Connect with Us

Gruaja e kryeministrit të Spanjës preket nga koronavirusi

Bota

Gruaja e kryeministrit të Spanjës preket nga koronavirusi

Publikuar

-

Gruaja e kryeministrit të Spanjës Pedro Sanchez ka rezultuar positive me koronavirus.

Lajmi është konfimuar nga vetë zyra e kryeministrisë, disa orë pasi u njoftua dhe izolimi i pothuajse gjithë vendit.

Begoña Gomez dhe kryeministri janë me shëndet të mirë dhe po ndjekin udhëzimet e autoriteteve mjekësore në rezidencën e tyre në Pallatin La Moncloa në Madrid, shkruan “Elpais.com”.

Dy ministra të Kabinetit të Sánchez, ministri i barazisë dhe ministri i çështjeve rajonale, kanë rezultuar gjithashtu pozitiv që në fillim të javës.

LEXO EDHE:  Koronavirusi prek politikanët e lartë serbë/ Dalin pozitivë tre zyrtarë

Spanja me një popullsi prej 46.7 milionë banorë është vendi më i goditur në Europë pas Italisë më shumë se 6.300 të infektuar./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

E trishtë/ Covid-19 i merr jetën polices shtatzënë

Publikuar

-

Nga

E trishtë/ Covid-19 i merr jetën polices shtatzënë

Në Kosovë, Covid-19 i ka marrë jetën një femre shtatzënë. E reja, me profesion police nuk ka mundur të mbijetojë, pasi gjendja e saj shëndetësore u rëndua.

Sipas mediave kosovare, e ndjera për një kohë u trajtua në Kralevë të Serbisë, ndërsa është personi i tretë në radhët e Policisë që nuk e fiton betejën me koronavirusin.

Policja shtatzëne shërbeu për një kohë të gjatë në Stacionin e Policisë në komunën e Shtërpcës.



LEXO EDHE:  7 raste të reja me Covid-19/ Manastirliu: Jemi ende në fazë aktive të epidemisë

Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani ka konfirmuar rastet e vdekjes në institucionin që punon ai.

LEXO EDHE:  Situata nga koronavirusi/ Ambasada gjermane merr vendimin drastik

“Po, 3 zyrtarë deri më tani kanë humbur jetën të cilët kanë qenë të prekur edhe nga Covid-19”, është shprehur ai. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Vladimir Putin jep lajmin: Rusia ka gati vaksinën anti-covid

Publikuar

-

Nga

Vladimir Putin jep lajmin: Rusia ka gati vaksinën anti-covid

Presidenti rus Vladimit Putin është lideri i parë global që njofton suksesin e shtetit në zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit Covid-19. Putin e krahason arritjen në shëndetësi me satelitin rus që arriti i pari hapësirën.

Megjithë shqetësimet nga ndërkombëtarët për sigurinë e vaksinës, presidenti rus shkruan se ajo i ka kaluar testet e sigurisë, dhe duhet parë edhe si shpresë për gjithë botën.

“Vaksina e parë në botë kundër koronavirusit do të regjistrohet në Rusi brenda disa ditësh. Shkencëtarët rusë kaluan fazat e nevojshme të testimit dhe vërtetuan sigurinë dhe efektivitetin e saj. Ilaçi ynë është përballur në mënyrë adekuate me epideminë dhe tani jep shpresë jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë botën.

Pasi sateliti Sovjetik hapi rrugën për njerëzimin në hapësirë, tani vaksina ruse do t’i hapë rrugën të ardhmes pa COVID-19, maska ​​dhe izolim shoqëror”, shkruan Putin në një postim në rrjetet e tij sociale.



LEXO EDHE:  7 raste të reja me Covid-19/ Manastirliu: Jemi ende në fazë aktive të epidemisë

Janë disa shtete që kanë punuar gjithë këto kohë për prodhimin e një vaksine kundër Covid, dhe nuk dihet nëse ajo që është prodhuar nga shkencëtarët rusë, do të pranohet edhe nga shtetet e tjera, sa kohë që dhe kompani gjermane, italiane, angleze apo amerikane janë duke punuar për të njëjtën gjë.

LEXO EDHE:  Lubonja flet nga Italia/ “Jam mirë me shëndet, pa koronavirus”

Sa i përket procedurave në vijim, një raport i Reuters,  tha se vaksina e parë e Rusisë do të miratohet nga rregullatorët këtë muaj, ndërsa prodhimi i kësaj vaksine është vendosur të fillojë në shtator.

Sa i përket fushatës së vaksinimit masiv, ajo pritet të hapet në tetor. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë/ Trump nxirret nga salla e konferencës së shtypit

Publikuar

-

Nga

Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë/ Trump nxirret nga salla e konferencës së shtypit

Presidenti amerikan, Donald Trump u nxorr befasisht nga salla e konferencës së shtypit së Shtëpisë së Bardhë, pak pasi pati të shtëna jashtë gardhit të ndërtesës.
Trump u kthye në sallë pas disa minutash dhe tha se një person ishte goditur me armë zjarri nga forcat e rendit dhe është dërguar në spital. Ai tha se mesa kishte kuptuar, i dyshuari kishte qenë i armatosur.

“Pati të shtëna jashtë Shtëpisë së Bardhë. Duket se (situata) është krejtësisht nën kontroll…Por pati një goditje me armë dhe dikush është dërguar në spital. Nuk e di se si është ai person”, tha ai.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Steve Herman shkruante në Twiiter, se gazetarët ndenjën në sallën e konferencës për shtyp, ndërsa Shtëpia e Bardhë u vendos nën masa sigurie.

LEXO EDHE:  Enrique Iglesias merr 300 mijë euro për klipin e ri

LEXO EDHE:  Situata me koronavirusin/ Policia, dy numra shtesë për tu ardhur në ndihmë qytetarëve

“Ju u befasuat dhe unë gjithashtu u befasova”, u tha presidenti gazetarëve, kur u rikthye.



Ai tha se ishte çuar në Zyrën Ovale, pasi u nxorr nga salla e shtypit.
“Dua të falenderoj Shërbimin Sekret. Janë të mrekullueshëm”, tha Trump në përgjigje të njoftimeve se i dyshuari mesa duket ishte i armatosur.

“Ndoshta ‘të shtënat’ nuk kishin të bënin aspak me mua”, shtoi ai.

Shërbimi sekret konfirmoi se kishte pasur të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë. Pak minuta pasi kishte filluar konferenca e shtypit, Presidenti Trump u nxorr nga salla, pa shpjegime për ndërprerjen. Edhe Sekretari i Thesarit, Steve Mnuchin dhe Drejtori i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, Russ Vought u nxorrën nga salla dhe dyert u kyçën./VOA

LEXO TE PLOTE