Connect with Us

Masat mbrojtëse ndaj koronavirusit/ Ja sa kushton një maskë në Gjermani

Bota

Masat mbrojtëse ndaj koronavirusit/ Ja sa kushton një maskë në Gjermani

Publikuar

-

Me shpërthimin e koronavirusit, farmacitë rritën ndjeshëm numrin e ccmimit të maskave dhe të dezinfektatëve.

Ndërkohë që në Shqipëri një maskë e thjeshtë kirugjikale kushton 100 lekë të reja dhe një maskë më e karbon kushton rreth 800 lekë të reja, në Gjermani duket se shifra e këtyre maskave është edhe më e lartë.

Në dyqanet online vihet re se një maskë kushton plot 29.99 euro dhe maska e thjeshtë kushton 19.99 euro, ndërsa transporti ofrohet falas.

Shumë shtete kanë bërë thirrje të mos abuzohet me ccmimet e maskave dhe dezinfektantëve, madje kanë marrë edhe masa të ashpra ndaj tyre për abuzimin./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Në Itali vetëm dy viktima të koronavirusit pa patologji shtesë/ Të tjerët me sëmundje kronike

Publikuar

-

Nga

Vetëm dy persona që humbën jetën nga koronavirusi në Itali nuk kishin sëmundje të tjera.

Ky është rezultati i të dhënave mjekësore të ekzaminuara deri më tani nga Instituti i Lartë i Shëndetësisë italiane.

Presidenti i Institutit, Silvio Brusaferro, gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot në Mbrojtjen Civile  në Romë tha se viktimat janë me moshë mesatare mbi 80 vjet, ose e thënë më ndryshe 80.3. sipas tij, viktimat janë kryesisht meshkuj, ndërsa 25.8% janë gra.

“Gratë janë 25.8 përqind. Mosha mesatare e të ndjerëve është dukshëm më e lartë se ato të tjera pozitive. Grupmoshat janë mbi 70 vjeç, me kulmin midis 80 dhe 89 vjeç. Shumica e këtyre njerëzve janë bartës të sëmundjeve kronike”, u shpreh ai.

Këto janë të dhënat e para minimale të hollësishme të siguruara deri më tani nga Mbrojtja Civile mbi shkaqet e vdekjes së pacientëve me koronavirus.

Brusaferro nuk dha një numër të saktë të vdekjeve të koronavirusit, por sqaroi se sipas të dhënave të analizuara, shumica e viktimave “kishin patologji serioze dhe në disa raste fillimi i një infeksioni respirator mund të çojë më lehtë drejt vdekjes”./ CNA.al 

LEXO TE PLOTE

Bota

Papa Francesku mban meshën online/ Mesazhe për të prekurit me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Edhe këtë të dielë Papa Francesku ka shmangur grumbullimin e besimtarëve dhe daljen e tij në dritare sipas traditës dhe e ka dhënë meshën online.

Papa ka dhënë mesazhe të forta lidhur me betejën kundër koronavirusit, që ka shpërthyer me ashpërsi në Itali dhe në disa shtete të tjera.

“Këtë mëngjes kreshme të gjithë së bashku lutemi për të sëmurët dhe për njerëzit që duhet të shkojnë në punë në këtë periudhë të vështirë. T’i falenderojmë sepse me punën e tyre shoqëria vazhdon jetën”, deklaroi Papa Francesku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rritet bilanci në Greqi/ Shkon në 4 numri i viktimave nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Rritet numri i viktimave në Greqi.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 4.

Sot ka humbur jetën një burrë 53-vjeçar që ishte shtruar në spital në Selanik.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme humbën jetën dy pacientë, një 67-vjeçar në Spitalin e Përgjithshëm Zakynthos dhe një 90-vjeçar në Spitalin e Përgjithshëm Ptolemais. Viktima e parë në shtetin fqinj u regjistrua tre ditë më parë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE