Connect with Us

Braçe këshillon si të kalojmë kohën/ “Mos u puthni nga tre herë në faqe, e di që është e vështirë”

Politikë

Braçe këshillon si të kalojmë kohën/ “Mos u puthni nga tre herë në faqe, e di që është e vështirë”

Publikuar

-

Zv.kryeministri Erion Braçe ka dhënë disa këshilla se si mund të kalosh kohën në shtëpi, në këto ditë të vështira për të gjithë shqiptarët.

Braçe ka publikuar një video të bërë virale në rrjetet sociale, ku shfaqet futbollisti Cristiano Ronaldo, i cili improvizon sikur është duke takuar tifozët para ndeshjes me Interin.

Braçe i kujton qytetarëve të mbajnë distancë, të mos takojnë njeri, të lajnë duart, të mos përqafohen dhe të mos puthen nga tre herë në faqe.

“Rrezikoni veten, tjetrin, familjen e komunitetin ku jetoni!
E di që është e vështirë të ndryshoni zakonet tona 200 vjeçare,
por duhet bërë dhe duhet bërë tani! Improvizoni si në video nëse s’u rrihet pa takuar njerëz;
Mbani distancë si në foto nga cilido tjetër;
Rrini në shtëpi, jeni fare të sigurt aty!”, shkruan zv.kryeministri ndër të tjera krahas videos./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PD sulmon Ramën për qarkullimin e makinave/ Ultimatum qeverisë: 14 ditë karantinë e plotë

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka reaguar ashpër lidhur me masat e rrepta të qeverisë për qarkullimin e makinave. PD pretendon se kjo masë nuk i shërben këtij qëllimi dhe se tregon paaftësinë e qeverisë në menaxhimin e situatës.

Sipas tyre, lejimi i lëvizjes së automjeteve në mëngjes dhe 1 orë pasdite zgjidh vetëm lëvizjen me makinë të drejtorëve të Edi Ramës.

“Koronavirusi nuk infekton part time, sipas orareve që cakton nga shtëpia Edi Rama. Ose ka, ose nuk ka karantinë. Ose lejohet lëvizja për punë në oraret individuale të punës, ose nuk lejohet! Vendimet gjysmake janë si të vërtetat gjysmake, dëmtojnë më shumë. Partia Demokratike vlerëson se për shkak të situatës së krijuar, karantina totale, për një periudhë 14 ditore fillimisht, është një zgjidhje që ndihmon në mospërhapjen e gjerë të virusit dhe për të vlerësuar përmasat e përhapjes së tij nga ekspertët.

Në kushtet kur qeveria nuk përmbush detyrimin ligjor që të dezinfektojë rrugët, parqet apo pallatet, qytetarët duhet të qendrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur. Kjo masë duhet të shoqërohet menjëherë me miratimin nga qeveria të paketës së masave për pasojat social-ekonomike të krizës”, deklaron PD.

LEXO EDHE:  Shifra marramendëse/Zbulohet sa kushtoi shtëpia e prindërve të Rita Orës në Kosovë

LEXO EDHE:  Jeta luksoze e Fatmir Hysenbelliut/Zbulon pamjet e shtëpisë së re

Demokratët kërkojnë që shteti duhet të rimbursojë të plotë pagën e qytetarëve që janë mbyllur nëpër banesa.

“Në vend që të bëjë mjekun, sanitarin, policin apo ushtarin, Edi Rama duhet të bëjë tani Kryeministrin! Të miratojë paketën social ekonomike, që përfshin, ndër të tjera:

1. Riimbursimin e bizneseve

2. Rimbursimin e pagës së punonjësve

3. Ndihmën për të papunët dhe familjet në nevojë

Jeta e shqiptarëve nuk ka çmim!”, nënvizon PD./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto – Indianët “kurë” të veçantë/ Pijnë urinë lope për të luftuar koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Shumë prej nesh e dinë që indianët e cilësojnë lopën si të shenjtë dhe kush qëllon një lopë dënohet me ligj.

Shtetasit indianë mendojnë se urina e lopës do t’i shërojë ato nga koronavirusi i ri, i cili ka marrë mijëra jetë njerëzish dhe po përhapet me shpejtësi të frikshme.

Anëtarët e një grupi fetar të partisë së kryeministrit Narendra Modi u mblodhën së bashku në Dehli dhe pinë urinë lope, duke besuar se koronavirusi nuk do t’i prekë.

Ata thanë se urina e lopës ndihmon në trajtimin e kancerit dhe do ta përdorin edhe si kurë për koronavirusin e ri.

LEXO EDHE:  Dekorimet e Shtëpisë së Bardhë për Krishtlindje janë sërish një makth

LEXO EDHE:  Këshilla për t’u veshur nga Rachel Zoe

Kujtojmë se deri më tani COVID-19 ka infektuar 84 persona dhe i ka marrë jetën dy të tjerëve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Çdo spital privat në shërbim të shtetit”/ Rama jep urdhër: Kush kundërshton 5 mln lekë gjobë

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme ka hyrë në fuqi akti normativ për të vënë në dispozicion të luftës kundër koronavirusit çdo strukturë private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancë dhe personel.

Kryeministri Edi Rama deklaron se kush nuk e zbaton këtë urdhër dënohet deri në 5 milion lekë të vjetra gjobë.

“Në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga covid-19, me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës.

LEXO EDHE:  Sherr në Komisionin e Ekonomisë/ Braçe “shuplakë” Aldo Bumçit

LEXO EDHE:  Shifra marramendëse/Zbulohet sa kushtoi shtëpia e prindërve të Rita Orës në Kosovë

Moszbatimi i këtij urdhëri dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (5 milionë) lekë. Në rast mosbindjeje pas vendosjes së gjobës, struktura përkatëse vendoset forcërisht në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor dhe personeli përkatës është i detyruar të shërbejë nën drejtimin shtetëror të strukturës gjatë gjithë kohëzgjatjes së infeksionit”, shkruan kryeministri në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE