Connect with Us

Në Itali vetëm dy viktima të koronavirusit pa patologji shtesë/ Të tjerët me sëmundje kronike

Bota

Në Itali vetëm dy viktima të koronavirusit pa patologji shtesë/ Të tjerët me sëmundje kronike

Publikuar

-

Vetëm dy persona që humbën jetën nga koronavirusi në Itali nuk kishin sëmundje të tjera.

Ky është rezultati i të dhënave mjekësore të ekzaminuara deri më tani nga Instituti i Lartë i Shëndetësisë italiane.

Presidenti i Institutit, Silvio Brusaferro, gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot në Mbrojtjen Civile  në Romë tha se viktimat janë me moshë mesatare mbi 80 vjet, ose e thënë më ndryshe 80.3. sipas tij, viktimat janë kryesisht meshkuj, ndërsa 25.8% janë gra.

“Gratë janë 25.8 përqind. Mosha mesatare e të ndjerëve është dukshëm më e lartë se ato të tjera pozitive. Grupmoshat janë mbi 70 vjeç, me kulmin midis 80 dhe 89 vjeç. Shumica e këtyre njerëzve janë bartës të sëmundjeve kronike”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Rama flet me shifra për rindërtimin/ Janë 19 kantiere të hapura që do përfundojnë brenda 2-3 muajsh

Këto janë të dhënat e para minimale të hollësishme të siguruara deri më tani nga Mbrojtja Civile mbi shkaqet e vdekjes së pacientëve me koronavirus.

Brusaferro nuk dha një numër të saktë të vdekjeve të koronavirusit, por sqaroi se sipas të dhënave të analizuara, shumica e viktimave “kishin patologji serioze dhe në disa raste fillimi i një infeksioni respirator mund të çojë më lehtë drejt vdekjes”./ CNA.al 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Lufta kundër Covid/ Qeveria gjermane publikon masat e reja me dy faza

Publikuar

-

Nga

Lufta kundër Covid/ Qeveria gjermane publikon masat e reja me dy faza

Shifrat e infektimeve në Gjermani janë ende të larta, por të qëndrueshme. E megjithatë, Gjermania synon  t’i shtrëngojë edhe më shumë masat e mbylljes së lehtë, me shpresën që në festat e Krishtilndjeve dhe fundvitit numri i infektimeve të mos rritet shumë.

Dhe që të mos ndodhte si dy javë më parë, kur masat e parashikuara nga kancelarja Merkel i befasuan shefat e landeve, të cilët nuk i pranuan ato, këtë radhë kryeministrat duket se kanë rënë dakord paraprakisht me kancelarinë.

Sipas propozimit të tyre, i cili u bë i njohur të martën nga disa agjenci lajmesh, masat ndahen në dy faza: në fazën para festave, nga 1 deri më 20 dhjetor dhe në fazën pas 20 dhjetorit e deri në fillim të janarit.

Faza para Krishtlindjeve

Mbyllja e pjesshme, në të cilën ndodhet Gjermania qysh prej më shumë se dy javësh, të vazhdojë të paktën deri më 20 dhjetor. Hotelet, restorantet dhe palestrat do të qëndrojnë të mbyllura. Njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur, duke shmangur udhëtimet dhe kontaktet e panevojshme.

Maska dhe takime

Takimet private do të kufizohen në pesë veta gjithsej nga vetëm dy familje. Fëmijët nën 14 vjeç nuk llogariten. Maskat mbesin të detyrueshme në ndërtesa publike, dyqane dhe mjetet e transporti publikut. Maska të jetë e detyrueshme edhe jashtë, në zonat me shumë njerëz, çka në disa lande praktikohet qysh tani.

Përjashtimet e Krishtlindjeve

Për datat nga 23 dhjetori deri më 1 janar vlejnë masa të tjera për shkak të krishtlindjeve, të cilat në Gjermani janë festat ku mblidhen familjet. Prandaj edhe lejohen takimet me deri 10 njerëz nga më shumë se dy familje, megjithëse këtu nuk numërohen fëmijët që janë nën 14 vjeç. Që tubime të tilla të mos kthehen në vatra infektimi, njerëzve u bëhet thirrje që të vetëkarantinohen  për disa ditë para dhe pas festave. Kishat të zhvillojnë ceremoni të vogla festive – duke synuar të shmangin shërbimet tipike, më të mëdha.

Festimet e Vitit të Ri

Hedhja e fishekzjarrëve të lejohet vetëm në vende të vogla. Shitja, blerja dhe lëshimi i fishekzjarrëve nuk do të ndalohen plotësisht. Por njerëzit këshillohen të mos i përdorin ato, për të mos rritur kështu rrezikun e lëndimeve dhe ngarkimin e urgjencës së spitaleve.

LEXO EDHE:  Trafikonin drogë në Zvicër/ Pranga dy shqiptarëve

LEXO EDHE:  Trafikonin drogë në Zvicër/ Pranga dy shqiptarëve

Pushimet fillojnë më 16 dhjetor

Maskat të vendosen në klasa (aktualisht ato vendosen vetëm nëpër shkollë, jo në banka) nga klasa e 7-të e sipër në zona me më shumë se 50 raste për 100,000 banorë. Sidoqoftë, shkollat ​​që nuk kanë asnjë infeksion mund të përjashtohen.

Vendimi për vijimin e mësimit në shtëpi do t’i lihet në dorë çdo landi më vete. Por sipas informacioneve nga Berlini, thuhet se është rënë dakord që pushimet e festave të fillojnë qysh më 16 dhjetor.

Stimuli ekonomik

Landet kanë rënë dakord që programet ekzistuese në mbështetje të bizneseve, sipërmarrësve të pavarur dhe klubeve të zgjerohen dhe të zgjaten. Landet do të inkurajojnë qeverinë federale që të shikojë mundësinë e zgjatjes së ndihmave për bizneset që janë në vështirësi, si për shembull kultura, udhëtimi dhe dëfrimi – deri nga mesi i vitit 2021.

Masat në varësi të infektimeve

Sidoqoftë, landet që nuk janë shumë të prekura lejohen t’i lirojnë kufizimet e tyre edhe nëse ato vlejnë për landet e tjera. “Landet që nuk janë zona rreziku, nëse janë nën 50 raste (për 100,000 banorë në javë), duhet të kenë mundësinë të lehtësojnë kufizimet,” i dha radios kombëtare gjermane Manuela Schëesig, kryeministre socialdemokrate e landit të Mecklenburg-Pomeranisë Perëndimore.

Se sa nga këto propozime të shefave të landeve do të merren parasysh gjatë takimit të sotëm, i cili fillon në orën 14.00, kjo nuk dihet ende. Kancelarja gjermane e lëvdoi të martën propozimin, por shtoi se do të sillte edhe disa propozime të vetat. Kancelarja gjermane tha në një takim virtual me grupin e saj parlamentar se ajo do të sugjerojë masa më shtrënguese në ato zona që kanë infeksione të larta. Më 14 ose 15 dhjetor, do të ketë një mbledhje tjetër për të vlerësuar gjendjen.

Të martën, sipas Institutit Robert Koch, numri i infeksioneve të reja në Gjermani ishte 13.554, Që nga fillimi i pandemisë, Gjermania ka pasur gjithsej 942.687 të infektuar, prej të cilëve 14.361 kanë humbur jetën./DW.

LEXO TE PLOTE

Bota

Wadephul apelon Shqipërinë/ Kërkon të përmbushen parakushtet e BE-së për negociata

Publikuar

-

Nga

Wadephul apelon Shqipërinë/ Kërkon të përmbushen parakushtet e BE-së për negociata

Dy javë para se BE-ja të marrë vendimin përkatës për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Bundestagun Gjerman, Johann David Wadephul, ka shprehur dyshime se çelja e negociatave të BE-së me Shqipërinë mund të fillojë qysh në fund të dhjetorit.

Wadephul tha në një takim me gazetarët e huaj në Berlin, se nëse Maqedonia e Veriut arrin një zgjidhje me Bullgarinë, atëherë dera për të është e hapur. Për Shqipërinë, ai vuri re se duhet të plotësohen ende kushtet e vendosura nga Bundestagu dhe BE-ja.

Kushtet nuk janë plotësuar tërësisht

Më 26 shtator 2019 vendosëm si parlament për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Kjo më kushtoi mua shumë energji, tha Wadephul, por ne vendosëm disa parakushte dhe nëse ato nuk plotësohen, atëherë do ta kem të vështirë t’i bind kolegët e grupit tim parlamentar që ta shoqërojnë pozitivisht procesin. „Është detyra e deputetëve të grupit tim parlamentar në Komisionin e Jashtëm dhe atë të BE-së që të sigurojnë që këto parakushte të merren seriozisht dhe të zbatohen plotësisht”.

Bundestagu Gjerman miratoi më 26 shtator 2019 hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Çelja e konferencës së parë ndërqeveritare, që do të thotë edhe hapja faktike e negociatave, u lidh me dy kushte: funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe i Gjykatës së Lartë dhe reforma e Kodit Zgjedhor, e cila duhet të ishte gjithëpërfshirëse. Veç të tjerash, aty parashikohej edhe rregullimi i sistemit të financimit partiak.

Vërejtje për reformën zgjedhore.

Konstatimi për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe  asaj të Lartë është i dukshëm, tha Wadephul:  E para ka emëruar deri tani vetëm 4 nga gjithsej 6 gjyqtarët e duhur për vendimmarrje, e dyta vetëm tre nga 19.

Përsa i përket kushtit të dytë, Wadephul tha se reforma zgjedhore vërtet që u arrit në një proces përfshirës, më 5 korrik, dhe kaloi në Kuvend më 23 korrik. “Por, një pjesë e rëndësishme e saj u shfuqizua në një proces përjashtues, konkretisht, duke futur sistemin e listave të hapura, në vend të koalicioneve zgjedhore. Kjo procedurë përjashtuese bie në kundërshtim me kërkesën e Bundestagut për një proces përfshirës, i cili u rekomandua edhe nga OSBE-ja,” – tha deputeti kristiandemokrat.

Ai tha gjithashtu se sa i përket financimit të partive, janë bërë përparime, por ndryshimet nuk kanë arritur ende standardet e kërkuara nga Evropa.

Konkluzionet e Wadephul-it vijnë një ditë pasi në Tiranë ishte publikuar raporti i fondacionit Konrad Adenauer (KAS), fondacioni ky i afërt me partinë, së cilës i përket Ëadephul dhe kancelarja Angela Merkel. Ndryshe nga raporti i mëparshëm, i dalë në pranverën e këtij viti, ku sistemi i qeverisjes së socialistëve në pushtet konsiderohej gati autokratik, raporti aktual është më i ekuilibruar dhe mban titullin:  Dritë dhe hije – një analizë e parakushteve të BE-së për Shqipërinë.

Tri kushte të BE-së të paplotësuara

LEXO EDHE:  Deklarata “bombë” e Kryemadhit/ Videoja e dërguar në Itali për analizë, nuk është e vërteta

LEXO EDHE:  Rama publikon pamjet e rrugëve të boshatisura/ Shqipëria në izolim total

Si KAS ashtu edhe Ëadephul vërejnë se veç kushteve të caktuara nga Bundestagu, Shqipëria nuk i ka plotësuar tërësisht as tri nga katër kushtet e caktuara nga Këshilli i BE-së, në mars këtij viti. Kështu, Byroja Kombëtare e Hetuesisë deri tani ka caktuar vetëm drejtoreshën. 60 hetues të tjerë ndodhen në procesin e përzgjedhjes çka nuk pritet të mbarojë në fillim të dhjetorit, konstatohet në raportin e KAS-it.

Po ashtu lufta kundër korrupsionit dhe larjes së parave, sipas KAS-it,  ka përparime në aspektin e ndryshimit të dispozitave ligjore, por nga ana tjetër, korrupsioni dhe larja e parave kanë pësuar rritje. KAS-i i referohet kështu deklaratave të kohëve të fundit të prokurorit të përgjithshëm të Shqipërisë, Olsian Çela, për luftën mes bandave në Elbasan, por edhe raporteve të Transparency International, dhe disa institucioneve të tjera ndërkombëtare.

Vërejtje kanë si KAS ashtu edhe Wadephul për ligjin e medias, i cili nuk i ka marrë parasysh propozimet e Komisionit të Venecias.

Marrëveshje për kuadrin negociues me pikëpyetje

I pyetur se çfarë vendimi mund të pritet në samitin e rregullt të Këshillit të BE-së më 10./11. 12 2020, i cili këtë vit zhvillohet nën kryesinë gjermane, Ëadephul u tha korrespondentëve të huaj në Berlin, se “shpreson që të ketë përparime” si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë. Ëadephul nuk e konkretizoi se çfarë përparime mund të priten.

Burime diplomatike nga Berlini i sqaruan DË-së, se e shumta pritet një marrëveshje për kuadrin negociues, por pa datë. Por vëzhguesit nga Berlini parashikojnë se ka pak gjasa që kjo të ndodhë, nëse nuk arrihet më parë një kompromis mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Edhe Wadephul vuri në dukje se  konsensusi në vendet e BE-së  për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut është shumë më i madh se sa për Shqipërinë. Përsa i përket Shqipërisë, ai tha se ka edhe vende të tjera dyshuee, si Holanda dhe vendet skandinave.

Apel ndaj Bullgarisë

Për momentin Bullgaria po bllokon edhe çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare, edhe miratimin e kuadrit negociues për Maqedoninë e Veriut. Ëadephul u bëri thirrje dy vendeve fqinje  që mosmarrëveshjet t’ua lënë historianëve. „Ballafaqimi me historinë është i  nevojshëm. Këtë e dimë ne si gjermanë fare mirë, por ai nuk duhet të jetë  kurrë parakusht për anëtarësimin në BE“, tha deputeti gjerman./DW. 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tre orë debat për ‘krimet’ e UÇK-së, zbardhet axhenda e seancës së posaçme parlamentare

Publikuar

-

Nga

Tre orë debat për ‘krimet’ e UÇK-së, zbardhet axhenda e seancës së posaçme parlamentare

Pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të ngritur një komision të posaçëm parlamentar mbi raportin e Dick Maryt, Kuvendi ka vendosur zhvillimin e një seancë me debat.

Në axhendën e Kuvendit është parashikuar që ditën e premte të zhvillohet një tjetër seancë plenare me një minutazh prej 180 minutash, i cili do të ndahet ndërmjet maxhorancës dhe opozitës dhe fokusi i diskutimeve do të jetë kërkesa për ngritjen e komisionit të posaçëm.

Në dokumentin e depozituar në protokollin e Kuvendit shprehet qartë se socialistët kërkojnë “Ngritjen e një Komisioni të Posaçëm në Kuvend për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit dhe anëtarit të APKiE Dick Marty mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimatari kriminale e drejtuesve të UÇK në territorin e Shqipërisë”.

Ky komision ka si detyrë hartimin e një raporti të detajuar mbi gjetjet që do të administrojë për një periudhë 3 mujore dhe më pas do të dalë me një rezolutë të cilën parlamenti do ta miratojë.

LEXO EDHE:  Rama publikon pamjet e rrugëve të boshatisura/ Shqipëria në izolim total

LEXO EDHE:  Spaho zë ngushtë Ramën/ Ja pse sot kemi mjekë të infektuar dhe njerëz në çadra

Propozimi i numrit dy të socialistëve erdhi për shkak të debatit që ka krijuar raporti i Dick Marty rreth rolit në luftën për çlirimin e Kosovës të disa drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pretendimeve për ekzistencën në veri të Shqipërisë të burgjeve të UÇK-së./euronews

LEXO TE PLOTE