Connect with Us

Masat parandaluese janë zgjidhja/ Mund të kemi nga 900 në 55 mijë shtrime me COVID-19

Sociale

Masat parandaluese janë zgjidhja/ Mund të kemi nga 900 në 55 mijë shtrime me COVID-19

Publikuar

-

taulant muka

Ish zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka, ka publikuar disa të dhëna statistikore lidhur me prevalencën e COVID-19  në Shqipëri.

Sipas tij, nëse nuk marrim asnjë masë parandaluese bazuar në 42 rastet zyrtare që kemi sot, brenda një muaji mund të ketë mbi 55 mijë shtrime dhe mbi 13 mijë pacientë që paraqesin komplikacione.

Një shifër kjo, e papërballueshme për sistemin tonë shëndetësor.

Por nëse zbatohen masat parandaluese do kemi vetem 865 raste të cilët do kërkojnë kujdes spitalor, dhe ndër ta vetem 216 persona do paraqesin komplikacione.

“A ka nevoje per panik dhe per friken qe po indukton qeveria? Le ti hedhim nje sy numrave. Kjo figure tregon numrin e pacienteve qe mund te presim te kerkojne kujdes spitalor brenda nje muaj nga sot sipas shkalles se masave parandaluese. Nese ne nuk marrim asnje mase parandaluese, bazuar ne 42 raste zyrtare qe kemi sot me Coronavirus, dhe ne njohurite aktuale te transmetimit te semundjes dhe perqindjes se personave qe pesojne komplikacion, pritet qe brenda nje muaji te kete mbi 55 mije shtrime dhe me mbi 13 mije paciente qe paraqesin komplikacione- nje numer jashtzakonisht madh dhe i paperballueshem per sistemin shendetesor. Nese marrim masa parandaluese qe e zvogelojne transmetimin e infeksionit, per shembull me 50%, pra jo ne karantine totale te vendit, do kemi vetem 865 raste te cilet do kerkojne kujdes spitalor, dhe nder ta vetem 216 persona do paraqesin komplikacione.

LEXO EDHE:  Ekonomia e Shqipërisë primitive/ Bujqësia dominon 19% të PBB-së

Pyetja qe lind; nuk kemi ne si shtet kapacitete spitalore per 865 raste te reja klinike ne muaj me Coronavirus e muaj, ose 28 raste dita?!

Kush ka interes mund ti dergoj te gjitha te dhenat mbi te cilat ndertova projeksionet!

Image may contain: text

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Spartak Ngjela: Begeti, ishte një bandit, vagabond edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Shqipëria po bëhet gati të paguajë në arbitrazh 109 milion euro për një vendim të gabuar për mbylljen në mënyrë arbitrare të një televizioni.

Para këto që në vend se të shkojnë për investitorin Françesko Begeti, do të mund të injektoheshin fare mirë në ekonomi.

Por avokati Spartak Ngjela për Rtv Ora thotë se 109 milion euro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare dhe madje edhe ai si Rama do të kishte bërë të njëjtën gjë.

Ngjela: 109 milion euro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare, GDP e Shqipërisë është 27 miliardë euro. Mirë bëri se ai ishte një bandit, vagabond, nuk e di kush e kishte sjellë. Edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria, asgjë nuk bëri. Edhe firmën Serenisima që kishte mbikalimin e Fierit, e parë sa ndenji pa e bërë, është firmë që e kanë sjellë skraparlinjtë.Do ta kapin atë. Edhe ajo me prishje kontrate ka ndodhur, po pse nuk po e bënte mbikalimin e Fierit. Këto ishin banda që i ka sjellë korrupsioni. Rama nuk i hoqi të gjithë, duhet ti kishte hequr të gjitha. Për çfarë i donim këtu? Begetin e konsideroj rrezik kombëtar, shteti nuk ka kontratë me një bandit. Kontrata do të prishej në mënyrë të njëjashme por ti do të shpëtosh kombin. Ata që e kanë sjellë nuk do të shpëtojnë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Publikuar

-

Nga

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje kamarierëve të mos mbajnë doreza.

Sipas Bratajt, mbajtja e dorezave është burim hepatitesh pasi ato nuk ndryshohen sa herë i shërbehet klientëve të ndryshëm.

“Kamarierët mos përdorin dorezat sepse nuk i ndërrojnë sa herë i shërbejnë klientëve. Nuk kanë qenë asnjëherë të detyruara, kanë qenë të rekomanduara. Dorezat janë burim hepatitsh për vetë njerëzit, sepse t’i mbash 8 ore krijojnë problem”, tha Brataj më “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pastori rrëfen dramën e motrave Josifi/ “Blerta ka parë babain teksa është vetëvrarë”

Publikuar

-

Nga

Pastori rrëfen dramën e motrave Josifi/ “Blerta ka para babain teksa është vetëvrarë”

Pastori Fitor Muça, i ftuar mbrëmjen e sotme në  emisionin “Opinion”, ku po mflitet për dramën e familjes Josifi, ai tha se i kishte njohur Blertën dhe Anisën gjatë kohës që ato frekuentonin kishën “Rilindja”, që ai drejton.

Pastori bëri me dije se vajzat janë shkëputur prej këtij besimi që në vitin 2013, ndërsa i ka cilësuar vajza të mira.

Ai tregoi dhe se Blerta ka qenë dëshmitare dhe ka parë të atin teksa është hedhur nga ballkoni i pallatit.

“Përsa i kam takuar dukeshin nomale madje mund t’i cilësoja vajza të mira. Të paktën në atë kohë po. Me sa di ato kanë kaluar trauma të mëdha. Blerta ka qenë dëshmitare dhe ka parë të atin teksa është hedhur nga ballkoni i një pallati përballë. Këtë unë nuk e dija atëherë, tani po e marr vesh. Kjo dramë është mbajtur e fshehur në mënyrë të veçantë, sa të mos kuptoje që kishin kaluar diçka të tillë. Nënën e tyre nuk e kemi takuar fare. Blerta thotë që ne kemi qenë deri në moshën 15 vjeçare dëshmitare të Jehovait dhe këtë ma vërtetojnë edhe besimtarë të kishës sonë që janë nga Përmeti. Më pas kanë shkuar në kishën Ungjillore në Përmet. Kur kanë ardhur në Tiranë, derisa kanë qenë pjesë e ungjillorëve atje, janë bërë pjesë e ungjillorëve edhe në Tiranë. Fundi i vitit 2009 fillimi i vitit 2010, kanë ardhur në kishën “Rilindja”. Ato janë larguar nga kisha Ungjillore në vitin 2013. Udhëheqësja që ka patur edhe Blertën pjesë të grupit është larguar në SHBA në vitin 2015. Ajo thotë që Blerta është larguar prej kishës gati dy vite më parë. Kisha “Rilindja” nuk ka qenë stacioni i tyre i fundit. Sikurse dëshmitari foli, e ka takuar Blertën dhe Anisën duke bërë punën e dëshmitarëve të Jehovait”, u shpreh pastori duke shtuar se Dëshmitarët e Jehovait nuk janë të krishterë./CNA.al

LEXO TE PLOTE