Connect with Us

“Deficent, dështak, frikacak…!”/ Paloka shfrenon gjuhën ndaj Ramës

Politikë

“Deficent, dështak, frikacak…!”/ Paloka shfrenon gjuhën ndaj Ramës

Publikuar

-

Nënkryetari PD-së, Edi Paloka, ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Rama, pasi ky i fundit doli në një lidhje live përmes rrjeteve sociale nga banesa e tij, ku qendron ne izolim per shkak te koronavirusit.

Duke e quajtur deficient, dështak e frikacak, Paloka i kujton Ramës se nuk është bloger por kryeministër i vendit i cili ka përgjegjësi për njerëzit të cilët jetojnë në kufijtë e mbijetestës.

“Eshte fatkeqesi! Eshte e tmerrshme !
Te kesh kryeminister ne nje situate te tille nje deficent te papergjegshem, nje frikacak e deshtak qe vazhdon e ben video selfi nga bunkeri ku eshte mbyllur duke keputur brockulla e pa marre asnje mase reale.
E degjuat cfare tha tani …: “…atyre qe kane probleme dhe jane kapur te papregatitur ju kerkoj ndjese dhe te na e bejne hallall…”
O deficent, je kryeminister e ke pergjegjesi per keta njerez, nuk je bloger qe ben thirrje nga shtepia e ju tregon njerzve si te heqin merzine . Ka njerez qe jane ne kufijte e mbijeteses, kurse ti je futur ne vrime .
Mjere ky popull…!”

Nuk je bloger , je kryeminister o deficent e frikacak! Eshte fatkeqesi! Eshte e tmerrshme ! Te kesh kryeminister ne nje situate te tille nje deficent te papergjegshem, nje frikacak e deshtak qe vazhdon e ben video selfi nga bunkeri ku eshte mbyllur duke keputur brockulla e pa marre asnje mase reale.E degjuat cfare tha tani …: “…atyre qe kane probleme dhe jane kapur te papregatitur ju kerkoj ndjese dhe te na e bejne hallall…”O deficent, je kryeminister e ke pergjegjesi per keta njerez, nuk je bloger qe ben thirrje nga shtepia e ju tregon njerzve si te heqin merzine . Ka njerez qe jane ne kufijte e mbijeteses, kurse ti je futur ne vrime . Mjere ky popull…!

Gepostet von Edi Paloka am Sonntag, 15. März 2020

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“90% e bizneseve do falimentojnë”/ Berisha thirrje urgjente qeverisë

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qeverisë të mbështesë bizneset urgjent me kredi të buta, ndryshe 90% e tyre, të mbyllur sipasojë e pandemisë së koronavirusit do të falimentojnë.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale Berisha shkruan se nëse lokalet apo bizneset mbyllen për shkak të fatkeqsive natyrore apo epidemive, i takon me ligj të kompensohen nga shteti, ashtu si në cdo vend të botës.

“Mbyllja e Lokaleve dhe Bizneseve nga shteti duhet urgjent te shoqerohet me kredi te buta dhe afatgjata!

Pse kjo?

Se pari u takon me ligj. Lokalet, bizneset po mbyllen jo per shkak te tyre por per “arsye madhore”, epidemi, fatkeqesi natyrore, ne te cilat kudo ne bote shteti kompenson!

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Kirurgu i njohur mesazh qytetarëve: Do ia dalim, vetë e keni në dorë

LEXO EDHE:  Franca vihet në lëvizje pas tërmetit tragjik në Shqipëri/ Këshilli i Ministrave gati marrëveshjen

Se dyti, bizneset qe mbyllen me urdher nuk kane likuiditet per te paguar pagat dhe eventualisht qerate!

Se treti, ne rast se nuk u jepen kredi te buta afatgjata rreth 90% e tyre do falimentojne dhe do te biem nga nje katastrofe epidemie ne nje katastrofe ekonomike.

Denoj qendrimin armiqesor te Edvin Çekap Maskes ndaj bizneseve ne Shqiperi!”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Policia e Shtetit bën njoftimin e rradhës/ Ja kur dhe si mund të lëvizni me mjetet tuaja

Publikuar

-

Nga

Në kuadër të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes e coronaviruesit ”Covid 2019”, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se:

Do lejohet qarkullimi i mjeteve rrugore private të shtetasve me numër të kufizuar njerëzish 4+1 në të gjithë vendin për tu kthyer në vendbanimet e tyre, nga ora 00.00 deri në orën 08.00 të datës 16.03.2020, duke respektuar kufizimet higjeno-sanitare të situatës së krijuar. Nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve të shërbimit publik, përjashtuar shërbimin taksi 4+1, brenda këtij orari.

Do të lejohet qarkullimi në oraret 06.00 deri në orën 08.00 në mëngjes dhe 16.00 deri 17.00 mbasdite i mjeteve (furgonçina, furgonë, minibuisë, autobusë) që do bëjnë transportin e personelit dhe punonjësve të bizneseve prodhuese/industriale/ bujqësore, duke marrë masa individuale mbrojtëse sipas kërkesave të dërguara dhe miratuara nga Policia e Shtetit, si dhe
qarkullimi i automjeteve për punonjësit e Policisë së Burgjeve, SHPSF-ve, si dhe personeli shëndetësor me mjetet e tyre private për vajtje ardhje në pune, në oraret e ndërrimit të turneve, kundrejt dokumentit të institucionit ku punojnë.

Do të lejohet lëvizja e mjeteve rrugore që kryejnë transporte të mallrave brenda dhe jashtë vendit për llogari të individëve, firmave dhe kompanive vendas dhe të huaja, furgonçina, furgonë, kamionë të cilët merren më furnizimin e me produkte ushqimore dhe blegtorale dhe që ofrojnë shërbime për qytetarët, mjetet që transportojnë bazë ushqimore për blegtorinë.

Jashtë këtij kufizimi, do të lejohet të qarkullojnë, mjetet rrugore që kryejnë shërbime të emergjencës, ambulanca, zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë së Shtetit e ato ushtarake, punonjësit e medies me makina të loguara ose jo por të paisura me dokument identifikimi.

LEXO EDHE:  Franca vihet në lëvizje pas tërmetit tragjik në Shqipëri/ Këshilli i Ministrave gati marrëveshjen

LEXO EDHE:  Vendimi i KiE/ Berisha: Goditje fatale për farsën elektorale të Ramës

Autorizimet e mëparshme të lëshuar nga Policia e Shtetit me afat deri në datën 15 Mars, ju zgjatet afati

Me qëllim kthimin e përgjigjeve në kohë të kërkesave të qytetareve, të cilët kanë nevojë të komunikojnë për probleme të ndyshme ne nr 112/129 si dhe në numrat e dedikuar 0694122223 dhe 0694122224, sqarojmë pronarët dhe administratorët e subjekte që merren me shpërndaje të produkteve ushqimore, apo që ofrojnë shërbime të cilat përdorën Furgoncina, forgonë dhe kamionë se nuk kanë nevojë për autorizim për levizje,pasi ato jana të përfshira në kategorine e mjeteve që lejohen të qarkullojnë pa autorizim. Theksojmë se në këto automjete do qarkullojnë vetëm drejtuesit e këtyre automjeteve dhe jo familjarë apo pasagjërë të tjerë.

Policia e Shtetit gjen rastin për të apeluar edhe njëherë për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë me korrektësi kufizimet e vendosura pasi shkelja e tyre do ndëshkohet me masa të rrepta administrative të reja të vendosura nga Qeveria për shkak të situatës, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID 19.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video/ Burri nga Bulqiza del nga karantina, mbledh kanaçe për mbijetesë

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, ka denoncuar historinë e një qytetari nga Bulqiza i cili është i detyruar të ‘thyejë” urdhërin e qeverisë duke mos qëndruar në karantinë, pasi i duhet të sigurojë bukën e fëmijëve.

Behet fjalë për Sabitin i cili jeton në Bulqizë duke mbledhur kanaçe tek mbetjet ushqimore në Qafë Buall.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Çupi thekson se alternativa e Rames për më të varfrit është uria ose rreziku nga infektimi.

Mes të tjerash ajo theksoi se qeveria duhet të krijojë një paketë ndihme ekonomike dhe sociale për qytetarët nga qeveria siç propozon PD.

“Sabiti jeton në Bulqizë duke mbledhur kanaçe tek mbetjet ushqimore në Qafë Buall. Ai e ka të pamundur, në kuptimin e plotë të fjalës, të qendrojë në karantinë, sepse i duhet të zgjedhë mes mundësisë për të mos u infektuar dhe urisë së sigurtë të fëmijëve. Dita kur ai nuk do të dalë të mbledhë kanaçe për të fituar 3 mijë lekë të vjetra në ditë, do të jetë dita e urisë për familjen. Fatkeqësisht, familjet si ajo e Sabitit, janë me mijëra në Shqipëri. Ndryshe nga sa predikon kryeministri, ata as nuk bëjnë dot joga, as nuk kanë luksin të ushqehen dot 2 herë në ditë.

Duke mos marrë asnjë masë që i ndihmon ata, qeveria i ka lënë më të varfrit të përballen vetëm me 2 alternativa: me koronavirusin ose me urinë.”, shkruan Çupi krah videos./CNA.al

Sabiti jeton në Bulqizë duke mbledhur kanaçe tek mbetjet ushqimore në Qafë Buall. Ai e ka të pamundur, në kuptimin e plotë të fjalës, të qendrojë në karantinë, sepse i duhet të zgjedhë mes mundësisë për të mos u infektuar dhe urisë së sigurtë të fëmijëve. Dita kur ai nuk do të dalë të mbledhë kanaçe për të fituar 3 mijë lekë të vjetra në ditë, do të jetë dita e urisë për familjen. Fatkeqësisht, familjet si ajo e Sabitit, janë me mijëra në Shqipëri. Ndryshe nga sa predikon kryeministri, ata as nuk bëjnë dot joga, as nuk kanë luksin të ushqehen dot 2 herë në ditë. Duke mos marrë asnjë masë që i ndihmon ata, qeveria i ka lënë më të varfrit të përballen vetëm me 2 alternativa: me koronavirusin ose me urinë.

Gepostet von Dhurata Çupi Tyli am Sonntag, 15. März 2020

LEXO TE PLOTE