Connect with Us

Është vlerësuar me titujt “Artist i merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”/ Jeta dhe veprat e aktorit Birçe Hasko

Kultura

Është vlerësuar me titujt “Artist i merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”/ Jeta dhe veprat e aktorit Birçe Hasko

Publikuar

-

Aktori dhe pedagogu Birçe Hasko lindi në fshatin Dukat, rrethi i Vlorës, më 15 mars. Me 1961, mbaroi shkollën e mesme pedagogjike “Jani Minga”, punoi disa vite mësues dhe drejtor shkolle në fshatrat Amanikaj, Nivice të rrethit të Tepelenes dhe të rrethit të Vlorës, deri në vitin 1965. Kreu studimet për aktor 1965-1969 ne Institutin e Lartë të Arteve* dhe nga viti 1969 e në vijim punon si pedagog i mjeshtërisë së aktorit në Akademinë e Arteve*. Ka kryer detyrën e dekanit të Fakultetit të Artit Skenik* në këtë Akademi (1989-1994).

Natyrë vetiu që mundëson aspekte “komike” dhe “fshatarake” (nga vete menyra e reagimeve, fizionomia, te folurit etj.), ai ndërfuti në rolet e tij në teatër një qasje interpretative të veçantë, vetjake,vështirë të përsëritshme sa i përket ojnave dhe përshtatjes. Individualiteti i tij u formësua më së tepërmi në kinematografi, posacërisht në role të dyta e që njëmendësojnë tipa të veçantë, me një origjinalitet plastik e foljor të shprehur në mënyrë të këndshme.

Ka realizuar 32 role, ku spikat ne filmat “Kur zbardhi nje dite”, 1970, (ballisti Sulo), “Malet me blerim mbuluar”, 1971, “Njeriu me top”, 1977, (Tosun Baci), “Koncert ne vitin 1936”(Tellalli), “Radiostacion”, 1979, (Mete Aliu), “Dhe vjen nje dite”, 1986, (daje Alushi), “Perralle nga e kaluara”, 1987, (plaku i serte), “Shkelqim i perkohshem”, 1988, (babai), ku ka fituar cmimin e dyte ne festivalin e filmit; “Parullat”, 2000 (Sekretari i Partise), “I dashur armik”, 2005 (tregtari cifut) etj.

Loja e tij përshkohet nga ndjenja e një humori të çlirët, spontan; është aktor që skicon karaktere të gjalla, tipa popullore, origjinale, me një prerje shpesh burleske, plastikisht i veçantë, me mimikë shprehëse, i mëvetësishëm e spontan ne gjeste, me ndjenjën e kudogjendshme të ritmit të brendshëm dhe të vërtetësisë.

Portreti dhe nuri komik, ojnat, të folurit tejet konkret e shpotitës, prania gjerazi e intonacioneve foljore të zhargonit të laberishtes, mënyra e sjelljes ndaj rolit, marrëdhëniet e natyrshme me dhe përballë personazhit tjetër (shpesh si me “karshillek”, e llojit “mburracak”), vërtetësia e komunikimit me partnerin në lojë, janë cilësi të tjera të vlerësuara të aktrimit të tij.

Hasko ka gjithashtu një punë të gjerë si pedagog në përgatitjen e studentëve për aktore duke inskenuar shumë etyde, fragmente, si dhe 18 vepra dramatike të plota. Me 13 nëntor 1989 i është dhënë titulli “Artist i merituar”. Me 10 prill 1995, ka fituar titullin universitar “Profesor” dhe më vonë titullin “Mjeshtër i madh”.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Adi Krasta iu bashkohet artistëve/ “Qeveri e Bashki duan të plaçkisin tokën e kompleksit “Skënderbej” për kulla”

Publikuar

-

Nga

Gazetari Adi Krasta u është bashkuar mbrëmjen e sotme artistëve, ku po mban një monolog në skenën e Teatrit Kombëtar.

I pozicionuar qartazi kundër prishjes së Teatrit, ai ka hedhur akuza mbi qeverisë dhe bashkisë se duan të grabisin truallin për të ndërtuar kulla.

Ajo që po ndodh këtu është kjo.Qeveria dhe bashkia duan të plaçkisin tokën e kompleksit “Skënderbej”që të ndërtojnë kulla. Kaq. Perandaj është një rrethim këmbëbngulës, ata nuk kanë argument por mbi të gjitha nuk kanë kohë. Mungesa e kohës i detyron të bëjnë artifica politike dhe gabime e gafa konceptuale.

Propaganda e tyre është kopileske, por e zgjidhshme. Kanë hedhur për konsum publik në ato të folurat se disa artistë dhe qytetarë të Tiranës nuk e duan zhvillimin. Pasi Tirana të ndryshojë plotësisht duke u çnatyruar përtej njohjes, ata që me kokëfortësi, zemër të ftohtë kalkulative, hile banale procedurash, gënjeshtra të blera nga mediat që paguhen prej tyre sot po sulmohen në publik si lakmitarë e hajdutë, nesër do të shihen si largpamës dhe revolucionarë. Kjo është po aq e pasaktë sa çështë bosh çdokush që pretendon dhe e artikulon si mbrojtje.

Ajo që shohim nuk ka lidhje me stilin arkitekturor të teatrit, as të stadiumit dhe meqë ra fjala te stadiumi, stadiumi që mban emrin e një kompanie kuazi turke do të mbajë do të mbetet një ndërtesë brutale, banale, nuk i shërben sportit por biznesit dhe është e pabukur.Prishja e tatrit, ndërtimi i kullave aty, prishja e hotel Vjosës, ndërtimi i ndërtesës së florinjtë mbrapa hotel Tiranës dhe çdo gërryerje e paturpshme që Tiranën e ka bërë Tiranë nuk është zhvillim, është hajdutëri, lakmi, narcizizëm, abuzim me pushtetin dhe arrogancë.Në këtë algoritëm mental të qeverisësve të momentit ka një gabim të cilin ata nuk duan ta shohin, bëjnë përpjekje të mos e shohin dhe me veten e tyre.

Ndryshe nga sa mendojnë, e ardhmja mund t’ju rezervojë një befasi pavarësisht qetësisë së momentit dhe kapjes së sistemit të drejtësisë që nuk e di pse reformën duhet ta bëjë ekzekutivi, gjithçka që kanë bërë, seç kam një ndjesi që nuk do të kalojë pa ndëshkuar. Shqipëria do të ndryshojë, do të duhet të ndryshojë. Qyteti duhet të rezistojë, fillimisht nga mbrojtësit e tij më entuziastë, heronjtë e tij, pastaj prej të gjithëve ne.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Presidenti e dekoroi me Urdhërin e Lartë/ Bardhyl Londo uron kolegun

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot në një ceremoni solemne të organizuar në Presidencë poetin e madh Xhevahir Spahiu, me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi nga kolegu i tij, poeti Bardhy Londo. Në një reagim në rrjetet sociale, Londo falenderon Presidentin Meta që i bëri letërsisë kombtare.

“TITULLI ME I LARTE PER POTIN XHEVAHIR SPAHIU

Sot presidenti Ilir Meta dekoroi me urdhrin me te larte qe egziston dhe qe e mbajne shume pak veta, me urdhrin Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Xhevahir Spahiun nje nga poetet tane me te shquar te te gjitha kohrave.
Urime poetit tone dhe falenderime presidentit Meta per vleresimin qe i beri gjithe letersise kombetare.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kultura

Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti i njohur

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta shkrimtari, publicisti dhe gazetari Vasil Tabaku. Lajmin e bëjnë të ditur kolegët e Tabakut, të cilët me hidhërim i shprehin ngrushëllimet familjarëve në rrjetet sociale.

67-vjeçari me origjinë nga Gramshi lindi në vitin 1953 në qytetin e Lushnjes, por fëmijërinë dhe rininë i kaloi në Ballsh.

Veprimtarinë e tij poetike, Tabaku e filloi në shkollën 8-vjeçare dhe në shkollën e mesme. Ai përfundoi arsimin e lartë për Gjuhë – Letërsi dhe në vitin 1995 ka kryer një trajnim dymujor për gazetari televizive pranë TRT – Ankara të Turqisë.

Në shtator të vitit 1977 filloi punën si mësues në Mallakastër dhe në qershor të vitit 1978 u emërua drejtues në Pallatin e Kulturës në Ballsh.

Tabaku ka qenë kryeredaktor i disa gazetave dhe revistave. Gjithashtu ai ka mbajtur postin e kryeredaktorit në gazetën “Tirana demokratike” që ka qenë organ i PD-së së Tiranës. Në 2007-ën ai filloi punë si gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, ATSH./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: