LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Adrian Gurma mesazh mbështetjeje stafit shëndetësor/ "E sigurt që do ta gjunjëzojmë COVID-19"

15 Mars 2020, 14:26, Politikë CNA
Adrian Gurma mesazh mbështetjeje stafit shëndetësor/ "E

Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma ka dhënë një mesazh mbështetjeje kolegët e tij që iu janë bashkuar stafit mjekësor dhe punonjësve të shëndetësisë që janë në front të betejës me koronavirusin.

Gurma i ka përshëndetur mjekët dhe politikanët me bluza të bardha me këngën e Anita Takes dhe Agim Prodanit “Kënga e Mjekut”.

“Për të gjithë kolegët e mi mantelbardhë, për të gjithë punonjësit e shëndetësisë, që me vetëmohim e sakrificë janë rreshtuar si përherë, në vijën e parë të kësaj lufte të egër me një armik të padukshëm. Të gjithë së bashku, është e sigurt që do ta gjunjëzojmë. Ju jeni luftëtarët për jetën, heronjtë e të gjithëve! Krenarë për ju”, shkruan socialisti në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga