ajo e Sabitit, janë me mijëra në Shqipëri. Ndryshe nga sa predikon kryeministri, ata as nuk bëjnë dot joga, as nuk kanë luksin të ushqehen dot 2 herë në ditë.

Duke mos marrë asnjë masë që i ndihmon ata, qeveria i ka lënë më të varfrit të përballen vetëm me 2 alternativa: me koronavirusin ose me urinë.?, shkruan Çupi krah videos./CNA.al

Sabiti jeton në Bulqizë duke mbledhur kanaçe tek mbetjet ushqimore në Qafë Buall. Ai e ka të pamundur, në kuptimin e plotë të fjalës, të qendrojë në karantinë, sepse i duhet të zgjedhë mes mundësisë për të mos u infektuar dhe urisë së sigurtë të fëmijëve. Dita kur ai nuk do të dalë të mbledhë kanaçe për të fituar 3 mijë lekë të vjetra në ditë, do të jetë dita e urisë për familjen. Fatkeqësisht, familjet si ajo e Sabitit, janë me mijëra në Shqipëri. Ndryshe nga sa predikon kryeministri, ata as nuk bëjnë dot joga, as nuk kanë luksin të ushqehen dot 2 herë në ditë. Duke mos marrë asnjë masë që i ndihmon ata, qeveria i ka lënë më të varfrit të përballen vetëm me 2 alternativa: me koronavirusin ose me urinë.

Gepostet von Dhurata Çupi Tyli am Sonntag, 15. März 2020

Lajmet e fundit nga