LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Çdo spital privat në shërbim të shtetit"/ Rama jep urdhër: Kush kundërshton 5 mln lekë gjobë

15 Mars 2020, 10:02, Politikë CNA
"Çdo spital privat në shërbim të shtetit"/ Rama

Ditën e sotme ka hyrë në fuqi akti normativ për të vënë në dispozicion të luftës kundër koronavirusit çdo strukturë private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancë dhe personel.

Kryeministri Edi Rama deklaron se kush nuk e zbaton këtë urdhër dënohet deri në 5 milion lekë të vjetra gjobë.

“Në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga covid-19, me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës.

Moszbatimi i këtij urdhëri dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (5 milionë) lekë. Në rast mosbindjeje pas vendosjes së gjobës, struktura përkatëse vendoset forcërisht në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor dhe personeli përkatës është i detyruar të shërbejë nën drejtimin shtetëror të strukturës gjatë gjithë kohëzgjatjes së infeksionit”, shkruan kryeministri në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga