LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Italia me dekret të ri/ Mbështetje ekonomike për këdo, nga këstet e kredisë, te qiratë e rimbursimet

15 Mars 2020, 12:42, Kosova & Bota CNA
Italia me dekret të ri/ Mbështetje ekonomike për këdo, nga

Në përpjekje për të parandaluar përhapjen e Covid-19, qeveria italiane vijon me masa drastike. Dekreti i fundit parashikon masa në aspekte të ndryshme, por thelbi qëndron te shtyrja e kësteve të kredive, shtyrja e pagesës së taksave, bllokimi i punës së autoriteteve fiskale, pezullimin e sesionit të diplomimeve, të parashikuar për në qershor, shtyrjen e kolaudimit të makinave, fatura dritash, uji, etj, të riduktuara, rimbursim të biletave të humbura tashmë, si spektakël apo gara sportive, etj, etj.

Një pjesë e rëndësisishme e dekretit i dedikohet sipërmarrjes, dhe pezullimit të pagesave fiskale të parashikuara për muajin mars. Sa i përket familjeve, dekreti parashikon një kupon prej 600 eurosh për prindërit që punojnë dhe të cilët me mbylljen e shkollave apo kopshteve janë të detyruar të rrijnë në shtëpi me fëmijët. Me 600 euro kupon synohet t`i vihet në ndihmë duke punësuar një baby-sitter, shkruan Scan.

Për profesionistët e lirë po vlerësohet mundësia e një rimbursimi mes 500 dhe 600 euro. Për familjet por edhe për sipërmarrjen pritet një moratorium për këstet e kredive, me afat 18-mujor, për shtëpinë e parë. Pritet edhe një mbështetje për ata që nuk paguajnë dot qiranë e shtëpisë. Kolaudimi i makinave do të shtyhet me 3 muaj, ndërkohë që shumë e shumë fonde parashikohen edhe për sektorë të caktuar, kryesisht të ekonomisë

Lajmet e fundit nga