Connect with Us

Ish-ministri i Shëndetësisë këshilla qytetarëve/ “Mos u vetëmjekoni, kontaktoni me mjekun”

Politikë

Ish-ministri i Shëndetësisë këshilla qytetarëve/ “Mos u vetëmjekoni, kontaktoni me mjekun”

Publikuar

-

Ish-ministri i Shëndetësisë, aktualisht nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka publikuar një videomesazh, duke marrë shkas nga mesazhi i shefit të Urgjencës Skënder Brataj.

Nënkryetari i LSI këshillon qytetarët që të mos vetëdiagnostifikohen dhe vetëmjekohen

“Jam i shqetësuar nga mesazhi që një përgjegjës urgjence u ka komunikuar njerëzve të mi. Mesazhi i tij ka pasur të bëjë me vetëdignostifikimin dhe vetëmjekimin e të sëmurëve. Të nderuar miq, asnjëherë, as në kohë të zakonshme mos tentoni të vetëdiagnostifikohen dhe të vetëmjekoheni. kjo është e rëndë në ditë të zakonshme, por është jashtëzakonisht e rëndë dhe kritike në kohë pandemie. Jua them këtë se diferencimi i një sëmundje nga një sëmundje tjetër nuk është e lëhtë as për mjekun, në mënyrë të veccantë në një kohë pandemie. është shumë e gabuar për veten dhe të tjerët të marrësh përsipër të vetdiagnostifikohesh në një kohë pandemie e cila paraqet edhe të panjohurat e saj. Ndaj të nderuar miq në ccdo rast drejtohuni vetëm mjekut”, deklaron Vasili.

LEXO EDHE:  Debati për punësimin/ LSI i kundërpërgjigjet Ramës

Ish-ministri thekson se të gjitha këshillat për vetëizolimin, për kufizimin e lëvizjeve dhe forcimin e jashtëzakonshëm të higjenës duhen respektuar./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

1200 mjekë e infermierë i bashkohen thirrjes së Manastirliut/ Rama premton shpërblim

Publikuar

-

Nga

497 mjekë dhe 706 infermierë i janë përgjigjur thirrjes së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut për t’iu bashkuar stafit mjekësor në betejën kundër koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një videolive nga vila e tij në Surrel.

Rama tha se këta mjekë dhe infermierë vullnetarë do të shpërblehen me 1 mijë euro në muaj, ashtu sikurse stafi mjekësor që po lufton kundër këtij koronavirusi të ri.

“Lajmi i mirë sot është se thirrjes së Ogertës i janë bashkur 497 mjekë dhe 706 infermierë, që janë gati të sakrifikojnë për të shpëtuar plagë dhe jetë. Mirënjohje, mirënjohje! Pagës së muajit mars do ti shtohet  një bonus prej 1 mijë eurosh, edhe të gjithë vullnetarëve që do të thirren në front. Është më e pakta që mund të bëjnë”, deklaroi kreu i qeverisë./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nishani “ia numron një më një” Ramës/ “Nuk qeveriset nga shtëpia por nga fusha e betejës”

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar me tone të ashpra për situatën në të cilën ndodhet vendi dhe për kjëtë fajëson qeverinë.

Nishani thotë se është socialistët kanë demostruar paaftësi totale, papërgjegjshmëri, papregatitje, dhunë dhe karagjozllëqe edhe në situatën emergjente të rradhës mbi Shqipërinë.

Ish-Kreu i Shtetit thotë se detyra e Qeverisë nuk është vetëm forca dhe penalizimi por edhe lehtësimi dhe shërbimi.

“Çdo masë dhe urdhër i dhënë duhet shoqëruar paralelisht me ndihmesë, lehtësime, shërbime ekstra në mënyrë që strategjia e mbrojtjes të funksjonojë. Sakrifica nuk mund të jetë vetëm e qytetarit por më e para, më e madhja e shtetit dhe qeverisë. Qeveritari nuk mund të qeverisë nga shtëpia por nga fusha e betejës (meqë rilindasi na thotë se kemi hyrë në luftë).

Është shumë e lehtë të urdhërosh qytetarin të mbyllet në shtëpi, por qeveria ka detyrën të dezinfektojë çdo ditë rrugët dhe ambjentet publike. Këtë rilindasi nuk e bën dot! Eshtë shumë e lehtë të urdhërosh mjekët, infermjerët dhe studentët e mjekësisë, të shërbejnë 24/24, por qeveria duhet të ofrojë shërbime ekstra për familjet e tyre. Këtë rilindasi nuk e bën dot!

LEXO EDHE:  Vota e sotme në OKB/ Vasili: Rama tregoi se Shqipëria është pronë e tij

LEXO EDHE:  Disa këshilla për të qenë të lumtur

Eshtë shumë e thjeshtë të kërcënosh, dhunosh e shkarkosh mjekët kurajoz e me integritet, por t’u japësh atyre maska mbrojtëse të skaduara është kriminale. Kjo është vepra e rilindasit ! Eshtë e thjeshtë të urdhërosh karantinë masive të popullatës, por qeveria duhet të ofrojë shërbim ambulator lëvizës 24/24 për të gjithë të moshuarit mbartës të sëmundjeve kronike. Këtë rilindasi nuk e bën dot!”, shkruan ish-presidenti në rrjetet sociale.

“Është e thjeshtë të sekuestrosh me urdhër qeverie, spitalet private, por qeveria duhet të miratojë dhe deklarojë buxhetin financiar të pagesës për pronën private. Kultura fashistoide nuk e përfillë këtë! Krekosja nga maja e “plehut” të paaftësisë nuk është qeverisje, karagjozllëku virtual me kamera personale e ka emrin rilindas! Shqiptarët do të zbatojnë me përgjegjësi maksimale këshillat e mjekëve dinjitoz e me integritet dhe protokollet e këtij rasti të mbrapshtë. Jeta dhe shëndeti i seicilit prej tyre është shumë i çmuar edhe për të ringritur Shqipërinë, pas kësaj”, nënvizon më tej Nishani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ekskluzive/ Dosja Top-Channel, përfundon në ambasadën Amerikane

Publikuar

-

Nga

Dhjetra procese gjyqësore, qindra të larguar nga puna, përplasje aksionerësh, largime të themeluesve, ortakëri me kompanitë e inceneratorëve tek Lori Kafe, dhe shumë skandale të tjera janë faktet e publikuara kohë pas kohe për Vjollca Hoxhën, aksioneren e Top Channel, e cila prej më shumë se dy vjetësh në krye të televizionit ka emëruar politikanin e dështuar që se votoi as lagja e tij Ben Blushi.

CNA.al ka mësuar së fundi se dosja e proceseve gjyqësore dhe përplasjeve për aksonet e Top Channel ka përfunduar në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë.

Një kopje e plotë e të gjitha skandaleve që kanë ndjekur këtë process është dorëzuar tek ambasadorja Yuri Kim.

Gjyqet e filluara nga Vjollca Hoxha, për mos njohjen e aksioneve të shumicës prej 60% që mbaheshin nga Albert Sino dhe Aurel Baci, paditë në prokurori, spektaklet në spoces, vendimet, përplasjet, deri të ccdo abuzim dhe shkelje ligjore në process janë ccuar tek Ambasada e SHBA-ve.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Komisioni i Venecias anullon sesionin për paketën e censurës dhe emërimet në Kushtetuese

LEXO EDHE:  Debati për punësimin/ LSI i kundërpërgjigjet Ramës

Kjo dosje më e plotë, pas vendimit të Gjykatës të Apelit Tiranë dhe dërgimit të saj në Gjykatën e Lartë, është e dyta që dërgohet në këtë ambasadë. Materiali i përgatitur nga një grup juristësh është i detajuar dhe prek çdo hap të procesit, ndërhyrjet, dhe pretendimet për një proces të manipuluar dhe vendim korruptiv të gjykatës.

CNA.al ka siguruar dosjen e plotë do ta publikojë të plotë materialin që është dorëzuar ambasadores Yuri Kim./CNA.al

Si do të zgjidhen gjyqet e Top Channel në Gjykatën e Lartë?!

Top Channel dhe Vjollca Hoxha shantazh gjyqtarëve

Dështimi i Reformës në Drejtësi/ Si gjyqtarë pa vetting do të kapin Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuesen

Baxhanaku i Ben Blushit anëtar i Gjykatës së Lartë

Dorëheqje dhe shkarkime në Digitalb/ Vjollca Hoxha në “luftë” me aksionerët, gati për betejën e madhe me Aleksandër Frangajn

Dosja “Top Channel”/ Skandalet nga aksionet tek gjyqet dhe shantazhet

LEXO TE PLOTE