Connect with Us

Rama i bëri ftesë publikisht/ Tritan Shehu tregon nëse do t’i bashkohet stafit të shëndetësisë

Politikë

Rama i bëri ftesë publikisht/ Tritan Shehu tregon nëse do t’i bashkohet stafit të shëndetësisë

Publikuar

-

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit Edi Rama për t’iu bashkuar çdo demokrat stafit mjekësor në betejën kundër COVID-19.

Shehu thotë se betimi i Hipokratit ka qenë e është udhërrëfyesi i tij, ndërsa thekson se do të mbajë gjithmonë kontakte me kolegët e tij në detyrë, ndonëse pretendon se qeveria nuk i ka dëgjuar asnjë këshillë.

“Që prej periudhës studentore e deri më sot, pavarësisht detyrës që kam pasur si reanimator – anestezist, drejtues i atij shërbimimi, profesor, si njohës i politikave shëndetsore etj, asnjëherë nuk kam shkëputur lidhjet e bashkëpunimin me kolegët e specialitetit tim, vendas apo të huaj, por mbi të gjitha asnjëherë nuk kam neglizhuar në ndihmën ndaj çdo kujt, që ka pasur nevoja shëndetësore.
Edhe në këtë periudhë prej janarit, kur rreziku që po na afrohej ishte i qartë për mua, dhashë alarmin, fola, shkrova, publikova, kërkova masa urgjente pregatitore në nivelin organizues e mjekues të lidhura me kujdesin parësor, kapacitet laboratorike, karantinizimin modern, domosdoshmërinë e forcimit të sistemeve të urgjencës, klinikave infektive e pa dyshim shërbimeve të Terapisë Intesive, jo thjesht duke kritikuar, por paraqitur dhe alternativa reale.
Fatkeqësisht këto ranë në vesh të shurdhër, disa “papagaj” ironizuan, ndonjë më akuzoi për “panik”, duke humbur mbi dy muaj shumë të çmuara pregatitje në të gjtha hallkat e “luftës” që nga parandalimi, kapacitet klinike e deri te masat mbrojtëse për personelin shëndetësor, i cili është shumë i çmuar jo vetëm për këtë betejë, por që fatkeqësisht në këto vite u la në mizerje, u kërcënua, u diskriminua, për të përfunduar edhe mbas “hekurave”.
Dhe disa pjesëtare të asaj “orkestre”, përgjegjëse për sa po ndodh guxojnë të më drejtojnë mua të tilla pyetje provokuese sot! Unë jam e do jem këtu, në bashkëpunim e kontakte të afërta me kolegët e mi të vijës së para Reanimatoret, me të gjitha dijet e eksperiencën time, jam këtu për të gjithë ata, që duan të marrin mendimet e mia në çështjet e organizimit e politikave shëndetësore, pa asnjë dallim në këto momente të veshtira. Unë jam i bindur që me vullnet, punë, dije, përkushtim e seriozitet kjo betejë mund të fitohet, rëndësi ka me sa me pak humbje”, nënvizon ish-ministri./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Çdo spital privat në shërbim të shtetit”/ Rama jep urdhër: Kush kundërshton 5 mln lekë gjobë

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme ka hyrë në fuqi akti normativ për të vënë në dispozicion të luftës kundër koronavirusit çdo strukturë private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancë dhe personel.

Kryeministri Edi Rama deklaron se kush nuk e zbaton këtë urdhër dënohet deri në 5 milion lekë të vjetra gjobë.

“Në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga covid-19, me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës.

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave do të kontrollojë abuzimet e qeverisë

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Qeveria tallet me arsimtarët

Moszbatimi i këtij urdhëri dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (5 milionë) lekë. Në rast mosbindjeje pas vendosjes së gjobës, struktura përkatëse vendoset forcërisht në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor dhe personeli përkatës është i detyruar të shërbejë nën drejtimin shtetëror të strukturës gjatë gjithë kohëzgjatjes së infeksionit”, shkruan kryeministri në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Merkel thirrje për solidaritet/ Pritet shpallja e gjendjes se jashtëzakonshme, 733 të infektuar në ditë

Publikuar

-

Nga

Qeveria gjermane ndihmon kompanitë me paketë prej 500 miliardë eurosh. Kriza e virusit korona ka një ndikim masiv në shumë kompani. Qeveria gjermane premton shuma të mëdha ndihme si kurrë më parë.

Kancelarja gjermane Angele Merkel u bëri thirrje të shtunën qytetarëve të reduktojnë kontaktet me njëri-tjetrin.

“Është koha kur të gjithë  mund të dëshmojmë sesa mendojmë dhe sa bëjmë edhe për tjetrin“ tha ndër të tjera kancelarja, në mesazhin e saj me video, të shtunën “Këtë mund ta bëjnë të gjithë sepse  disa lidhje këto kohë do të ndërpriten. Për shembull ekspertët  na thonë që gjyshërit të mos takohen me mbesat e nipërit. Sepse duam të sigurojmë që më të rrezikuarit nga ky virus të mos kenë nevojë të shkojnë në spital, e të mos infektohen fare.“ Ajo shtoi:„”Gjithkush mund të nidhmojë me sjelljen e tij që të ngadalësohet  shpejtësia e infektimit e të mos mbingarkohet  sistemi ynë shëndetësor.“

Mbyllen shkollat

Gjermania ende nuk e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mbarë vendin. Por ndërkohë të gjitha landet kanë vendosur gjatë këtyre tri ditëve  t’i mbyllin shkollat duke fillaur nga dita e hënë. Për fëmijët që i kanë prindërit në profesione kritike, si policë, zjarrfikës, infermirë ose forca shpëtimi, do të vihen në dispozicion struktura kujdestarie.

Disa lande kanë vendosur që ta kufizojnë edhe më shumë jetën publike. Kështu, për shembull, Berlini i ndalon aktivitetet me mbi 50 persona, për aktivitete me më pak njerëz organizatorët duhet të mbajnë lista me emrat e pjesëmarrësve. Lokalet duhet t’i vënë tryezat në distancë prej 1,5 metra nga njëra-tjetra. Kurse palestrat dhe pishinat, si edhe klubet, diskotekat, kinematë, do të mbyllen.

Edhe landi I Schleswig Holsteinit dhe Landi i Zarës, ka vendosur t’i mbyllë baret, klubet, muzetë, kinematë, pishinat dhe saunat. Veç kësaj ky land ndalon vizitat nëpër sterhimoret e të moshuarve. Masa të tilla lajmërohen edhe nga Lande të tjera.

500 miliardë euro ndihma 

LEXO EDHE:  Qeveria merr vendimin/ Ja sa rriten pagat për administratën publike

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave do të kontrollojë abuzimet e qeverisë

Ministria Federale e Punës u bëri thirrje të gjithë punëdhënësve që të gjejnë zgjidhje pragmatike me punëmarrësit: Home office, pra punë nga shtëpia,fleksibilitet në orarin e punës, ose t’i dërgojnë punëtorët në pushime, ose në të ashtuquajturën punë të shkurtuar.

500 milardë euro për ekonominë krizën e virusit korona, qeveria federale gjermane dëshiron të ndihmojë kompanitë me programe kredie të pakufizuara. Këtë e thanë të premten në Berlin, Ministri i Financave, Olaf Scholz (SPD), dhe Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier (CDU). Sipas Altmaier, gjysmë trilionë euro mund të vihen në dispozicion nga Banka Shteëtrore, KfW, përmes një kornize garancie të rritur në masë të madhe. Si fillim, qeveria ka vënë në dispozicon të KfW-së 20 miliardë euro. Altmaier theksoi se “asnjë kompani e shëndetshme nuk duhet të falimentojë, e se asnjë vebd punë nuk duhet të humbasë për shkak të virusit korona.”

Scholz tha: “Nuk ka kufi të sipërm të shumës së kredisë që KfW mund të japë”. Altmaier tha se “eshtë koha për të vepruar së bashku”. Scholz theksoi: “Vendi ynë po përballet me një situatë shumë të rëndë”. Një ndjenjë e çuditshme  është e vetëkuptueshme. Sfidat janë të mëdha. Shkëmbimi global i mallrave është ndërprerë, shkollat janë mbyllur, panairet tregtare janë anuluar. “Kjo krizë na prek të gjithë.” Scholz shtoi më tej: “Kjo është arsyeja pse ne nuk po i japim paratë me pikatore, por me derdhje.”. Në fund, kjo do t’i kushtonjë shtetit “dhjetëra miliarda”, shuma e saktë nuk dihet ende.

Sipas intitutit të virologjisë në Berlin, Robert Koch, deri të shtunën në mbrëmje numri i të infektuarve me virusin korona në Gjermani ishte rritur në 3795, pra me 733, në krahasim me një ditë më parë. Tetë persona kanë vdekur si pasojë e virusit. Shumicën e rasteve të infektuara paraqiten në landin Nordrhein Westfalen, që është edhe landi me popullsi më të madhe në Gjermani.  /DW

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha politikë dhe këshilla për COVID-19 nga krevati

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha po përdor çdo mënyrë komunikimi që të përfitojë politikisht dhe ta përdorë situatën e pandemisë për polititikë dhe për të treguar se është një shtetar i vërtetë.

Por edhe kur do të heqë vetullat Luli nxjerr syrtë.

Sot në mëngjes në orën 9, zyra e shtypit të PD shpërndau një deklaratë për mediat me disa pika. Çdo ditë basha shpërndan deklarata me 3 pika.

Por në momentin e shpërndarjes Lulzim Basha ka qenë në shtëpi dhe selia e PD ka qenë bosh, pra deklarata ishte përgatitur një ditë më parë.

Basha njihet si një gjumash i madh dhe shpesh bashkëpunëtorët e tij theksojnë se ai nuk le takime përpara orës 11, pasi fle gjumë dhe në mëngjes bën tualet. Por sot kompania e propagandës është përpjekur të tregojë se Luli zgjohet dhe ka shpërndarë njoftimin e rradhës që në orën 9 megjithëse Luli ishte në gjumë për shtatë palë qejfe.

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave do të kontrollojë abuzimet e qeverisë

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës bën bilancin e 2019/ Humbëm demokracinë, shtetin, ekonominë dhe shqiptarët

Ndodh edhe kështu, këshillat apo politikën mund t’i japësh edhe nga gjumi, kur zgjohesh thua fitore, megjithse s’ke fituar asgjë. Këtë skemë të Bashës demokratët dhe opinioni publik kanë 7 vite që e shohin tani nuk bën më asnjë përshtypje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE