Connect with Us

Një firmë mund të nxjerrë teste për COVID-19/ Trump dhe Gjermania “në luftë” për ta blerë

Bota

Një firmë mund të nxjerrë teste për COVID-19/ Trump dhe Gjermania “në luftë” për ta blerë

Publikuar

-

Presidenti i SHBA, Donald Trump po i ofron shuma të mëdha parash shkencëtarëve gjermanë që po punojnë për një vaksinë kundër virusit Corona. Ai dëshiron të ketë të drejta të drejta ekskluzive për punën e tyre, raporton gazeta gjermane Welt am Sonntag.

Një burim qeveritar gjerman i tha gazetës se Trumpi po bën gjithçka që ka në dorë për ta siguruar vaksinën “vetëm për SHBA”.

Por një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë në Gjermani i tha gazetës Die Welt se qeveria gjermane mendon ndryshe. “Qeveria gjermane është shumë e interesuar që zhvillimi i vaksinave dhe trajtimeve kundër virusit të ri Corona të bëhet në Gjermani dhe në Evropë”. Edhe qeveria gjermane po i ofron firmës përparësi financiare.

Firma CureVac, e vendosur në jug të Gjermanië po bën kërkime për disa vaksina të mundshme, dhe dy prototipe do të zgjidhen për test. Bashkëthemeluesi i CureVac dhe shefi i sektorit të prodhimit Florian von der Mülbe i tha Reutersit se kompania shpreson ta ketë një vaksinë eksperimentale në qershor ose korrik. Pas kësaj do të merret aprovimi për ta testuar atë tek njerëzit.

LEXO EDHE:  Aktorja e serialit të famshëm infektohet nga Covid-19/ Testohet i gjithë stafi

Dy javë më parë, shefi i atëhershëm i bordit i CureVac, Daniel Menichella u takuan në Shtëpinë e Bardhë me Trumpin dhe me stafin e tij. Nëntë ditë pas takimit, më 11 mars, firma CureTec e largoi Menichellan nga posti dhe e zëvendësoi me themeluesin e kompanisë Ingmar Hoerr./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Pesë të arrestuar në Mal të Zi, mes tyre kryetari i Komunës së Ulqinit

Publikuar

-

Nga

Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe katër punonjës të tjerë të administratës.

Bëhet me dije se kryekomunari i Ulqinit po hetohet për punësime partiake. Arrestimet janë ekzekutuar me urdhër Prokurorisë Themelore të Shtetit (ODT) në Ulqin.

Përveç Nrekiq, u arrestuan gjithashtu Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal (OO) të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Ulqin; Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.

LEXO EDHE:  BE hap zyrtarisht kufijtë e jashtëm/ Në listë nuk bën pjesë Shqipëria

LEXO EDHE:  Si është dita e Donald Trump/ Kur zgjohet dhe sulmet e forta

Mësohet se ata u arrestuan nën dyshimin e punësimeve partiake./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermania reagon ashpër: Të lirohet menjëherë Aleksej Nawalny

Publikuar

-

Nga

Arrestimi i kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalny pas mbërritjes në Moskë të dielën, shkaktoi reagime ndërkombëtare. Edhe Gjermania reagon ashpër dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të opozitarit rus.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka kërkuar të hënën (18.01) lirimin e menjëhershëm të kritikut rus, Aleksej Navalny. Rusia duhet të respektojë kushtetutën e saj dhe është e lidhur përmes detyrimeve ndërkombëtare me parimin e ligjshmërisë dhe ruajtjen e të drejtave qytetare. “Këto parime duhet sigurisht të zbatohen edhe në drejtim të Aleksej Navalnyt. Ai duhet të lirohet pa vonesë.”

Navalny pas shërimit është kthyer vetë dhe me vetëdije nga Gjermania në Rusi. “Që ai arrestohet nga autoritetet ruse menjëherë pas mbërritjes së tij është tërësisht e pakuptueshme”, ka theksuar Maas. Më tej ministri i Jashtëm gjerman, ka theksuar se “Navalny është viktimë e një atentati të rëndë me helm në tokën ruse”. Qeveria gjermane pret për më tej që “Rusia të bëjë gjithçka, për të zbardhur tërësisht këtë atentat dhe të nxjerrë para përgjegjësisë autorët e tij.”

Rasti Navalny solli tensionim të marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Rusisë vitin e kaluar. Qeveria gjermane dhe vende të tjera perëndimore bëjnë fjalë për një përpjekje për vrasje, gjatë së cilës Navalny u helmua me një lëndë luftarake helmuese të njohur si Novitçok. Qeveria në Moskë hedh poshtë çdo lloj përzierjeje në rastin e helmimit të Navalnyt.

LEXO EDHE:  BE hap zyrtarisht kufijtë e jashtëm/ Në listë nuk bën pjesë Shqipëria

LEXO EDHE:  Si është dita e Donald Trump/ Kur zgjohet dhe sulmet e forta

Gazeta amerikane “New York Times” shkruan mbi arrestimin e Navalnyt të hënën, se “represioni është e vetmja rrugë që njeh Putini. Por ai është duke kuptuar, se në epokën e mediave sociale, çdo arrestim për shkak të akuzave të shpikura vetëm i shton përkrahësit e zotit Navalny dhe forcon akuzat e tij (Navalnyt) kundër korrupsionit të pushtetmbajtësve rusë (…).

Të dielën (17.01), Navalny pak pas mbërritjes me avion në Moskë u arrestua. 44 vjeçari ishte që nga gushti në Gjermani, ku ai erdhi pas helmimit dhe qëndroi për rehabilitim pas daljes nga spotali. Autoritetet ruse kishin bërë të ditur më parë arrestimin e tij duke iu referuar një procedure penale kundër tij. Navalny kërcënohet nga tre vite burg në Rusi./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Kryeministri grek merr dozën e dytë të vaksinës anti Covid

Publikuar

-

Nga

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti Covid, mëngjesin e kësaj të hëne.

Pas pak pritet që dozën e dytë do ta marrë edhe Presidentja e Republikës, Katerina Sakellaropoulou në spitalin “Evangelismos”.  Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve për momentin në Greqi ka arritur në 80,000.

Sipas mediave greke, në ditën e parë të vaksinimit të popullatës së përgjithshme, janë caktuar 3,777 të moshuar për t’u vaksinuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE