Connect with Us

Abuzuan me çmimet / Procedohen penalisht dy pronare farmacish në Durrës

Kronika

Abuzuan me çmimet / Procedohen penalisht dy pronare farmacish në Durrës

Publikuar

-

Policia e Durrësit ka kryer kontrolle të befasishme në të gjitha farmacitë, për parandalimin e tregtimit të medikamenteve me çmime abuzive dhe fshehjes së të ardhurave.

Në sajë të operacionit të koduar “Medikamenti”, blutë kanë proceduar 2 pronare të farmacive, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Bëhet fjalë për shtetaset me iniciale S. L., 32 vjeçe, banuese në Durrës dhe E. D., 40 vjeçe, banuese në Shijak, Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë në lagjen Nr. 13, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi disifektantësh për duart (xhela antibacterial), pa faturë tatimore, të cilët shiteshin me çmime abuzive, si dhe në farmacinë në lagjen Nr. 4, u konstatuan shitje pa kupon tatimor.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Pranga 39 vjeçarit që tentoi të përdhunonte një vajzë

Policia paralajmëron se kontrollet e befasishme do vijojnë në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe përfitimit nga situata e krijuar duke abuzuar me çmimet jo vetëm të medikamenteve, por të çdo produkti për konsum nga qytetarët.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Abuzuan me çmimet/ Konstatohen 13 farmaci dhe njësi tregtare, MFE apel qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka konstatuar 13 raste me shkelje, 6 në farmaci dhe 7 të tjera në njësi tregtare fruta-perime.

Ministria e Financave bën me dije se këto subjekte kanë abuzuar me çmimet dhe për këtë do të ndëshkohen sipas ligjit.

MFE deklaron se tashmë është momenti për tu solidarizuar me qytetarët dhe jo për të abuzuar. Ministria fton qytetarët të bëhen bashkë për ti thënë thënë jo abuzimit.

“Falenderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e deritanishëm, ku vetëm sot janë regjistruar 75 denoncime. Në vijim të tyre DPT ka verifikuar 13 raste me shkelje të legjislacionit tatimor, nga të cilat 6 farmaci dhe 7 njësi tregtare fruta-perime. Gjatë verifikimeve janë evidentuar çmimet e shitjeve dhe të blerjeve, duke i kaluar për ndjekje të mëtejshme të organeve kopetente në rast rritjesh artificiale të tyre.

LEXO EDHE:  Përfshihet nga flakët një shtëpi private në Durrës

LEXO EDHE:  U largua nga Shqipëria para se të vinte droga/ Arbër Çekaj tregon arsyen

Ndërkohë që nga nesër në qytetet kryesore të vendit do të jenë në terren Task Forca, me prezencën e Tatimeve, Policisë, Agjensia Kombëtare e Barnave dhe AKU-së. Inkurajojmë të gjithë qytetarët të vijojnë denoncimin e rasteve abuzive dhe këshillojmë, që asnjëri të mos largohet nga njësitë tregtare pa marrë kuponin tatimor dhe të sigurohet që përshkrimi në kuponin tatimor është i njëjtë me mallin e marrë. Të gjithë bashkë, për t’i thënë jo abuzimit” njofton ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Qytetarët ftohet të denoncojnë çdo rast abuziv në numrin e vënë në dispozicion pa pagesë 0800 14 14./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau nipin me armë zjarri/ Kapet 57 vjeçari në Fushë Krujë

Publikuar

-

Nga

Është vënë në pranga autori i vrasjes që tronditi mbrëmjen e sotme Fushë-Krujën.

Ngjarja ndodhi në lagjjen Halili, ku  Shkëlqim Halili qëlloi për vdekje nipin e tij Julian Halili.

Sipas njoftimit të policisë autori tashmë është vënë në pranga, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Policia Fushë Krujë: Shërbimet e Policisë pas veprimeve të shpejta e profesionale, bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit të  vrasjes së 41 vjeçarit.

Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”/CNA.al

 

LEXO EDHE:  Konflikt me armë zjarri në Tiranë

LEXO EDHE:  Përfshihet nga flakët një shtëpi private në Durrës

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tronditet Fushë-Kruja/ Xhaxhai vret nipin me armë zjarri

Publikuar

-

Nga

Qyteti i Fushë-Krujës, është tronditur nga plumbat mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Halil, ku shtetasi Shkëlqim Halili 57-vjeç ka vrarë me armë zjarri nipin e tij Julian Halili 35-vjeç.

Autori i ngjarjes mësohet se është larguar menjëherë nga vendngjarja pas krimit, i armatosur me kallashnikov e pistoletë.

Policia po punon për kapjen e tij, ndërsa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE