Connect with Us

“Situata është serioze”/Pipero thirrje qytetarëve: Është koha për të respektuar këshillat

Politikë

“Situata është serioze”/Pipero thirrje qytetarëve: Është koha për të respektuar këshillat

Publikuar

-

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, ka reaguar sërish në lidhje me situatën nga koronavirusi në vendin tonë.

Në një lidhje me News 24, Dr.Pipero foli lidhur me medikamentet që përdoren në botë për të trajtuar simptomat e pacientëve të infektuar me COVID-19, ndërsa  tha se ato po përshtaten edhe për Shqipërinë, por këshilloi qytetarët të mos përdorin medikamente pa lejen e mjekut specialist.

“Situata është serioze në të gjitha aspektet, si në numra edhe raste të shtuara, problematikave apo të përjetimit dhe përgjigjes së popullatës në mënyra të ndryshme.

Asnjë mjek nuk bën eksperiment me ilacet, kolegët në Kinë, Itali apo vende të tjera kanë përdorur medikamente të ndryshme, qoftë ato me natyrë antivirale, si Tamiflu, apo klorofina apo imunodepresor apo një medikament antiremautizmal, Tocilizumab, me rezultate të kënaqshme.

Të gjitha medikamentet janë bazuar në eksperiencën e gjatë të mjekëve respektivë, apo në principin e tyre aktiv, por duhet të dini që deri tani ende nuk kemi një medikament të aprovuar kundër COVID19, kështu duhet të jemi të kujdesshëm për trajtimet.

Dimë që trajtimi i këtij virusi është suportiv është simptomatik, oksigjenoterapia luan rolin kryesor, dhe imuniteti bën kërkesën e rëndësishme në përballimin e sëmundjes. Është edhe një medikament që përdoret në trajtimin e HIV/AIDS që është përdorur me sukses nga kolegët, ndaj në vijimësi të eksperiencave të kolegëve tanë edhe ne po përshtasim këto mjekime.

Gjej momentin t’i këshilloj qytetarët të mos përdorin medikamente pa lejen e mjekut të familjes. Është koha për të respektuar këshillat e nëse kanë probleme apo histori udhëtimi të kontaktojnë autoritetet. Pra, nëse kanë temperaturë të lartë, kollë e vështirësi në frymëmarrje të marrin 127, për ti vajtur ndihma apo këshilla në shtëpi.” /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kur del vajzë ta lë në prehër”/ Vasili “merakoset” për Ramën: Pandemia kërkon Edin

Publikuar

-

Nga

“Kur del vajze ta lë në prehër”/ Vasili “merakoset” për Ramën” Pandemia kërkon Edin

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se kryeministri Edi Rama “ka humbur”.

Vasili ngre pyetje se ku ndodhet kryeministri në këtë kohë pandemia teksa thotë se e ka zanat të fshihet.

“Pandemia kërkon Edin!!
Kryeministri i përditshem i pandemisë në FB në TV në Tëiter, ka humbur!
Ku është Edi kryepidemiologu, kryeinfeksionisti dhe kryestatististicieni i pandemisë?
Ku u zhduk kryestrategjisti qe i tregoi vendin OBSH? Ku është tribuni antitestim dhe antimaskë? Ku është kampioni qe e nxori Shqipërine të parën në botë?
Është fshehur sic e ka zanat.
Eshte shejtan i madh Edi.
Gjithmone kur del djalë e rrëmben vetë Edi, ndersa kur del vajze ta le në preher sic po jua le tani eksperteve te pandemise”, shkruan Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në fillim të 2017 rreth 1500 viktima nga gripi”/Avokati “plas bombën”: Nga Shkurti i këtij viti u fshi gjithçka në sistem

Publikuar

-

Nga

“Në fillim të 2017 rreth 1500 viktima nga gripi”/Avokati “plas bombën”: Nga Shkurti i këtij viti u fshi gjithçka në sistem

Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka hedhur akuza të forta ndaj klasës politikë për të cilën tha se e ka kthyer koronavirusin në një plandemi, ndërsa ka ngritur disa pikëpyetje mbi të dhënat që nuk janë bërë publike nga autoritetet shëndetësore.

Sipas Goxhajt, ISHP nuk tregon më edhe se si është situata me pacientët që trajtohen nga sëmundje të tjera të rënda apo që humbin jetën për shkak të tyre. Avokati ka deklaruar se në vitin 2017 janë regjistruar rreth 1500 viktima nga gripi sezonal në të njëjtën periudhë me pandeminë e koronavirusit që shpërtheu në vendin tonë në vitin që jemi.

“Në vitin 2017 në buletinin e ISHP deklarohet se ka pasur një epidemi të madhe gripi, por askush nuk ka treguar se kanë vdekur rreth 1500 persona më shumë. Artan Fuga e zbuloi 4 ditë më parë, kur tha pse nuk e ka sqaruar askush se vdiqën dyfishi më shumë. Në janar kanë vdekur 1250 veta, në të njëjtën periudhë që ka rënë një epidemi gripi. Kanë vdekur nga koronavirusi të deklaruara 95 veta, me mesatare 15 veta në muaj. Me plandeminë e madhe kemi 1% të vdekur me periudhën janar 2017. Nëse në 2017 kanë vdekur 100 në 2020 ka vdekur një. Përse askush nuk ka folur për këtë gjë.

Pse ISHP ka ndaluar botimin e buletinit të gripit në Shkurt 2020. Kjo do të thotë se kanë zhdukur gjurmën, të vërtetën dhe të dhënat. Pse ISHP nuk tregon si është situata e sëmundjeve të tjera, kancerit, diabetit etj? Janë zhdukur të gjitha të dhënat, por ka një numër të madh vdekjesh të deklaruara nfga vetë mjekët, ç’janë këto të dhëna që nuk tregohen? Kur nga mbyllën në shtëpi, njerëzit bënë diçka që nuk e kishin bërë kurrë, numri i vetëvrasjeve u rrit. Përse ISHP mban këtë sekret, të dhëna shtetërore të rëndësishme.”, tha Goxhaj në një lidhje me skype me Fax Neës.

Avokati tha se jemi i vetmi vend që nuk lejon testimet dhe tamponimet në spitalet private, duke shtuar se kjo bëhet për të mbajtur nën kontroll informacionin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lufta me Covid/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave në disa shtete të SHBA

Publikuar

-

Nga

Lufta me Covid/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave në disa shtete të SHBA

Në SHBA ashtu sikurse kishin parashikuar ekspertët, rastet e vdekjeve si pasojë e koronavirusit po shënojnë rritje, nxitur kryesisht nga situata në shtetet në jug dhe perëndim të vendit.

Prej disa kohësh numri i vdekjeve në ditë nga virusi kishte shënuar rënie dhe po vazhdonte të ishte në shifra të ulta edhe pas shtimit të rasteve të të infektuarve në shtete si Florida dhe Teksasi që u përballën me nivele rekord ditore. Por shkencëtarët kishin paralajmëruar se kjo situatë nuk do të zgjaste.

Sipas ekspertëve vdekjet nga koronavirusi, zakonisht ndodhin disa javë pasi një person infektohet. Ata parashikuan se shtetet që shënuan rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital, do të përballeshin në një moment me një numër në rritje të vdekjeve.

Kalifornia ka shënuar mesatarisht 91 vdekje në ditë ndërsa Teksasi rreth 66. Florida, Arizona, Ilinois, Nju Xhersi dhe Karolina e Jugut kanë shënuar gjithashtu rritje të konsiderueshme.

Numri i të infektuarve nga COVID-19 në SHBA ka arritur në mbi 3.2 milionë dhe atyre që kanë humbur jetën në mbi 134 mijë persona që prej përhapjes së virusit./VOA

LEXO TE PLOTE