LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë/ Gjendet i pajetë në banesë një person

15 Mars 2020, 18:58, Kronika CNA
E rëndë/ Gjendet i pajetë në banesë një person

Një 55-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në banesën e tij në Memaliaj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit, ndërsa viktima i identifikuar si Leonidha Duka, është gjetur nga komshinjtë.

Mësohet se një ditë më parë, 55-vjeçari i cili jetonte i vetëm ishte shtrua ne gjendje të përkeqësuar në Qendrën Shëndetësore në Memaliaj pasi kishte rënë pa ndjenja.

Paraprakisht, vdekja e tij dyshohet për shkaqe natyrale./CNA.al

Lajmet e fundit nga