LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama “jep shpresë” për bizneset/ “Do kemi një plan ekonomik, bëni durim!”

15 Mars 2020, 17:28, Politikë CNA
Rama “jep shpresë” për bizneset/ “Do kemi një

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në rrjetet sociale, teksa i jep përgjigje disa nga shqetësimeve të shumta të qytetarëve gjatë këtyre ditëve ku çdo gjë është paralizuar.

Rama premton se do të ketë një plan ekonomik për daljen nga kjo krizë humanitare, por se çdo gjë duhet bërë hap pas hapi.

?Duke ndjekur komentet tuaja u them të gjithë atyre që pyesin për planin ekonomik të daljes nga kjo krizë humanitare që të bëjnë pak durim! na duhen edhe disa ditë, ju lutem durim!

Ju kujtoj tërmetin dhe ju përsëris: t?i bëjmë gjërat hap pas hapi që të mund të shkojmë në destinacion! kini besim se çfarë është në mundësitë e kësaj toke, nuk do të mbetet pa u bërë!

Ndërsa kujt ankohet për gjobat e rënda të aktit normativ i them se gjobat nuk janë për popullin, po për shkelësit e rregullave të kësaj lufte dhe nuk janë për të mbledhur shteti para, po për të mbrojtur popullin nga shkeljet që në këtë situatë lufte kërcënojnë shëndetin e tij!

Sa për një shembull: shkeljet sot kanë qenë afër zeros!

Të vazhdojmë siç e kemi nisur, të bëjmë durim, të mos kërkojmë në një situatë lufte të zgjidhim brenda tre ditësh, të gjtha problemet e pasluftës!” shkruan Rama.

 

Lajmet e fundit nga