Connect with Us

Nga Klodian Tomorri/ Koha për bazooken fiskale

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Koha për bazooken fiskale

Publikuar

-

Krizat e shendetit publik jane betejat me te veshtira, me te cilat mund te perballet nje komb. Piesa me e keqe e tyre eshte se duhet te luftosh ne dy fronte. Se pari te shpetosh jetet e njerezve dhe se dyti te shpetosh ekonomine. Nese lufton vetem ne nje front, lufta eshte e humbur.

Me gjasa masat e distancimit social do te zgjasin me jave e ndoshta dhe muaj. Por teksa qeveria imponon karantinen, aktiviteti ekonomik kontraktohet me shpejtesi. Mbyllja e detyruar e bizneseve do te lere pa pune me mijera qytetare duke i vendosur familjet e tyre ne veshtiresi kritike per te siguruar nevojat baze. Te shpetosh njerezit nga virusi, per t’ja dorezuar urise ke firmosur deshtimin e luftes. Qytetaret do te thyejne karantinen dhe kriza shendetesore do te thellohet.

Ne kohe krizash te renda buxhetet kalojne automatikisht ne cikel ekspansioni. Te ardhurat bien per shkak te rrudhjes se aktivitetit ekonomik, ndersa shpenzimet rriten per te adresuar emergjencen. Ne gjuhen teknike fenomeni perkufizohet me termin e stabilizatoreve automatike.

Nuk eshte rastesi qe ne cdo vend te prekur nga epidemia, qeverite jane duke ndermarre masa agresive ekonomike. Kur ne loje eshte jeta e njerezve, deficitet, borxhi dhe disiplina fiskale nuk kane me kuptim. Eshte koha per bazukat fiskale. Dhe ato duhet te jene mjaftueshem te medha.

Nga Italia, ne Gjermani, France, Spanje dhe kudo, qeverite kane miratuar paketa emergjente fiskale te cilat luhaten nga 1 deri ne 1.3 per qind e Prodhimit Kombetar. Ne terma absolut, ne Shqiperi kjo do te perkthehej ne nje pakete financimesh rreth 100-150 milione euro.

Nje pjese e tyre, rreth 30 deri ne 40 per qind, duhet te shkojne urgjentisht per rritjen e kapaciteve te sistemit shendetesor. Qeveria duhet te rrise numrin e shtreterve ne spitalet publike, ate te respiratoreeve si dhe te pajise mjeket me mjetet e nevojshme per t’i bere balle fluksit te pritshem te pacienteve. Dhe kjo duhet bere tani, pasi shume vende jane duke ndaluar totalisht eksportet, vecanerisht ato te pajisjeve shendetesore.

Pjesa tjeter duhet destinuar per te zbutur efektet ekonomike dhe sociale te karantines. Kjo mund te behet me masa si ne krahun e te ardhurave permes lehtesimit te detyrimeve tatimore apo pagesave per sherbimet publike ashtu dhe ne ate te shpenzimeve permes transfertave cash.

Ne Itali, qeveria miratoi cek 1500 euro per cdo familje te prekur nga karantina. Qeveria austrialiane do te jape 750 dollare per 6 milione njerez dhe SHBA-te gjithashtu jane duke konsideruar masa te ngjashme.

LEXO EDHE:  Merret vendimi/ Banka e Shqipërisë shtyn për 3 muaj pagesat e kredive

Nje pakete prej 50 milione euro do te ishte e mjaftueshme per te adresuar pasojat sociale per njerezit qe humbasin pune. Nga ana tjeter bizneset duhet te mbajne nje pjese te barres duke i detyruar te akordojne lejet vjetore pergjate kesaj kohe si dhe te paguajne nje pjese shtese nese karantina zgjat.

Per bizneset e mbyllura perkohesisht qe rrezikojne te falimentojne pergjithmone, qeveria mund te shohe opsionin e shtyrjes se detyrimeve si kredive te buta sipas modelit gjerman apo ndihmes se drejteperdreje Financiare. Keto jane masa qe duhen marre pa asnje hezitim. E vetmja dileme mbetet ajo e shkallezimit ne kohe. Nese qeveria ka likuditet te mjaftueshem per te perballuar shpenzimet emergjente stimuli mund te njoftohet pas emetimit te eurobondit. Por nese parate nuk mjaftojne, atehere duhet te behet tani. Por e gjithe paketa duhet te kete integritet. Dhe kjo rikthen serish debatin e koncesioneve.

Buxheti ka paguar 8 milione euro per analiza te pakryera tek kompania koncesionare e Check Upit. Ne buxhetin e ketij viti, qeveria ka parashikuar te paguaje 7 milione euro te tjera per kete koncesion. Keto para duhet te devijohen urgjentisht ne funksion te luftes kunder epidemise.

Nje tjeter kontrate, e cila mund te pezullohet perkohesisht eshte ajo e laboratoreve. Buxheti i shtetit paguan 11 milione euro ne vit per koncesionarin e laboratoreve ne spitalet publike. Tashme qe vendi eshte ne krize epidemie dhe koncesioni i laboratoreve nuk i sherbeu askujt, gjysma e ketyre fondeve mund dhe duhet te devijohen per te siguruar kitet e nevojshme per analizat koronavirusit.

Te dy keto masa plotesisht te realizueshme do t’i jepnin buxhetit te shtetit 13 milione euro fonde per te perballuar shpenzimet e emergjences per te siguruar kitet e analizave apo mjetet e nevojshme per te mbrojtur mjeket. Pjesa tjeter e paketes do duhej te financohet permes rritjes se borxhit.

Deficitet kane kuptim ne kohe normale. Por kur njerezve u rrezikohet jeta, atehere parametrat e borxhit kalojne ne plan dytesor. Fondi Monetar, gardiani me i eger i kufijve te borxhit, ne deklaraten e fundit per Shqiperine i kerkoi qeverise te plotesoje urgjentisht te gjitha burimet e nevojshme per sherbimin shendetesor duke lene te kuptohej se nuk do te kundershtonte nje rritje te borxhit, nese do te ishte e nevojshme. Indirekt ky mesazh do te thote: Shpetoni njerezit dhe ekonomine. Borxhi vjen me pas.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Tanush Çaushi/ Koronavirusi, risku dhe trajtimi i bluzave të bardha

Publikuar

-

Nga

Tashmë që epidemia botërore përfshiu edhe Shqipërinë, po del gjithmonë e më shumë në dukje fakti që ne nuk e kemi kulturën per llogaritjen e riskut dhe menaxhimin e tij. Fatkeqësisht as qeveria shqiptare nuk e ka idenë e këtij sistemi.

Risku nuk llogaritet, si rezultat masat nuk merren dhe pasoja është se nuk menaxhohet mirë situata dhe masat që merren detyrimisht do jenë ekstreme dhe drastike. Por, këto masa që janë marrë tashmë mbeten zgjidhja e vetme në kushtet kur nuk llogaritet dhe menaxhohet siç duhet Risku. Dhe pasojat mesa duket do jenë të mëdha si në ekonomi ashtu edhe sociale.

Nuk respektojme as fjalët e urta të popullit, as përrallat dhe legjendat që të paktën të jemi të kujdesshëm ndaj së keqes. Nuk pyesim fare për të keqen! Çudi e madhe!

Jo sot, por në ç’do kohë njerëzimi është i kërcënuar nga elementë të shumtë të mosekzistencës.
Risqet vijnë nga fatkeqësi të ndryshme si ato natyrore, teknologjike, bakteorologjike, klimaterike, gjeoteknike e plot të tjera.

Atëherë lind pyetja: si do të zhvillohemi pa vlerësuar risqet? Do t’i injorojme ato ndërsa parashikimet botërore shënjojnë rritjen e risqeve dhe fatkeqësive natyrore?
Sapo kalojmë një kërcënim, ne vazhdojmë sikur s’ka ndodhur asgjë duke vrapuar pas zhvillimit të pakontrolluar dhe situatave të pasigurta a më ndryshe rrumpallë.

A e dini të dashur lexues se ky lloj zhvillimi kuturu u krijon mundësi reale rreziqeve që na sulmojnë nga çdo drejtim qē nga ajri deri tek teknologjia?

Pra, me patjetër duhet të ngrejmë një sistem rigoroz të llogaritjes dhe menaxhimit të risqeve në mënyrë që tu paraprijmë situatave.
Ta vlerësojmë situatën, të planifikojmë masat, të marrim masat në kohën e duhur dhe me një buxhet të caktuar dhe ta menaxhojmë atë që quhet rrezik ose ndryshe risk. A kemi kryer një vlerësim konkretisht për Koronavirusin?
Nuk ekziston për publikun një dokument i tillë. Për të mos folur edhe për mungesën e transparencës.

Le të vijmë tek situata aktuale mbase duke ndërtuar edhe një dialog:
– A ishte kjo situatë e pashmangshme për Italinë dhe për Shqipërinë?
– Sigurisht, objektivisht s’mund të shmangej. Fatkeqësitë natyrore dhe epidemitë janë të pashmangshme.
– Atëherë, u dashkan ngitur duart përpjetë para së keqes?
– Domosdo që jo, por problemi kryesor është minimizimi i pasojave që ato sjellin.
Në radhë të parë numri i viktimave dhe pastaj pasojat sociale dhe ekonomike.
– Gjithsa thuhen për vonesën dhe indiferencën shtetërore janë fjalë në erê?
– Në njërën anë duhet pranuar se nuk mund të presim nga Shqipëria të jetë Itali apo Gjermani, por në kushtet që jemi masat drastike duhet të ishin
marrë shumë kohë përpara se të na trokiste e keqja në derë.
– Pse nuk ndodhi kjo kur ç’ka bëhet sot mund të bëhej dje?
– E thjeshtë, do të ishte bërë nëse tek ne do të dëgjoheshin më shumë ekspertët sesa politikanët dhe opinionistët zhurmëshumë. Nëse do të ndodhte kështu, sot situata do të ishte ndryshe edhe në Shqipërinë tonë të pasur që qeveritë e mbajnë të varfër.
Për çudinë e madhe kjo neglizhencë dhe pakujdesi vazhdon edhe pse jemi në një situatë kritike. Tashmë vazhdon gabimi me mbrojtësit kryesorë,
infiermierët dhe mjekët.
Sipas Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë qeverisë shqiptare i është kërkuar para më shumë se një muaji që të trajnonte staf të veçantë për këtë virus.
– Po tani çfarë po bëhet konkretisht?
– I është kërkuar gjithë personelit të Spitalit Infektiv në QSUT të jetë në shërbim pamvarësisht disiplinës. Ata që futen dhe u shërbejnë të prekurve me Koronavirus, pasi lënë punën, duhet të kthehen so në kohë normalet në shtëpi.
Eh, prapë ndryshe tek ne! E gjithë bota personelin që u shërben të prekurve e mbajnë në karantinë bashkë me pacientët deri në shërim të plotë të tyre. Personeli nuk del nga aty dhe pasi kalon kjo situatë pa ju nënshtruar kontrolleve dhe analizave që të jenë të gjithë negativ sepse kështu bëhen burim infeksioni dhe për të tjerë dhe për familjarët e tyre.
Çfarë emri ka kjo, e ndihnon apo e zhvillon virusin vdekje prurës?

LEXO EDHE:  Zbuloi i pari koronavirusin/ Humb jetën mjeku kinez

LEXO EDHE:  Një anketë, një parashikim dhe dy raporte/ Nga Klodian Tomorri

Nëse Shoqata e Infiermierëve Shqiptarë i ka kërkuar qeverisë shqiptare prej kohësh ndryshimin e kushteve të punës për personelin mjekësor në mënyrë që të mos kishte emigrim masiv, asnjë masë nuk u mor në këtë drejtim.
Tani që ky personel na duhet më shumë se kurrë bëhen thirrje për vullnetarë dhe studentë.

Kaq e thjeshtë qenka kjo puna e trajtimit të virusit apo kërkon një trajnim të veçantë? Si mund ta kryejë këtë mision një student dhe një person pa eksperiencë? Nuk është më mire të kerkojmë ndihmë nga jashtë? Ky lloj veprimi e shton epideminë më shumë.
Sipas Shoqatës së Infermierëve Shqiptarë dhe infermieres N.GJ, në lidhje me kushtet e punës aktuale të punës mund të themi si më poshtë:
E dini ju që një infermier i kujdesit parësor në zonat rurale sipas edhe infermieres N.GJ:
– punon nga ora 08:00-13:40 dhe një orar pasdite 18:00-19:00. Po oraret e tjera si mbulohen?
– punon pa mjek dhe të gjitha urgjencat i përballon e vetme pa mjek. Çfare kualifikimi ka infermieri të perballojë situata komplekse?
– shumica nuk kanë as ujë ,as tualet por vetem një dhomë 2-3 metra katror. Në këto kushte mund të punohet?
– sigurisht në këtë kohë pandemie maskat dorezat dezifiktantët i sigurojnë vetë (nga qendra shëndetësore e një zone periferike u morën vetëm 5 maska kirurgjikale) sipas infermieres.
Kaq duhen për të përballuar virusin dhe funksionimin normal të punës? Nëse Infermieri flet për maska rrezikon largimin nga puna. A do i plotësojmë kushtet këtij stafi të kryejë punën e vet? Apo do i mbyllim gojën duke e kërcënuar me vendin e punës?
– rroga është vetëm 35 mijë lekë të reja. A ju duket kjo rrogë normale për këtë lloj misioni?
– puna e tyre mund të jetë kilometra larg ,ato shkojnë në këmbë sepse rruga për automjetet shpesh nuk ka.
– nëse janë sëmurë çfarë do lloj moshe të jenë do të telefonojnë infermieren në çfarë dolloj ore sepse ambulanca nuk mund të shkojë tek pacienti.
– Puna si infermiere në kujdesin parësor kryesisht infermiere në ambulanca është shumë e vështirë por askush s’e vlerëson. Kur do ta vlerësojmë kur të ikin të gjithë në emigrim?
Për ta përmbyllur me konkluzionin, të dashur lexues:
Një sistem për vlerësimin e riskut, planifikimin dhe buxhetimin e masave që duhet të merren dhe menazhimin e tij duhet të krijohet sa më parë. Dhe mbi të gjitha transparent.
Bluzat e bardha duhet të kenë një trajtim të veçantë për vetë natyrën specifike të punës së tyre dhe frenimit të emigrimit masiv. Në situatën ku jemi duhet investuar urgjentisht ne përmirësimin e kushteve në punë dhe të rritjes së masave të sigurisë. Veçanërisht tani që edhe popullsia e Shqipërisë po plaket.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Armir Shkurti/ Pushteti, Edi dhe terrori i COVID-19

Publikuar

-

Nga

Në 2004 Sekretari i Përgjithshëm i OKB- së Kofi Anan e ka përshkruar terrorizmin si akt ” me qëllim shkaktimin e vdekjes apo dëmtimeve trupore ndaj civilëve me synim frikësimin e popullatës ose shtrëngimin e një qeverie a organizate ndërkombëtare për të bërë a hequr dorë nga ndonjë veprim”. Ende nuk ka një formulim të prerë për këtë krim në fakt. Sidoqoftë qëllimi është politik dhe mjeti për ta arritur është frika dhe paniku në popullatë.

Për fat të keq globi sot po jeton një skenar identik me atë të një sulmi të këtij lloji. Niveli i frikës, panikut dhe pasigurisë është si kurrë më parë, i përbotshëm. Terroristë nuk ka (edhe pse kjo situatë u ka dhënë liri të plotë teorive konspiracioniste nga më të habitshmet) por ka terror. Ajo sjellje është. Krahas vdekjes që na vërtitet si ruleta ruse vuajtjeve nga polmoniti, jeta tani është karantinë, qepena ulur, policë, ushtarë, sirena, postblloqe, urdhëresa, gjoba, ndëshkime…

Kryeministri ka marrë përsipër të na shpëtojë jetën, pa na thënë si do ta vazhdojmë atë pa punë e pa para. Por sidoqoftë, kohë të jashtëzakonshme masa të jashtëzakonshme….

….nëse këto kohë e masa nuk do ti përdorte për politikat e tij!

A mundet në këtë emergjencë botërore të heqësh nga vija e parë e frontit mjekun që përballet drejtpërdrejt me epideminë? Mjeku i urgjencës së QSUT, Ilir Allkja njoftoi mbrëmë se i kanë komunikuar largimin nga puna. Pa motivacion! …Por që në të vërtetë ka goxha motiv: Më 11 mars ky mjek deklaroi se eprorët i kanë çuar si cjapi te kasapi nëpër të dyshuar me covid-19, pa u thënë paraprakisht se për çfarë bëhej fjalë. Kjo e trazoi Ramën, i cili nuk ia përtoi të dalë në ekran me fotot e facebookut të mjekut që pozonte me dy gishtat lart. Dhe mbrëmë mjekun e kanë shkarkuar!

LEXO EDHE:  Masat për koronavirusin/ Pezullohet puna në fasoneri dhe call centera

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Shakaja pa kripë me naftën e Ballshit

Dje “qendra” njoftoi se do të mobilizohen studentë dhe mjekë në pension. Sepse në gjithë botën në fakt ky është problemi: mungesa e personelit për të përballuar shpërthimin masiv të sëmundjes. Sistemi ynë e shkarkon mjekun e vijës së parë në kulm të betejës? Për motive politike – siç deklaron vetë Allkja.

Vetë kryeministri këtë situatë e ka quajtur “luftë” dhe virusin “armik”. Por dje “gjenerali” ka hequr nga fronti një “oficer artilerie”, ndërkohë që në “front” mungojnë qindra forca të dobishme, mjekë, infermierë, laborantë që sot punojnë kryesisht në Gjermani. Mes ndëshkimit të një kundërshtari apo bashkëpunimit në emër të jetës së njerëzve, kryeministri zgjedh të parën. Në kushtet e terrorit nga pandemia le të mësojnë shqiptarët se, sado i doboshëm për vendin të jeshë, nëse nuk je ushtar i Edit je i mbaruar! Kur në kushtet e terrorit dhe panikut jep mesazhin se “kushdoqofsh, në je kundër meje do ikësh ti!” s’është tjetër veç përdorim i kësaj gjendjeje për politikë. Për të forcuar pushtetin personal dhe mbytur , me çdo çmim, çdo zë kundër.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Spartak Ngjela/ Politika e lartë shqiptare dhe epidemia e koronavirusit në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

ngjela analize

Tani u kuptua qartë se politika e lartë në Shqipëri ka qenë e interesuar për pështjellimin që mund të sillte epidemia virusale në shoqërinë shqiptare.

Politika e lartë shqiptare është e korruptuar, në të dyja krahët e saj. Dhe, ky korrupsion, që nga viti 1998, ka qenë një korrupsion i pastër kryeministror.

Ka gjithmonë një pyetje që ngrihet për krimin shtetëror: nëse ekziston ky krim, pse nuk ndëshkohet penalisht? Përgjigjia e kësaj pyetje del nga ky gjykim i vërtetë: Sepse, mosndëshkueshmëria e krimit shtetëror flet që korrupsioni shtetëror është i strukturuar në sistem. Kurse, te ky korrupsion, vjen më pas dhe strehohet, tok në një çadër me të, edhe krimi i organizuar. Kjo është arsyeja që na vjen nga praktika korruptive e qeverive të korruptuara, në rrafshin historik të shtetit modern. Dhe, kur korrupsioni shtetëror krijon sistemin e vet, kjo do të thotë se brenda tij përfishihet edhe korrupsioni i pushtetit gjyqësor.

Bashkimi i krimit shtetëror me krimin e organizuar është në një bashkëpunim kriminal: dhe kjo është edhe gjendja e sotme e kriminalitetit korruptiv në Shqipëri. Ky është një bashkëpunim që e kërkojnë të dyja palët: krimi shtetëror ka forcën e privilegjeve në funksion të parasë, kurse krimi i organizuar është klientela ekonomike që luan në treg me forcën e qeverisë. Me këtë skemë, krimi i organizuar pushton tregun për të paguar korrupsionin qeveritar dhe për të siguruar fitimet e veta jashtë konkurencës. Bashkë me ta radhitet në kohë edhe krimi në pushtetin gjyqësor, i cili, “nën këtë disiplinë”, nuk lejon ndëshkimin e politikës së lartë dhe krimit të organizuar, gjithmonë për të nxjerrë fitimet e veta.
Kjo ka qenë dhe mbetet akoma skema e korrupsionit qeveritar shqiptar; por ndërkohë ky korrupsion, në të dyja krahët e politikës, po ndihet i tulatur nga reforma antikorrupsion që drejtohet nga ndërkombëtarët. Pikërisht në këtë kohë, kur shqiptarët po prisnin me padurim fillimin e goditjes penale kundër korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, doli në skenë epidemia me koronavirusin.

I.

Çdo epidemi qe kërcënon me vdekje masive, kuptohet që sjell me vete një pështjellim frike shoqërore, kudo ku ndodh, dhe, në çfarëdolloj kohe historike, sepse lidhet gjithmonë me frikën ndaj vdekjes. Dhe sigurisht që kjo është edhe gjendja shoqërore sot në Shqipëri, sepse tani dihet që koronavirusi është prezent këtu dhe ka prekur rreth 38 persona, duke shkaktuar dy vdekje, deri tani.

Pse e dëshironte përhapjen e koronavirusit në Shqipëri i tërë korrupsioni kryeministror shqiptar?

Përgjigjia është një e vetme, dhe është kjo: korrupsioni i lartë shtetëror është nën akuzë penale, dhe, me degradimin e Shqipërisë nga një frikë e përgjithshme shoqërore që kërcënon hapur me vdekjen, ai mendon se do të shpëtojë veten dhe gjënë e vjedhur.

Por, kot e kanë të korruptuarit e mëdhenj: nuk shpëtojnë dot dhe as ikin dot nga Shqipëria. Kuptohet se janë të bastarduar edhe nga mendja. Në fakt, kështu kanë qenë edhe në drejtimin e shtetit të gjithë kryeministrat që sollën korrupsionin shqiptar në periudhën 1998 – 2020. Kurse, mënyra si kanë vjedhur, është një banditizëm i një sistemi të ulët mendor; gati-gati, fëminor.

LEXO EDHE:  Koronavirusi, si “mjellma e zezë” për tregjet e financave

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Shakaja pa kripë me naftën e Ballshit

Asgjë nuk bënë dot për shtetin dhe për shoqërinë, me përjashtim të krijimit të klaneve mashtrues dhe abuzues me paratë e shqiptarëve. Sollën në karierën politike njerëzit e fshatit të vet, të fisit të vet apo të zonës së tyre. Vodhën prona dhe grabitën arkën e shtetit si pashallarët dhe vezirët e Perandorisë Osmane. Por, befas, ranë në humbëtirën e njeriut të akuzuar. Sot, të gjithë këta janë nën akuzë penale, e cila drejtohet nga politika e lartë perëndimore: por, pikërisht nga ky shkak, po shpresojnë te vdekja masive e shqiptarëve nga koronavirusi.
Prej cilit fakt e nxjerr arsyeja këtë kërkesë makabër të tyre? E thjeshtë: e patë si bënin si qenër të tërbuar pse nuk po vinte virusi në Shqipëri, para sesa të shfaqej rasti i parë?

II.

Por të gjithë shqipararët e panë se padurimin për ardhjen e virusit në Shqipëri, e shfaqi tabori korruptiv i Sali Berishës, deri në shpifje dhe thirrje për të krjiuar panik në shoqërinë shqiptare.

Po Kryeministri aktual, Edi Rama, ku qëndron në këtë luzmë korruptive, e cila është e gjithë kryeministrore?

Pikërisht këtu vjen e ngrihet kjo pyetje: Pse erdhi virusi vdekjeprurës nga shqiptarët e Italisë, nuk mund të karantinoheshin ata me një urdhëresë qeveritare? Ose, nuk mund të njoftoheshin paraprakisht botërisht ata me vendim qeveritar se “çdokush që vjen nga Italia apo nga një vend i prekur duhet të kalojë në karantinë?”

Fakti që kjo nuk ndodhi kështu, ne nuk mund të heqim nga rrjedha e mendimit logjik që kryeministri Rama e ka lënë me kast këtë “neglizhencë”, sepse edhe ai pjesë e korrupsionit kryeministror shqiptar është, kjo dihet, dhe sigurisht që do të kalojë nën akuzë. Domethënë, edhe ky ka pritur përshtjellimin e një paniku shoqëror në Shqipëri, por kryeministri aktual dihet se nuk është në nivelin patologjik të frikës nga ndëshkimi, sikurse dallon që është Berisha.

Por, shenjat janë që, korrupsionit kryeministror, nuk po i del falli për vdekje masive të shqiptarëve. Dhe, a e dini pse: sepse është dielli i Adriatikut që i ka mbrojtur në mijëra vjet shqiptarët, dhe ai po i mbron edhe sot e do t’i mbrojë gjithmonë. Natyra e ka ruajtur “me fanatizëm” mbijetesën e shqiptarëve, dhe ajo kështu do të vijojë ta mbrojë deri në amshim.

LEXO TE PLOTE