Connect with Us

Merkel thirrje për solidaritet/ Pritet shpallja e gjendjes se jashtëzakonshme, 733 të infektuar në ditë

Politikë

Merkel thirrje për solidaritet/ Pritet shpallja e gjendjes se jashtëzakonshme, 733 të infektuar në ditë

Publikuar

-

Qeveria gjermane ndihmon kompanitë me paketë prej 500 miliardë eurosh. Kriza e virusit korona ka një ndikim masiv në shumë kompani. Qeveria gjermane premton shuma të mëdha ndihme si kurrë më parë.

Kancelarja gjermane Angele Merkel u bëri thirrje të shtunën qytetarëve të reduktojnë kontaktet me njëri-tjetrin.

“Është koha kur të gjithë  mund të dëshmojmë sesa mendojmë dhe sa bëjmë edhe për tjetrin“ tha ndër të tjera kancelarja, në mesazhin e saj me video, të shtunën “Këtë mund ta bëjnë të gjithë sepse  disa lidhje këto kohë do të ndërpriten. Për shembull ekspertët  na thonë që gjyshërit të mos takohen me mbesat e nipërit. Sepse duam të sigurojmë që më të rrezikuarit nga ky virus të mos kenë nevojë të shkojnë në spital, e të mos infektohen fare.“ Ajo shtoi:„”Gjithkush mund të nidhmojë me sjelljen e tij që të ngadalësohet  shpejtësia e infektimit e të mos mbingarkohet  sistemi ynë shëndetësor.“

Mbyllen shkollat

Gjermania ende nuk e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mbarë vendin. Por ndërkohë të gjitha landet kanë vendosur gjatë këtyre tri ditëve  t’i mbyllin shkollat duke fillaur nga dita e hënë. Për fëmijët që i kanë prindërit në profesione kritike, si policë, zjarrfikës, infermirë ose forca shpëtimi, do të vihen në dispozicion struktura kujdestarie.

Disa lande kanë vendosur që ta kufizojnë edhe më shumë jetën publike. Kështu, për shembull, Berlini i ndalon aktivitetet me mbi 50 persona, për aktivitete me më pak njerëz organizatorët duhet të mbajnë lista me emrat e pjesëmarrësve. Lokalet duhet t’i vënë tryezat në distancë prej 1,5 metra nga njëra-tjetra. Kurse palestrat dhe pishinat, si edhe klubet, diskotekat, kinematë, do të mbyllen.

Edhe landi I Schleswig Holsteinit dhe Landi i Zarës, ka vendosur t’i mbyllë baret, klubet, muzetë, kinematë, pishinat dhe saunat. Veç kësaj ky land ndalon vizitat nëpër sterhimoret e të moshuarve. Masa të tilla lajmërohen edhe nga Lande të tjera.

500 miliardë euro ndihma 

LEXO EDHE:  Erion Dasho ngre alarmin/ Shqipëria një nga vendet me vdekshmërinë më të lartë nga Covid-i në botë

Ministria Federale e Punës u bëri thirrje të gjithë punëdhënësve që të gjejnë zgjidhje pragmatike me punëmarrësit: Home office, pra punë nga shtëpia,fleksibilitet në orarin e punës, ose t’i dërgojnë punëtorët në pushime, ose në të ashtuquajturën punë të shkurtuar.

500 milardë euro për ekonominë krizën e virusit korona, qeveria federale gjermane dëshiron të ndihmojë kompanitë me programe kredie të pakufizuara. Këtë e thanë të premten në Berlin, Ministri i Financave, Olaf Scholz (SPD), dhe Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier (CDU). Sipas Altmaier, gjysmë trilionë euro mund të vihen në dispozicion nga Banka Shteëtrore, KfW, përmes një kornize garancie të rritur në masë të madhe. Si fillim, qeveria ka vënë në dispozicon të KfW-së 20 miliardë euro. Altmaier theksoi se “asnjë kompani e shëndetshme nuk duhet të falimentojë, e se asnjë vebd punë nuk duhet të humbasë për shkak të virusit korona.”

Deutschland Berlin | Coronavirus | Kreditzusage | PK Olaf Scholz & Peter Altmaier (picture-alliance/dpa/K. Nietfeld)

Scholz tha: “Nuk ka kufi të sipërm të shumës së kredisë që KfW mund të japë”. Altmaier tha se “eshtë koha për të vepruar së bashku”. Scholz theksoi: “Vendi ynë po përballet me një situatë shumë të rëndë”. Një ndjenjë e çuditshme  është e vetëkuptueshme. Sfidat janë të mëdha. Shkëmbimi global i mallrave është ndërprerë, shkollat janë mbyllur, panairet tregtare janë anuluar. “Kjo krizë na prek të gjithë.” Scholz shtoi më tej: “Kjo është arsyeja pse ne nuk po i japim paratë me pikatore, por me derdhje.”. Në fund, kjo do t’i kushtonjë shtetit “dhjetëra miliarda”, shuma e saktë nuk dihet ende.

Sipas intitutit të virologjisë në Berlin, Robert Koch, deri të shtunën në mbrëmje numri i të infektuarve me virusin korona në Gjermani ishte rritur në 3795, pra me 733, në krahasim me një ditë më parë. Tetë persona kanë vdekur si pasojë e virusit. Shumicën e rasteve të infektuara paraqiten në landin Nordrhein Westfalen, që është edhe landi me popullsi më të madhe në Gjermani.  /DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Televizioni i Ilir Metës: LSI është rrudhur

Publikuar

-

Nga

Televizioni i Ilir Metës: LSI është rrudhur

Sot në mbrëmje në televizionin e Ylli Ndroqit apo Xhemail Pasmaçiut, pasuria e të cilit është sekuestruar pas akuzave për trafik ndërkombëtar të drogës, janë publikuar disa sondazhe për zgjedhjet e 25 prillit.

Duke vlerësuar sondazhin, megjithëse Ylli Ndroqi njihet si një mbështetës i Ilir Metës dhe mik i afërt i presidentit, televizioni i tij tregon se LSI ka humbur mbështetjen e qytetarëve.

Partia e presidentit, sipas sondazhit të publikuar në televizionin pranë presidentit, është rrudhur. Pra, dhe vetë Ora Nees e Xhemail Pasmaçiut nuk ka mundur të japë të njëjtat shifra si në vitin 2017.

Sipas të dhënave nga tabelat, PS ka pësuar rënie nga 48.3% në 42.0% dhe 46.0%, LSI gjithahstu ka rënie nga 14.3% në 9.0% dhe 13.0%, ndërsa PD është rritur nga 28.9% në 13.0%.

LEXO EDHE:  Pandemia e Covid-19 anulon edhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel

LEXO EDHE:  Situata e pandemisë/ Ambasada e SHBA jep mesazhin e fortë: Parlamenti gur themeli i demokracisë

Edhe në sondazhet e orientimit të votës në Durrës dhe në Tiranë, sipas televizionit të trafikantit të drogës, LSI ka pësuar rënie.

Pra, edhe vetë televizioni pranë Ilir Metës ka treguar sot në sondazhet që mund t’i quajmë në daç serioze, në daç jo, se LSI-ja është rrudhur dhe është duke u shkërmoqur.

Ajo që CNA.al ka raportuar, është se në zgjedhjet e 2021-shit do të ketë surpriza, por këtë herë për shkatërrimin dhe përgjysmimin elektoral dhe humbjen masive të votive të LSI-së./ CNA.al

Si Mona po shkatërron partinë e Metës!?

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk jam kaq miop”/ Mediu afër marrëveshjes me PD: Jam 99.9% pro

Publikuar

-

Nga

“Nuk jam kaq miop”/ Mediu afër marrëveshjes me PD: Jam 99.9% pro

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu beson se negociatat me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha mbi zgjedhjet e 25  prillit do të përfundojnë me një marrëveshje mes palëve.

I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Mediu tha:

 “Unë jam me 99.9% tek ideja e marrëveshjes, edhe njëherë nuk e kam idenë që PR do të dalë më vete. Nqs Partia Demokratike nuk e do PR pa dyshim që s’ka rrugë tjetër. Unë nuk mund të bëj atë që s’duhet ta bëjë asnjë republican. Të jem unë kaq miop që votat e PR të shkojnë në favor të Edi Ramës. 30 vjet histori politike PR ka qënë në krah të PD-së. Nqs s’ka një marrëveshjë PR ka shtëpinë e vet”, theksoi Mediu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Televizioni i sekuestruar nxjerr sondazhin/ Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 25 prillit

Publikuar

-

Nga

Dy dosjet e drogës të Ylli Ndroqit/ Si i ka shpëtuar drejtësisë

Televizioni i sekuestruar i trafikantit të drogës Xhemail Pasmaçiu, ose siç njihet ndryshe Ylli Ndroqi, ka zhvilluar disa sondazhe që lidhen me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Rtv Ora në bashkëpunim me “Notto Sondaggi”, kanë nxjerrë një sondazh ku tregojnë se sat ë rëndësishme zgjedhjet e 25 prillit për të ardhmen e Shqipërisë.

Sipas televizionit të Pasmaçiut, 85.4% e shqiptarëve i cilësojnë të rëndësishme këto zgjedhje, 8.7% e tyre thonë se nuk janë të rëndësishme dhe 5.9% nuk e dinë.

LEXO EDHE:  Bie sërish numri i personave të prekur nga Covid-19/ Ja sa arrin numri i të infektuarve

LEXO EDHE:  VIDEO-“Të 7-at e karantinës”/ Florjan Binaj zbulon si po shkon periudha e izolimit

Pretendohet se nga personat që i kanë cilësuar zgjedhjet të rëndësishme, 84% e tyre janë të punësuar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE