Connect with Us

“Bashkë do t’ia dalim mbanë”/ Mjeku i njohur mesazhe inkurajuese në krye të detyrës

Sociale

“Bashkë do t’ia dalim mbanë”/ Mjeku i njohur mesazhe inkurajuese në krye të detyrës

Publikuar

-

Mjekët dhe infermjerët e Spitalit Infektiv janë padyshim heronjtë e heshtur të këtyre ditëve që po kalon vendi.

Në kyre të detyrës, me këshilla për kujdes por dhe mesazhe inkurajuese se bashkë do t’ia dalim ka shpërdarë mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo.

Teksa ka ndarë dhe disa foto, ku shihet stafi i mjekëve dhe infermierëve në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, Dr.Kalo shkruan se “nuk na mungojnë mjetet për t’u shërbyer, POR mbi të gjitha ju sigurojmë se NUKU na mungon humanizmi, dija e vullneti ynë për të bërë gjithshka të mundëshme në luftën për jetën e të sëmurëve tanë”.

Postimi i mjekut infeksionist Tritan Kalo:

15 Mars 2020….MBRËMJE në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive…..Jemi këtu në krye të detyrës së bashku me Prof. N. Çomon, Dr. N. Kryemadhin, Dr. M. Qaton, Dr. Dr. A. Domin, Dr. A. Hoxhën si dhe një grup dijeplotë e vullnetplotë Infermjeresh, të mbështetur nga Sanitaret, Koordinatoret, etj….Bashkëqytetarë, ju DUHET të BINDENI se ato çka lexoni në shtypin botëror në lidhje me MUNDËSITË më të fundmit terapeutike të mjekimit, të të gjitha formave klinike të Covid-19 edhe ne po ua ofrojmë të sëmurëve tanë, për të bërë të mundur shpëtimin e jetëve të tyre….

LEXO EDHE:  Belen Rodriguez poston foto të të pasmeve kur ishte 15 vjeçe

NUKU na mungojnë mjetet për t’u shërbyer, POR mbi të gjitha ju sigurojmë se NUKU na mungon humanizmi, dija e vullneti ynë për të bërë gjithshka të mundëshme në luftën për jetën e të sëmurëve tanë….Ju duam shumë, na mirëkuptoni dhe na mirëbesoni…Njëkohësisht ajo çka na frymëson është edhe fakti se, SOLIDARITETI dhe MBËSHTETJA e kolegëve mjekë e infermjerë NUKU na mungon….BASHKËRISHT ne do t’ia dalim mbanë!!!

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mbillet një pemë në nder të Klodian Rashës/ Përlot i ati: Do jetë i paharruar emri i djalit tim!

Publikuar

-

Nga

Mbillet një pemë në nder të Klodian Rashës/ Përlot i ati: Do jetë i paharruar emri i djalit tim!

Teksa ka kaluar me shumë se një muaj nga vrasja e Klodian Rashës, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe babai i të ndjerit , Qazim Rasha, kanë mbjellë sot një pemë në Tiranë, në nder të 25-vjeçarit të vrarë.

I ati i Klodianit dha një mesazh për qytetarët, ku u shpreh se duhet të ‘mbjellim lule’  dhe jo ti dëmtojmë ato.

Falënderoj nga zemra, që nga dita e parë deri në ditën e 50 të sotmet, të gjithë ata që na kanë nderuar. Falënderoj kryetarin e Bashkisë që bëri të mundur që dhimbja ime të përgjysmohet. Tirana është shpirti jonë, është zemra jonë, është krenaria jonë dhe kjo duhet mbajtur me ballin lart. Ta mbjellim një lule, jo ta dëmtojmë atë. Veprime të tilla i shërbejnë brezave. Do të jetë i paharruar emri i djalit tim, por edhe djali juaj do të krenohet nesër”, tha Qazim Rasha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin/ Nesër ulen ndjeshëm temperaturat

Publikuar

-

Nga

Moti i keq ‘mbërthen’ Shqipërinë/ Nesër ulen ndjeshëm temperaturat

Meteorologia Adjola Bani bën me dije se duke filluar nga e mërkura vendi ynë do të përfshihet nga temperatura të ulëta dhe ulje të intensitetit të reshjeve situatë që do të zgjasë deri të premten.

Në një prononcim për ABC news, ajo ka theksuar se temeperaturat e ulta do të jetë prezent deri të premten, ndërsa fundjava rikthen reshjet e shiut.

“Zonat veriore dhe qendrorë kanë pasur përmirësim të kushteve të motit që ngelen me reshje të pakta shiu, ndërsa zonat jugore dhe juglindore aktualisht ka reshje në formë rrebeshi. Aktualisht në zonat malore ka reshje bore. Situata vjen duke u përmirësuar në orët në vijim, ku do të kemi pauz të reshjeve duke bërë që e mërkura të paraqitet me mot të kthjellët dhe  me reshje të kufizuara, situata do të vijojë dhe të premten deri në orët e mbrëmjes   duke bërë që në fundjavë të rikthehen reshjet e shiut.

Temperaturat kanë pësuar një rënie duke bërë që më e ndjeshme të jetë mëngjesin e së mërkurës në vlerën -7 gradë në zonat malore dhe maksimumi deri në 8-9 gradë i ftohi do të jetë prezent deri të premten ndërsa e shtuna do të riktheje normalizimin e temperaturave”, ka thënë Bani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Bllokohet rruga e Dukagjinit/ Rrëshqitja e dherave izolon tre fshatra, prej ditësh dhe pa energji elektrike

Publikuar

-

Nga

Bllokohet rruga e Dukagjinit/ Rrëshqitja e dherave izolon tre fshatra, prej ditësh dhe pa energji elektrike

Përmbytje, rrëshqitje dherash dhe fshatra të tërë të izoluar, kanë shkaktuar reshjet intensive të ditëve të fundit.

Në Dukangji në në aksin Prekal – Kir – Breg lumi mësohet se rruga është bllokuar  dhe për pasojë janë izoluar 3 fshtra.

Përveç bllokimit të rrugës banorët thonë se vuajnë mungesën e energjisë elektrike prej disa ditësh.

LEXO EDHE:  Divorci i përmbledhur në 7 foto

LEXO EDHE:  23 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri/ Tirana në “shtetrrethim”

Me bllokimin e këtij segmenti rrugor, zona e Dukagjinit totalisht e izoluar.

LEXO TE PLOTE