Connect with Us

Video/ Basha prezanton planin 8 pikësh dhe i bën thirrjen urgjente qeverisë

Politikë

Video/ Basha prezanton planin 8 pikësh dhe i bën thirrjen urgjente qeverisë

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sërish në një deklaratë për mediat lidhur me situatën nga koronavirusi në vendin tonë.

Ai i bëri thirrje qeverisë të rishikojë buxhetin e vitit 2020 për të shmangur krizën ekonomike.

Basha kërkoi gjithashtu marrjen e masave urgjente për të mbrojtur jetën e personelit shëndetsor, si dhe paisjen me numër të mjaftueshëm të kiteve dhe tamponave testues për të bërë të mundur analizat për këdo që dyshohet se është i prekur nga virusi.

“Dua ta nis fjalën time këtë të dielë në mbrëmje, me një mirënjohje dhe falenderim për të gjithë ju bashkqytetarë të dashur dhe me urimin tim nga zemra për ju dhe të dashurit tuaj, që të jeni mirë dhe ta kalojmë sa më lehtë këtë kohë të vështirë.

Një urim të vecantë kam për shërim sa më të shpejtë për të 41 bashkëqytetarët tanë që janë konfirmuar të prekur nga virusi COVID-19 dhe që po trajtohen nga personeli ynë i shkëlqyer shëndetësor.

Jam plot me shpresë se me përkushtimin dhe kujdesin e mjekëve dhe infermierëve tanë, do arrini ta mposhtni këtë virus.

Ndaj dua të përsëris edhe sot mirënjohjen nga zemra për cdo mjek, për cdo infermier, për çdo punonjës të shëndetësisë që është në krye të detyrës.

Personeli mjekësor me kapacitet të plotë është i domosdoshëm në këtë periudhë, ndaj dhe dua ta bëj të qartë:

Qeveria duhet të marrë masa për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e mjekëve dhe infermierëve. Ti pajisë pa asnjë vonesë me të gjitha mjetet e nevojshme të mbrojtes. Cdo vonesë dhe neglizhencë e mëtejshme në këtë drejtim është e pafalshme dhe me pasoja shumë të rënda për shëndetin e tyre dhe për pasojë të të gjithë shqiptarëve.

Po kaq urgjente është pajisja me numër të mjaftueshëm të kiteve dhe tamponave testues për të bërë të mundur analizat për këdo që dyshohet se është i prekur nga virusi. Kjo jo vetëm do të qetësonte qytetarët që jetojnë me dyshimin se mund të jenë të prekur, por do të bënte të mundur edhe izolimin në kohë të atyre që janë prekur, duke frenuar përhapjen e virusit.

Sot ekonomia shqiptare ka nevojë për garanci dhe mbështetje! Qeveria shqiptare duhet të ndërmarrë urgjentisht masa të forta dhe të shpejta për të kompensuar impaktin negativ të Koronavirusit në ekonominë tonë.

Ne duhet t’i paraprijmë patjetër kësaj krize, dhe jo ta ndjekim pas, në të kundërt do rrezikojmë shumë.

Në cdo vend të prekur nga koronavirusi, paralelisht me masat ekstreme për të parandaluar përhapjen, janë përcaktuar edhe masa të forta mbështetëse, financiare dhe fiskale, për qytetarët dhe për bizneset.

Për këtë arsye, ne kemi propozuar prej datës 11 mars, disa masa të vecanta në mbështetje të ekonomisë dhe të qytetarëve. Situata si kjo që po kalojmë kanë impakt të thellë në ekonomi. Frika dhe pamundësia për të mos përballuar financiarisht furnizimin me ushqime apo faturat e ujit dhe të dritave si dhe mbyllja e bizneseve do të sjellin rënien e konsumit. Me mijëra biznese të mbyllura sot do të thotë më pak punë e më pak të ardhura si për qytetarët, ashtu edhe për sipërmarrjen shqiptare.

LEXO EDHE:  Ku mund ti gjejë lekët qeveria për të ndihmuar biznesin?!

Nuk ka më kohë për të pritur. Ndaj i bëj thirrje qeverisë që pa asnjë vonesë të rishikojë buxhetin e shtetit për vitin 2020 dhe të ndërmarrë këto masa në mbështetje të qytetarëve, të të punësuarve dhe të bizneseve te vogla, të mesme dhe sipërmarrjes në tërësi:

Të pezullohen pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore (shlyerja e këtyre pagesave të bëhet me këste 12-mujore në periudhat pasardhëse).

Në rast nevoje, kur biznesi shfaq pamundësi financiare, të paguhen nga buxheti i shtetit pagat e punonjësve për një periudhë 2-mujore, sipas kritereve të mirëpërcaktuara për të shmangur abuzimin.

Përjashtimin nga tatim fitimi për 6-mujorin e parë të vitit dhe të pezullohet tatim fitimi për pjesën e mbetur të vitit (e cila të paguhet me 4 këste gjatë vitit 2021).

Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët (familjarë nën minimumin jetik dhe biznese të vogla e të mesme) në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.
Gjithashtu, të pezullohet shkëputja e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në rast të mospagesës së detyrimeve për periudhat pararendëse deri në tejkalimin e kësaj gjendje.

Të përjashtohen nga kamatvonesat dhe gjobat për një periudhë 3 mujore.

Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3-mujore në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.
Sa i përket mbështetjes për shtresat në nevojë ku Bankës Botërore, në Shqipëri janë të paktën 300.000 familje që në kushte normale nuk sigurojnë dot ushqim të mjaftueshëm. Këtyre u shtohen edhe mijëra qytetarë të tjere që si pasojë e tërmetit jetojnë në kushte të vështira, në cadra pra në pamundësi për të siguruar ushqim dhe materiale higjeno-sanitare.

LIVE – Komunikim me qytetarët

LIVE – Komunikim me qytetarët

Gepostet von Lulzim Basha am Sonntag, 15. März 2020

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Balla krahason Gjekmarkajn me Bashën pasi ‘bëhet lëmsh’/ Analisti del nga vetja: Mos më detyro…

Publikuar

-

Nga

Balla krahason Gjekmarkajn me Bashën pasi ‘bëhet lëmsh’/ Analisti del nga vetja: Mos me detyo…

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe analisti Agron Gjekmarkaj janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme në ‘Open’ ku po disktuohet çështja e 21 janarit, 10 vite më pas nga ngjarja që i mori jetën 4 personave përpara kryeministrisë.

Kur fjalën e mori analisti Agron Gjekmarkaj ai bëri një gabim në llogari, dhe menjëherë ndërhyri kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke e krahasuar me Lulzim Bashën.

LEXO EDHE:  “Kam dy javë që e lus”/ Basha i ngre zërin Ramës: Vëri gishtin kokës, s’ka kohë për lojëra

LEXO EDHE:  Qytetarët shpërthejnë kundër koalicionit Basha-Meta/ Më mirë në opozitë se sa me LSI-në

Pjesë nga debati:

Gjekmarkaj: 21 Prilli është ditë e errët.

Balla: Është janar, jo prill. Jeni të gjithë njësoj. Ti bën gabim këtu, ai tjetri thotë 7×7 baraz 42.

“O Taulant mos më bëj të dal nga vetja se pastaj nuk e di, më lër, ishte një gabim, unë jam i fjalëve jo të shifrave,” tha Gjekmarkaj.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shqiptarët të pakënaqur me Bashën dhe Monën/ Manjani këshillon opozitën

Publikuar

-

Nga

Shqiptarët të pakënaqur me Bashën dhe Monën/ Manjani këshillon opozitën

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është i mendimit se opozita duhet të ndryshojë qasje dhe të krijojë frymën e duhur për të bërë bashkë pakënaqësinë e qytetarëve, pasi nëse nuk e bën këtë ajo nuk do t’i fitojë zgjedhjet.

Duke komentuar rezultatet e sondazhit të parë mbi perceptimin e prirjes së votës në emisionin “Barometri Politik” të Ilva Tares në Euronews Albania, Manjani kritikoi opozitën që pavarësisht se ka pasur përballë një qeveri, sipas tij, plot me skandale, ende nuk ka mundur të krijojë frymën e duhur për të siguruar rrotacionin.

Manjani personalisht tha se ishte i qëndrimit se Shqipëria ka nevojë tashmë për rrotacion politik, por nuk e shprehu qartësisht nëse besonte se opozita aktuale mundet ta sigurojë këtë rrotacion.

“Me këtë perceptim të sondazhit, nëse do të sillte këtë rezultat [PS:41.8%; PD:28.2%; LSI: 10.3%], atëherë Shqipëria ta gëzojë shokun Edver [lojë fjale, etiketim me emrin e diktatorit Hoxha], sepse në zgjedhjet e ardhshme më pas do të shkojmë me sondazhe jo me zgjedhje,” – parashikoi i revoltuar Manjani.

Në komentin e tij ish-ministri i Drejtësisë këshilloi opozitën që “përballë formulës moniste të PS-së për zgjedhjen”, duhet me patjetër “të krijojë frymën” dhe “të përmbledhë pakënaqësitë e qytetarëve”.

LEXO EDHE:  Ku mund ti gjejë lekët qeveria për të ndihmuar biznesin?!

LEXO EDHE:  Qytetarët shpërthejnë kundër koalicionit Basha-Meta/ Më mirë në opozitë se sa me LSI-në

“Të kesh një qeveri me kaq skandale me kaq të zeza dhe të mos bësh dot pakënaqësinë për vete është problem shumë i madh, plus kësaj opozitës i duhet një marsh tjetër. I duhet medoemos të çmontojë efektet kriminale moniste të formulës zgjedhore. […] Për ta mposhtur këtë, monizmi u mposht… mbani mend? Me organizim, me bashkim dhe me frymë, ky është mesazhi im. A ka mundësi? S’ka gjëra të pamundura, por ky është leximi i këtij sondazhi,” – tha Manjani, duke theksuar se synimi i PS-së ishte të ndalonte koalicionet dhe opozita duhet të gjejë me patjetër një skemë se si të bashkohet në zgjedhje.

Komentet Manjani i bëri gjatë emisionit të parë të “Barometrit Politik”, i cili solli rezultatet e para të sondazhit për prirjen e votës për periudhën e fund-dhjetorit dhe fillim-janarit.

Sipas sodnazhit, Partia Socialiste perceptohej si parti e parë (41.8%), Partia Demokratike parti e dytë (28.2%), Lëvizja Socialiste për Integrim (10.3%), ndërkohë të paidentifikuar për prirjen rezultuan 16.1% të të pyeturve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Viktimat i kanë përdhosur”/ Andi Bushati akuza të forta PS: Gardistin e grupit të zjarrit e bëtë kryetar bashkie!

Publikuar

-

Nga

“Viktimat i kanë përdhosur”/ Andi Bushati akuza të forta PS: Gardistin e grupit të zjarrit e bëtë kryetar bashkie!

Analisti Andi Bushati ka ngritur akuza të forta sonte në “Open”, ku po diskutohet për ngjarjen e 21 janarit.

Ai ka akuzuar PS-në se ka graduar gardistin e grupit të zjarrit duke e bërë kryetar të partisë, në vend që ta dënonte për vrasjen e atyre të pafajshmëve.

“Çdo vit më 21 janar bëjmë diçka, duket sikur u hedhim një grep atyre familjeve për t’i sjellë drejt kryeministrisë për t’i thënë që nuk i kemi harruar. Në kohë të Sali Berishës ai i kishte të gjitha në rresht e prandaj u bënë ato procese.

Në atë kohë shumë socialistë ishin në gjyqe. Vetëm për këta nuk e komandokan dot drejtësinë?! Politikisht tregon një qasje morale të asaj që ka thënë. Të marrësh gardistin e grupit të zjarrit ta bësh kryetar PS, bashkie apo OSSHE dmth që e ke graduar, nuk ke mbajtur qëndrim.

LEXO EDHE:  Qytetarët shpërthejnë kundër koalicionit Basha-Meta/ Më mirë në opozitë se sa me LSI-në

LEXO EDHE:  “Kam dy javë që e lus”/ Basha i ngre zërin Ramës: Vëri gishtin kokës, s’ka kohë për lojëra

Aman të zhvishen nga kjo dhimbja për viktimat se ata i kanë përdhosur viktimat”, tha Bushati./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE