LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Inspektoriati i Punës kontrolle në call center-a dhe fasoneri/ Pezullon 83 biznese

15 Mars 2020, 13:56, Kronika CNA
Inspektoriati i Punës kontrolle në call center-a dhe fasoneri/

Në zbatim të masave parandaluese për përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka zhvilluar kontrolle në aktivitete ekonomike fasonë dhe call center .

Mësohet se janë kontrolluar, verifikuar dhe monitoruar, gjithsej 142 subjekte në terren nga të cilët 91 subjekte fason, 26 subjekte që ushtrojnë aktivitet call center dhe 25 subjekte të tjera kryesisht, telekomunikacion, furra buke, tregti, minerare, përpunim nafte etj.

Ministria e Financave bën me dije se numri i të punësuarve të kontrolluar në këto aktivitete arrin në 9,653, të cilët ishin prezent në punë, ndërsa subjekte të rëndësishme të aktivitetit minerar dhe përpunues nafte kanë reduktuar numrin e punonjësve ndjeshëm gjatë këtyre ditëve.

83 subjekte të verifikuara kanë pezulluar vetë përkohësisht aktivitetin e tyre në kuadër të situatës.

Nga kontrolli i 59 subjekteve, të cilët vazhdonin punën, ka rezultuar se 35 subjekte kishin marrë masat për punonjësit duke siguruar dizinfektimin e ambientit nga institucione apo subjekte të liçensuara, vënien në dispozicion të mjete mbrojtëse për punonjësit (si doreza, maska) dhe respektonin distancën e sigurisë mes punonjësve etj.

Ndërsa 24 subjekte, ku ishin të punësuar 2,832 vetë, nuk respektonin të gjitha masat e detyruara për zbatim dhe për këtë inspektorët e punës kanë operuar me pezullimin e punës deri në marrjen e këtyre masave.

Ministria inkurajon çdo punëmarrës të njoftojë organet përgjegjëse nëse në vendin e tyre të punës nuk janë kushtet higjenike sipas standardeve të kërkuara./ CNA.al

Lajmet e fundit nga