Connect with Us

Basha leksion qeverisë/ Ja hapat që duhen marrë menjëherë për të fituar betejën me COVID-19

Politikë

Basha leksion qeverisë/ Ja hapat që duhen marrë menjëherë për të fituar betejën me COVID-19

Publikuar

-

Kryetari i opozitës këtë mëngjes ka kërkuar të bëhet transparencë nga qeveria për t’u përballur me këtë gjendje të pazakontë.

Basha deklaron se është e qartë për të gjithë tashmë se kjo krizë përballohet vetëm me veprime konkrete dhe hapa të vendosur dhe jo me gjysëm të vërteta apo akoma më keq, me propagandë.

Lideri i PD-së i ka dhënë leksion qeverisë duke i treguar se cilat janë sipas tij ato hapa që duhet të ndërmarrë për të fituar betejën me COVID-19.

“Shumë qytetarë kanë shprehur shqetësim mbi mungesën e tamponeve të testit për COVID 19. Është urgjente dhe e rëndësishme blerja e menjëhershme e një sasie të mjaftueshme tamponësh me të cilët kryhen testet që saktësojnë nëse je apo jo bartës i COVID 19. Sa më shpejt të identifikohen të prekurit, aq më shpejt mundësohet izolimi dhe trajtimi i tyre duke minimizuar përhapjen e mëtejshme të virusit. Çdo vonesë në sigurimin e një numri më të madh tamponësh testimi do të na kushtojë shumë.

Veç kësaj duhen krijuar ambjente të posaçme trajtimi për personat e prekur me COVID 19 edhe në qytete të tjera të vendit ku numri i të prekurve sa vjen e rritet. Të prekurit nga virusi nuk kanë pse të përplasen të gjithë në Tiranë kur mund tu krijohet mundësia të trajtohen në ambjente të ngritura në qendrat e qarqeve. Neglizhenca në marrjen e masave të menjëhershme për shtimin e pajisjeve dhe rritjen e kapaciteve të ambjenteve spitalore dedikuar trajtimit të personave me COVID 19 mund të ketë pasoja shumë të rënda.

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta themeluesi i PD/ Basha: Sejdi Peka, luftëtar i paepur demokracisë

Në këtë situatë, qeveria duhe të marrë masa urgjente të ndihmojë me ushqime dhe detergjentë familjet e varfra dhe ato në nevojë ekonomike. Çdo ditë që kalon e bën të vështirë dhe të pamundur që një pjesë e konsiderueshme e bashkëqytetarëve të përballojnë mbijetesën. Të gjitha vendet e prekura nga COVID 19 veç masave për parandalimin e përhapjes së virusit, kanë ndërmarrë hapa konkretë për të ndihmuar financiarisht qytetarët e izoluar në shtëpitë e tyre dhe bizneset që preken nga kjo situatë. Është koha që dhe qeveria shqiptare të veprojë për të ndihmuar familjet në nevojë”, shkruan Basha në rrjetet sociale, ndërsa i kërkon edhe qytetarëve të zbatojnë këshillat e dhëna nga mjekët.

“Të dashur bashkëqytetarë, kjo është një kohë sakrificash që gjithsecili prej nesh duhet ti bëjë për shëndetin e tij dhe të familjes. Prandaj është e rëndësishme të ndiqni me përpikmëri këshillat e mjekëve. Mos neglizhoni asnjë shqetësim që mund të keni dhe tregojini ato me vërtetësi përfshirë dhe historikun tuaj të udhëtimeve apo kontakteve që keni patur. Në këtë mënyrë e bëni më të lehtë trajtimin tuaj si dhe mbroni stafet mjekësore dhe qytetarët e tjerë”, nënvizon kryedemokrati./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Z

    15 Mars, 2020 at 11:23 am

    CNA dhe Basha! Cfare cifti simpatik?!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kur del vajzë ta lë në prehër”/ Vasili “merakoset” për Ramën: Pandemia kërkon Edin

Publikuar

-

Nga

“Kur del vajze ta lë në prehër”/ Vasili “merakoset” për Ramën” Pandemia kërkon Edin

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se kryeministri Edi Rama “ka humbur”.

Vasili ngre pyetje se ku ndodhet kryeministri në këtë kohë pandemia teksa thotë se e ka zanat të fshihet.

