Connect with Us

Shifra të frikshme në Itali/ 369 viktima nga koronavirusi në 24 orë

Bota

Shifra të frikshme në Itali/ 369 viktima nga koronavirusi në 24 orë

Publikuar

-

Brenda 24 orëve në Itali janë shënuar 368 viktima nga koronavirusi.

Shifrat e frikshme sapo janë konfirmuar nga Zyra e Mbrojtjes Civile  ku thuhet se numrivi i viktimave deri më tani ka arritur në 1809 e 24 747 të infektuar.

Pacientët që po kurohen në terapi intensive deri më sot në Itali janë 1672 persona, 9663 të tjerë po kurohen në strukturat spitalore, ndërsa 9268 në kushte shtëpie.

Dita e stome ka shënuar dhe viktimat e para në dy rajonet jugore italiane; 2 viktima në Sardenjë e viktima e parë në Calabria.

LEXO EDHE:  Nuk njeh vendimet e gjykatës/ Shqiptari thyen arrestin shtëpiak

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Bilanc i frikshëm nga koronavirusi në Greqi/ 103 raste të reja vetëm sot

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar  në 331 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Greqi.

Sipas mediave vendase 103 raste të reja janë shënuar vetëm sot, nga të cilët 8 janë në gjendje të rëndë.

Ndërkaq, numri i viktimave, ashtu sicc u raportua dhe më herët, ka arritur në katër. Viktima e sotme ishte një burrë 53-vjeçar që ishte shtruar në spital në Selanik.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme humbën jetën dy pacientë, një 67-vjeçar në Spitalin e Përgjithshëm Zakynthos dhe një 90-vjeçar në Spitalin e Përgjithshëm Ptolemais. Viktima e parë në shtetin fqinj u regjistrua tre ditë më parë./CNA.al

LEXO EDHE:  Kapet me kokainë dhe 30 mijë euro/ Pranga shqiptarit në Itali

LEXO EDHE:  Nuk njeh vendimet e gjykatës/ Shqiptari thyen arrestin shtëpiak

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi/ Gjermania paralajmëron mbylljen e të gjithë kufijve

Publikuar

-

Nga

Gjermania ka paralajmëruar mbylljen e të gjithë kufijve të saj (Francën, Austrinë dhe Zvicrën) duke nisur nga e hëna.

Sipas  gazetës gjermane Bild lëvizja e lirë e mallrave do të vazhdojë, derisa udhëtarët do të jenë në gjendje të kalojnë kufijtë vetëm për të shkuar në punë.

Mbyllja e kufijve nuk shihet vetëm si vendim për t’u stopuar pandemia Covid-19, por edhe për të parandaluar blerjet nga të huajt në marketet gjermane, e cila siç duket po shkaktonte probleme të furnizimit në zonat përreth kufijve.

Sipas shifrave zyrtare në Gjermani deri tani raportohet per  5,426 raste me  koronavirus dhe 11 viktima.

Berlini dhe Këlni vendosën të shtunën të mbyllnin të gjitha baret, klubet, kinematë, teatrot dhe sallat e koncerteve me efekt të menjëhershëm në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

LEXO EDHE:  Kapet me kokainë dhe 30 mijë euro/ Pranga shqiptarit në Itali

LEXO EDHE:  Arrestohen 9 shqiptarë në Itali/ Kishin vjedhur 18 banesa (EMRAT+FOTO+VIDEO)

Kancelarja Angela Merkel u ka kërkuar njerëzve që të zvogëlojnë kontaktin social, përfshirë fëmijët që ndalojnë së vizituari gjyshërit e tyre.

“Të gjithë mund të kontribuojnë me sjelljen e tij ose të saj personale … në mënyrë që shpejtësia me të cilën njerëzit të infektohen të ngadalësohet në mënyrë që sistemi ynë i kujdesit shëndetësor të mos mbingarkohet,” tha ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Italia me dekret të ri/ Mbështetje ekonomike për këdo, nga këstet e kredisë, te qiratë e rimbursimet

Publikuar

-

Nga

Në përpjekje për të parandaluar përhapjen e Covid-19, qeveria italiane vijon me masa drastike. Dekreti i fundit parashikon masa në aspekte të ndryshme, por thelbi qëndron te shtyrja e kësteve të kredive, shtyrja e pagesës së taksave, bllokimi i punës së autoriteteve fiskale, pezullimin e sesionit të diplomimeve, të parashikuar për në qershor, shtyrjen e kolaudimit të makinave, fatura dritash, uji, etj, të riduktuara, rimbursim të biletave të humbura tashmë, si spektakël apo gara sportive, etj, etj.

Një pjesë e rëndësisishme e dekretit i dedikohet sipërmarrjes, dhe pezullimit të pagesave fiskale të parashikuara për muajin mars. Sa i përket familjeve, dekreti parashikon një kupon prej 600 eurosh për prindërit që punojnë dhe të cilët me mbylljen e shkollave apo kopshteve janë të detyruar të rrijnë në shtëpi me fëmijët. Me 600 euro kupon synohet t`i vihet në ndihmë duke punësuar një baby-sitter, shkruan Scan.

Për profesionistët e lirë po vlerësohet mundësia e një rimbursimi mes 500 dhe 600 euro. Për familjet por edhe për sipërmarrjen pritet një moratorium për këstet e kredive, me afat 18-mujor, për shtëpinë e parë. Pritet edhe një mbështetje për ata që nuk paguajnë dot qiranë e shtëpisë. Kolaudimi i makinave do të shtyhet me 3 muaj, ndërkohë që shumë e shumë fonde parashikohen edhe për sektorë të caktuar, kryesisht të ekonomisë

LEXO TE PLOTE