Connect with Us

PD sulmon Ramën për qarkullimin e makinave/ Ultimatum qeverisë: 14 ditë karantinë e plotë

Politikë

PD sulmon Ramën për qarkullimin e makinave/ Ultimatum qeverisë: 14 ditë karantinë e plotë

Publikuar

-

Partia Demokratike ka reaguar ashpër lidhur me masat e rrepta të qeverisë për qarkullimin e makinave. PD pretendon se kjo masë nuk i shërben këtij qëllimi dhe se tregon paaftësinë e qeverisë në menaxhimin e situatës.

Sipas tyre, lejimi i lëvizjes së automjeteve në mëngjes dhe 1 orë pasdite zgjidh vetëm lëvizjen me makinë të drejtorëve të Edi Ramës.

“Koronavirusi nuk infekton part time, sipas orareve që cakton nga shtëpia Edi Rama. Ose ka, ose nuk ka karantinë. Ose lejohet lëvizja për punë në oraret individuale të punës, ose nuk lejohet! Vendimet gjysmake janë si të vërtetat gjysmake, dëmtojnë më shumë. Partia Demokratike vlerëson se për shkak të situatës së krijuar, karantina totale, për një periudhë 14 ditore fillimisht, është një zgjidhje që ndihmon në mospërhapjen e gjerë të virusit dhe për të vlerësuar përmasat e përhapjes së tij nga ekspertët.

Në kushtet kur qeveria nuk përmbush detyrimin ligjor që të dezinfektojë rrugët, parqet apo pallatet, qytetarët duhet të qendrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur. Kjo masë duhet të shoqërohet menjëherë me miratimin nga qeveria të paketës së masave për pasojat social-ekonomike të krizës”, deklaron PD.

LEXO EDHE:  PD: Rama s’ka plan të ndalë eksodin, të largohet

Demokratët kërkojnë që shteti duhet të rimbursojë të plotë pagën e qytetarëve që janë mbyllur nëpër banesa.

“Në vend që të bëjë mjekun, sanitarin, policin apo ushtarin, Edi Rama duhet të bëjë tani Kryeministrin! Të miratojë paketën social ekonomike, që përfshin, ndër të tjera:

1. Riimbursimin e bizneseve

2. Rimbursimin e pagës së punonjësve

3. Ndihmën për të papunët dhe familjet në nevojë

Jeta e shqiptarëve nuk ka çmim!”, nënvizon PD./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ekskluzive/ Dosja Top-Channel, përfundon në ambasadën Amerikane

Publikuar

-

Nga

Dhjetra procese gjyqësore, qindra të larguar nga puna, përplasje aksionerësh, largime të themeluesve, ortakëri me kompanitë e inceneratorëve tek Lori Kafe, dhe shumë skandale të tjera janë faktet e publikuara kohë pas kohe për Vjollca Hoxhën, aksioneren e Top Channel, e cila prej më shumë se dy vjetësh në krye të televizionit ka emëruar politikanin e dështuar që se votoi as lagja e tij Ben Blushi.

CNA.al ka mësuar së fundi se dosja e proceseve gjyqësore dhe përplasjeve për aksonet e Top Channel ka përfunduar në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë.

Një kopje e plotë e të gjitha skandaleve që kanë ndjekur këtë process është dorëzuar tek ambasadorja Yuri Kim.

Gjyqet e filluara nga Vjollca Hoxha, për mos njohjen e aksioneve të shumicës prej 60% që mbaheshin nga Albert Sino dhe Aurel Baci, paditë në prokurori, spektaklet në spoces, vendimet, përplasjet, deri të ccdo abuzim dhe shkelje ligjore në process janë ccuar tek Ambasada e SHBA-ve.

LEXO EDHE:  Inkriminimi i qeverisë/ Zbardhet strategjia e PD-së për ta rrëzuar

LEXO EDHE:  EKSKLUZIVE - 'Kaubojsi' ikën nga Rama/Në krye të Partisë së Emigrantëve

Kjo dosje më e plotë, pas vendimit të Gjykatës të Apelit Tiranë dhe dërgimit të saj në Gjykatën e Lartë, është e dyta që dërgohet në këtë ambasadë. Materiali i përgatitur nga një grup juristësh është i detajuar dhe prek çdo hap të procesit, ndërhyrjet, dhe pretendimet për një proces të manipuluar dhe vendim korruptiv të gjykatës.

CNA.al ka siguruar dosjen e plotë do ta publikojë të plotë materialin që është dorëzuar ambasadores Yuri Kim./CNA.al

Si do të zgjidhen gjyqet e Top Channel në Gjykatën e Lartë?!

Top Channel dhe Vjollca Hoxha shantazh gjyqtarëve

Dështimi i Reformës në Drejtësi/ Si gjyqtarë pa vetting do të kapin Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuesen

Baxhanaku i Ben Blushit anëtar i Gjykatës së Lartë

Dorëheqje dhe shkarkime në Digitalb/ Vjollca Hoxha në “luftë” me aksionerët, gati për betejën e madhe me Aleksandër Frangajn

Dosja “Top Channel”/ Skandalet nga aksionet tek gjyqet dhe shantazhet

LEXO TE PLOTE

Politikë

Braçe këshillon si të kalojmë kohën/ “Mos u puthni nga tre herë në faqe, e di që është e vështirë”

Publikuar

-

Nga

Zv.kryeministri Erion Braçe ka dhënë disa këshilla se si mund të kalosh kohën në shtëpi, në këto ditë të vështira për të gjithë shqiptarët.

Braçe ka publikuar një video të bërë virale në rrjetet sociale, ku shfaqet futbollisti Cristiano Ronaldo, i cili improvizon sikur është duke takuar tifozët para ndeshjes me Interin.

Braçe i kujton qytetarëve të mbajnë distancë, të mos takojnë njeri, të lajnë duart, të mos përqafohen dhe të mos puthen nga tre herë në faqe.

“Rrezikoni veten, tjetrin, familjen e komunitetin ku jetoni!
E di që është e vështirë të ndryshoni zakonet tona 200 vjeçare,
por duhet bërë dhe duhet bërë tani! Improvizoni si në video nëse s’u rrihet pa takuar njerëz;
Mbani distancë si në foto nga cilido tjetër;
Rrini në shtëpi, jeni fare të sigurt aty!”, shkruan zv.kryeministri ndër të tjera krahas videos./ CNA.al

 

View this post on Instagram

 

MIREMENGJES! ESHTE DITE E GJATE PERSERI; MOS HARRONI: MBANI DISTANCE NGA CILIDO QE KENI PERBALLE! MOS TAKONI DUART, MOS U PERQAFONI, MOS U PUTHNI NGA TRE HERE NE FAQE! Rrezikoni veten, tjetrin, familjen e komunitetin ku jetoni! E di qe eshte e veshtire te ndryshoni zakonet tona 200 vjecare, por duhet bere dhe duhet bere tani! Improvizoni si ne video nese su rrihet pa takuar njerez; Mbani distance si ne foto nga cilido tjeter; Rrini ne shtepi, jeni fare te sigurt aty!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto – Indianët “kurë” të veçantë/ Pijnë urinë lope për të luftuar koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Shumë prej nesh e dinë që indianët e cilësojnë lopën si të shenjtë dhe kush qëllon një lopë dënohet me ligj.

Shtetasit indianë mendojnë se urina e lopës do t’i shërojë ato nga koronavirusi i ri, i cili ka marrë mijëra jetë njerëzish dhe po përhapet me shpejtësi të frikshme.

Anëtarët e një grupi fetar të partisë së kryeministrit Narendra Modi u mblodhën së bashku në Dehli dhe pinë urinë lope, duke besuar se koronavirusi nuk do t’i prekë.

Ata thanë se urina e lopës ndihmon në trajtimin e kancerit dhe do ta përdorin edhe si kurë për koronavirusin e ri.

LEXO EDHE:  Krimi shtetëror i përgjimit, Edi Rama nën akuzë

LEXO EDHE:  Mosbindja civile/ Deputetja e LSI zbulon skenarin e radhës së opozitës

Kujtojmë se deri më tani COVID-19 ka infektuar 84 persona dhe i ka marrë jetën dy të tjerëve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE