Connect with Us

“S’iu bindën urdhrit”/ Policia ndëshkon 334 drejtues mjetesh, bllokohen dhe 8 makina

Kronika

“S’iu bindën urdhrit”/ Policia ndëshkon 334 drejtues mjetesh, bllokohen dhe 8 makina

Publikuar

-

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative, gjoba 334 drejtues mjetesh, si  dhe janë bllokuar 18 makina.

Po ashtu janë arrestuar në flagrancë 8 në gjendje të dehur, 2 për kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht, për mosbindje të urdhrit të punonjësit të Policisë.

“Në Tiranë janë vënë në pranga 3 shtetas, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet në shkelje të ndalim qarkullimit, si dhe rezultuan duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur, konkretisht shtetasi me iniciale S. M., në masën 0.83 mg/l., shtetasi me iniciale B. D., në masën 1.06 mg/l, si dhe shtetasi me iniciale K. M., në masën, 0.87 mg/l. Po në Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. H., drejtues i mjetit dhe G. H., pasagjer i mjetit, pasi duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, kanë kundërshtuar me dhunë dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për verifikimin e dokumentacionit të mjetit, për shkak të shkeljes së ndalim qarkullimit.

Në Durrës, nga oficerët e Policisë Rrugore u procedua penalisht shtetasi A. B., pasi duke drejtuar mjetin në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi, ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë. Nga Drejtoria e Policisë Rrugore janë përpunuar dhe u është kthyer përgjigje 17123 shtetasve që kishin dërguar kerkesa  në adresën [email protected], kundrejt 25 mijë që kanë mbërritur gjithsej deri në këto momente. Gjatë 24 orëve të fundit janë pritur 1139 telefonata, të cilave iu është dhënë sqarimi ligjor, në lidhje me kërkesat e tyre” thuhet në komunikaten e policisë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plagosi me armë babë e bir/ Arrestohet pas dy orë ndjekjeje autori 39 vjeçar

Publikuar

-

Nga

Plagosi me armë babë e bir/ Arrestohet pas dy orë ndjekjeje autori 39 vjeçar

Policia e Durrësit zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord, ngjarjen e ndodhur më parë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri babë e bir.

Blutë kanë bërë të mundur që pas dy orë ndjekjeje dhe kërkimesh, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, të kapë dhe vërë në pranga shtetasin A. Ll., 39 vjeç.

39-vjeçari dyshohet se pas një konflikti të çastit, nën efektin e alkoolit ka plagosur me armë zjarri shtetasit H. B., 63 vjeç dhe M. B., 39 vjeç (bab e bir), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.



Ndërkaq, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Kërcet arma në Durrës/ Plagosen babë e bir

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përgjaken sërish rrugët/ Përplasen dy makina, një i vdekur në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Përgjaken sërish rrugët/ Përplasen dy makina, një i vdekur në Vlorë

Një tjetër aksident me  pasjë humbje jete është shënuar në rrugët e vendit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Panaja në Vlorë ku dy automjte janë përplaur me njëra-tjetrën.



Si rrjedhojë e aksidentit, një person ka humbur jetën./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makinat bëhen “copë” në Peqin/ Në gjendje të rëndë dy persona

Publikuar

-

Nga

Makinat bëhen “copë” në Peqin/ Në gjendje të rëndë dy persona

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Lolaj në Peqin.

Sipas informacioneve të para, mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.



Si pasojë e aksidentit dy persona janë plagur, dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE