LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nishani "ia numron një më një" Ramës/ "Nuk qeveriset nga shtëpia por nga fusha e betejës"

15 Mars 2020, 12:56, Politikë CNA
Nishani "ia numron një më një" Ramës/ "Nuk

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar me tone të ashpra për situatën në të cilën ndodhet vendi dhe për kjëtë fajëson qeverinë.

Nishani thotë se është socialistët kanë demostruar paaftësi totale, papërgjegjshmëri, papregatitje, dhunë dhe karagjozllëqe edhe në situatën emergjente të rradhës mbi Shqipërinë.

Ish-Kreu i Shtetit thotë se detyra e Qeverisë nuk është vetëm forca dhe penalizimi por edhe lehtësimi dhe shërbimi.

“Çdo masë dhe urdhër i dhënë duhet shoqëruar paralelisht me ndihmesë, lehtësime, shërbime ekstra në mënyrë që strategjia e mbrojtjes të funksjonojë. Sakrifica nuk mund të jetë vetëm e qytetarit por më e para, më e madhja e shtetit dhe qeverisë. Qeveritari nuk mund të qeverisë nga shtëpia por nga fusha e betejës (meqë rilindasi na thotë se kemi hyrë në luftë).

Është shumë e lehtë të urdhërosh qytetarin të mbyllet në shtëpi, por qeveria ka detyrën të dezinfektojë çdo ditë rrugët dhe ambjentet publike. Këtë rilindasi nuk e bën dot! Eshtë shumë e lehtë të urdhërosh mjekët, infermjerët dhe studentët e mjekësisë, të shërbejnë 24/24, por qeveria duhet të ofrojë shërbime ekstra për familjet e tyre. Këtë rilindasi nuk e bën dot!

Eshtë shumë e thjeshtë të kërcënosh, dhunosh e shkarkosh mjekët kurajoz e me integritet, por t?u japësh atyre maska mbrojtëse të skaduara është kriminale. Kjo është vepra e rilindasit ! Eshtë e thjeshtë të urdhërosh karantinë masive të popullatës, por qeveria duhet të ofrojë shërbim ambulator lëvizës 24/24 për të gjithë të moshuarit mbartës të sëmundjeve kronike. Këtë rilindasi nuk e bën dot!”, shkruan ish-presidenti në rrjetet sociale.

“Është e thjeshtë të sekuestrosh me urdhër qeverie, spitalet private, por qeveria duhet të miratojë dhe deklarojë buxhetin financiar të pagesës për pronën private. Kultura fashistoide nuk e përfillë këtë! Krekosja nga maja e ?plehut? të paaftësisë nuk është qeverisje, karagjozllëku virtual me kamera personale e ka emrin rilindas! Shqiptarët do të zbatojnë me përgjegjësi maksimale këshillat e mjekëve dinjitoz e me integritet dhe protokollet e këtij rasti të mbrapshtë. Jeta dhe shëndeti i seicilit prej tyre është shumë i çmuar edhe për të ringritur Shqipërinë, pas kësaj”, nënvizon më tej Nishani./ CNA.al

Lajmet e fundit nga