“Pandemia kërkon Edin!!
Kryeministri i përditshem i pandemisë në FB në TV në Tëiter, ka humbur!
Ku është Edi kryepidemiologu, kryeinfeksionisti dhe kryestatististicieni i pandemisë?
Ku u zhduk kryestrategjisti qe i tregoi vendin OBSH? Ku është tribuni antitestim dhe antimaskë? Ku është kampioni qe e nxori Shqipërine të parën në botë?
Është fshehur sic e ka zanat.
Eshte shejtan i madh Edi.
Gjithmone kur del djalë e rrëmben vetë Edi, ndersa kur del vajze ta le në preher sic po jua le tani eksperteve te pandemise”, shkruan Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në fillim të 2017 rreth 1500 viktima nga gripi”/Avokati “plas bombën”: Nga Shkurti i këtij viti u fshi gjithçka në sistem

Publikuar

-

Nga

“Në fillim të 2017 rreth 1500 viktima nga gripi”/Avokati “plas bombën”: Nga Shkurti i këtij viti u fshi gjithçka në sistem

Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka hedhur akuza të forta ndaj klasës politikë për të cilën tha se e ka kthyer koronavirusin në një plandemi, ndërsa ka ngritur disa pikëpyetje mbi të dhënat që nuk janë bërë publike nga autoritetet shëndetësore.

Sipas Goxhajt, ISHP nuk tregon më edhe se si është situata me pacientët që trajtohen nga sëmundje të tjera të rënda apo që humbin jetën për shkak të tyre. Avokati ka deklaruar se në vitin 2017 janë regjistruar rreth 1500 viktima nga gripi sezonal në të njëjtën periudhë me pandeminë e koronavirusit që shpërtheu në vendin tonë në vitin që jemi.

“Në vitin 2017 në buletinin e ISHP deklarohet se ka pasur një epidemi të madhe gripi, por askush nuk ka treguar se kanë vdekur rreth 1500 persona më shumë. Artan Fuga e zbuloi 4 ditë më parë, kur tha pse nuk e ka sqaruar askush se vdiqën dyfishi më shumë. Në janar kanë vdekur 1250 veta, në të njëjtën periudhë që ka rënë një epidemi gripi. Kanë vdekur nga koronavirusi të deklaruara 95 veta, me mesatare 15 veta në muaj. Me plandeminë e madhe kemi 1% të vdekur me periudhën janar 2017. Nëse në 2017 kanë vdekur 100 në 2020 ka vdekur një. Përse askush nuk ka folur për këtë gjë.

LEXO EDHE:  Basha thirrje qytetarëve/ Çojuni ushqim studentëve

LEXO EDHE:  Mediat "në duart" e Ramës/ Basha i shqetësuar

Pse ISHP ka ndaluar botimin e buletinit të gripit në Shkurt 2020. Kjo do të thotë se kanë zhdukur gjurmën, të vërtetën dhe të dhënat. Pse ISHP nuk tregon si është situata e sëmundjeve të tjera, kancerit, diabetit etj? Janë zhdukur të gjitha të dhënat, por ka një numër të madh vdekjesh të deklaruara nfga vetë mjekët, ç’janë këto të dhëna që nuk tregohen? Kur nga mbyllën në shtëpi, njerëzit bënë diçka që nuk e kishin bërë kurrë, numri i vetëvrasjeve u rrit. Përse ISHP mban këtë sekret, të dhëna shtetërore të rëndësishme.”, tha Goxhaj në një lidhje me skype me Fax Neës.

Avokati tha se jemi i vetmi vend që nuk lejon testimet dhe tamponimet në spitalet private, duke shtuar se kjo bëhet për të mbajtur nën kontroll informacionin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lufta me Covid/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave në disa shtete të SHBA

Publikuar

-

Nga

Lufta me Covid/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave në disa shtete të SHBA

Në SHBA ashtu sikurse kishin parashikuar ekspertët, rastet e vdekjeve si pasojë e koronavirusit po shënojnë rritje, nxitur kryesisht nga situata në shtetet në jug dhe perëndim të vendit.

Prej disa kohësh numri i vdekjeve në ditë nga virusi kishte shënuar rënie dhe po vazhdonte të ishte në shifra të ulta edhe pas shtimit të rasteve të të infektuarve në shtete si Florida dhe Teksasi që u përballën me nivele rekord ditore. Por shkencëtarët kishin paralajmëruar se kjo situatë nuk do të zgjaste.

Sipas ekspertëve vdekjet nga koronavirusi, zakonisht ndodhin disa javë pasi një person infektohet. Ata parashikuan se shtetet që shënuan rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital, do të përballeshin në një moment me një numër në rritje të vdekjeve.

LEXO EDHE:  Nga protestat te qeveria kalimtare/ Astrit Patozi nxjerr “zbuluar” Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  Basha: Nuk do pranojmë një taksë të re për kukësin e varfër e të braktisur nga qeveria

Kalifornia ka shënuar mesatarisht 91 vdekje në ditë ndërsa Teksasi rreth 66. Florida, Arizona, Ilinois, Nju Xhersi dhe Karolina e Jugut kanë shënuar gjithashtu rritje të konsiderueshme.

Numri i të infektuarve nga COVID-19 në SHBA ka arritur në mbi 3.2 milionë dhe atyre që kanë humbur jetën në mbi 134 mijë persona që prej përhapjes së virusit./VOA

LEXO TE PLOTE