Connect with Us

Pushohet nga puna mjeku qe genjeu per masat mbrojtese ndaj personelit

Sociale

Pushohet nga puna mjeku qe genjeu per masat mbrojtese ndaj personelit

Publikuar

-

Bilanc shqetësues nga Covid-19/ Tre viktima në 24 orë

Nepermjet nje postimi ne rrjetet sociale mjeku Ilir Allkja, njoftoi se nepermjet nje urdhri zyrtar ai eshte pushuar nga puna. Ai denoncoi disa dite me pare masat mbrojtese te mjekeve te urgjences perballe pacienteve me Covid-19. Me pas ai u pergenjeshtrua nga kryeministri Rama.

Allkja shkruan, “Miq sonte më është kërkuar të largohem nga puna pa motivacion!
Kerkova të ma jepnin me shkrim!
Hakmarrje e ulet e Edi Rames dhe e Skender Bratajt ne ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për mjekë !
Sonte po qendroj në punë kundër urdhrit verbal , në shërbim të pacientëve !
Ju dua shumë !”, shkruan Allkja./cna.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Foto/ Rrëshqitje dheu në Librazhd, rrezikohen disa banesa

Publikuar

-

Nga

Foto/ Rrëshqitje dheu në Librazhd, rrezikohen disa banesa

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit, vec përmbytjeve të mëdha kanë shkaktuar dhe reshqitje dhe në shumë zona të vendit.

Në Librazhd, në lagjen e ish-ushtarakut ka pasur rrëshqitje dheu duke bërë që të rrezikohen edhe disa banesa.

Dëmtime ka patur dhe në ujësjellës dhe shtyllat e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  “Turp për kolegët që duartrokasin kryeministrin dhe ministren”/ Mjeku Allkja: Nuk kam shkelur kurrë etikën e punës!

LEXO EDHE:  “Turp për kolegët që duartrokasin kryeministrin dhe ministren”/ Mjeku Allkja: Nuk kam shkelur kurrë etikën e punës!

Aktualisht po punohet për riparimin e defekteve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rëndohet situata në Shkodër/ Uji hyn në banesa, nis evakuimi i banorëve dhe gjësë së gjallë

Publikuar

-

Nga

Rëndohet situata në Shkodër/ Uji hyn në banesa, nis evakuimi i banorëve dhe gjësë së gjallë

Është rënduar situata nga përmbytjet në Shkodër.

Uji ka vërshuar në banesa në Obot të Anës së Malit, ndërsa ka nisur dhe evakuimi i banorëve. Po ashtu, në Darragjat ka nisur evakuimi i gjësë së gjallë.

Kryebashkiakja Voltana Ademi ka parë nga afër situatën ndërsa është shprehur se emergjencë vazhdon të mbetet ushqimi për gjënë e gjallë, ku akoma nuk ka një përgjigje nga Institucioni i Prefektit të Qarkut dhe Ministria e Bujqësisë për kerkesën tonë për furnizim, kerkesë e bërë që me 14 janar 2021.

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë së Shkodrës është e rënduar ditën e sotme. Ka rritje të ndjeshme të sipërfaqes nën ujë dhe parashikohet që në ditët në vijim të ketë rritje të sipërfaqes dhe nivelit të ujit.

Sot uji ka hyrë në dy banesa në Obot të Anës së Malit, familjarët e të cilave janë evakuuar. Po ashtu, në Darragjat ka nisur evakuimi i gjësë së gjallë.

Emergjencë vazhdon të mbetet ushqimi për gjënë e gjallë, ku akoma nuk ka një përgjigje nga Institucioni i Prefektit të Qarkut dhe Ministria e Bujqësisë për kerkesën tonë për furnizim, kerkesë e bërë që me 14 janar 2021.

Në këto kushte, do të veprojmë me fondet e emergjencave civile të Bashkisë së Shkodrës, duke nisur procedurat për sigurimin ushqimit për gjënë e gjallë në një sasi rreth 200 ton koncentrat.

Do të kërkojmë gjendjen e emergjencës civile në nivel lokal për të mundësuar përgjigjen ndaj situatës aktuale, por edhe asaj post- përmbytje.”

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mbillet një pemë në nder të Klodian Rashës/ Përlot i ati: Do jetë i paharruar emri i djalit tim!

Publikuar

-

Nga

Mbillet një pemë në nder të Klodian Rashës/ Përlot i ati: Do jetë i paharruar emri i djalit tim!

Teksa ka kaluar me shumë se një muaj nga vrasja e Klodian Rashës, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe babai i të ndjerit , Qazim Rasha, kanë mbjellë sot një pemë në Tiranë, në nder të 25-vjeçarit të vrarë.

I ati i Klodianit dha një mesazh për qytetarët, ku u shpreh se duhet të ‘mbjellim lule’  dhe jo ti dëmtojmë ato.

Falënderoj nga zemra, që nga dita e parë deri në ditën e 50 të sotmet, të gjithë ata që na kanë nderuar. Falënderoj kryetarin e Bashkisë që bëri të mundur që dhimbja ime të përgjysmohet. Tirana është shpirti jonë, është zemra jonë, është krenaria jonë dhe kjo duhet mbajtur me ballin lart. Ta mbjellim një lule, jo ta dëmtojmë atë. Veprime të tilla i shërbejnë brezave. Do të jetë i paharruar emri i djalit tim, por edhe djali juaj do të krenohet nesër”, tha Qazim Rasha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE