LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha politikë dhe këshilla për COVID-19 nga krevati

15 Mars 2020, 09:20, Politikë CNA
Basha politikë dhe këshilla për COVID-19 nga krevati

Lulzim Basha po përdor çdo mënyrë komunikimi që të përfitojë politikisht dhe ta përdorë situatën e pandemisë për politikë dhe për të treguar se është një shtetar i vërtetë.

Por edhe kur do të heqë vetullat Luli nxjerr sytë.

Sot në mëngjes në orën 9, zyra e shtypit të PD shpërndau një deklaratë për mediat me disa pika. Çdo ditë basha shpërndan deklarata me 3 pika.

Por në momentin e shpërndarjes Lulzim Basha ka qenë në shtëpi dhe selia e PD ka qenë bosh, pra deklarata ishte përgatitur një ditë më parë.

Basha njihet si një gjumash i madh dhe shpesh bashkëpunëtorët e tij theksojnë se ai nuk le takime përpara orës 11, pasi fle gjumë dhe në mëngjes bën tualet. Por sot kompania e propagandës është përpjekur të tregojë se Luli zgjohet dhe ka shpërndarë njoftimin e rradhës që në orën 9 megjithëse Luli ishte në gjumë për shtatë palë qejfe.

Ndodh edhe kështu, këshillat apo politikën mund t’i japësh edhe nga gjumi, kur zgjohesh thua fitore, megjithse s’ke fituar asgjë. Këtë skemë të Bashës demokratët dhe opinioni publik kanë 7 vite që e shohin tani nuk bën më asnjë përshtypje./ CNA.al

Lajmet e fundit nga