Politikë
Nga hekurosja tek larja e enëve/ Kryemadhi merr rolin e shtëpiakes

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi duket se e ka marr seriozisht rolin e shtëpiakes. Pasi postoi dje një foto duke hekurosur, sot Kryemadhi e ka mbyllur ditën duke larë enët.
E veshur me përparse, pranë lavamanit, Kryemadhi tregon momente nga dita e saj se si e kalon kohë e ‘izoluar’ për shkak të situatës së koronavirusit.
Ajo i bën gjithashtu thirrje qeverisë për ndihma sociale ndaj të pamundurve dhe masa ekonomike konkrete, që të sigurohet me çdo kusht mosmbyllja e bizneseve dhe ruajtja e vendeve të punës.
“Prej ditës së djeshme, ka shumë prej jush që vazhdoni më pyesni si e kaloj ditën dhe gjithashtu të ndaj momente të tjera nga përditshmëria. Janë të shumta edhe komunikimet tuaja ku më tregoni si po i kaloni këto momente vështirësie emocionale dhe ekonomike.
Ndërsa ne përkujdesemi për familjet tona, priten nga qeveria veprime të menjëhershme për zbutjen e impaktit negativ që kjo situatë do ketë mbi ekonominë e vendit.
Është koha për ndihma sociale për më të pamundurit dhe masa ekonomike konkrete, që të sigurohet me çdo kusht mosmbyllja e bizneseve dhe ruajtja e vendeve të punës.”/CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...