Connect with Us

A do sjellë koronavirusi, fundin e praktikës së shtrëngimit të duarve?

Blog

A do sjellë koronavirusi, fundin e praktikës së shtrëngimit të duarve?

Publikuar

-

Nga Erika Hughes “The Conversation”

“Ju lutemi të mos shtërngoni duart!”, lexohej në një tabelë në një aktivitet publik në Londër, ku mora pjesë kohët e fundit. Megjithë ankthin në rritje mbi koronavirusin, për shumë nga të pranishmit, ishte hera e parë që kishin hasur në një kërkesë të tillë.

Por të përmbahesh nga një sjellje kaq e zakonshme, është më e lehtë të thuhet, sesa të zbatohet.

Shtërngimi i duarve, është një sjellje gati automatike për shumë prej nesh. Arti i shtrëngimit të duhur të duarve, m’u mësua për herë të parë nga babai kur isha rreth 10-vjeçe:”Në fillim vendos kontaktin me sy. Ti nuk do të doje të shtrëngoje duart me dikë si një peshk i ngordhur!”.

Kështu e mbërtheva dorën e tij sa më fort që munda. Që atëherë, jam e hipnotizuar me “koreografinë” e shtrëngimit të dorës: kontakt i qëndrueshëm me sy, një hap i vogël përpara, zgjatje e dorës së djathtë, para se të kapni dorën e njeriut përballë me sasinë e duhur të shtërngimit.

Shtrëngimi i dorës, është kuptuar prej kohësh si një gjest që krijon një lidhje pozitive midis dy personave. Është një nga gjestet e para të përmendura në “Ilustrimet Praktike” të vitit 1807 nga Henri Sidons. Ai e përkufizon shtrëngimin e dorës, si një veprim që “bashkon dy ekstremet e trupit të njeriut me njëri-tjetrin”, dhe si një shprehje e zakonshme e miqësisë, dashamirësisë dhe përshëndetjes.

Ky gjest është i pasur me kuptime, pasi dora është gjuha e vullnetit të mirë e të përzemërt. Por çfarë të bëjmë kur shtrëngimi i dorës, dikur dashamirës, sot po bëhet potencialisht i rrezikshëm? Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Sihofer, kundërshtoi kohët e fundit t’i jepte dorën kancelares Angela Merkel.

Ndërkohë italianët, vendi me numrin më të lartë të të infektuarve në Evropë, janë duke provuar rregulla të reja të angazhimit shoqëror, që përfaqësojnë një largim drastik nga gjestet e tyre normale të kontaktit të lartë sociale mes puthjeve dhe përqafimeve.

Por shembulli ndoshta më ekstrem vjen nga Danimarka, ku ceremonitë e natyralizimit janë pezulluar, pasi një shtrëngim duarsh ka qenë përcaktuar në ligj në ceremoninë zyrtare, që nga një ndryshim i ligjit në vitin 2018. I kritikuar gjerësisht në atë kohë, si një iniciativë kundër emigracionit, ligji po bën që qindra njerëz të presin edhe disa kohë për të marrë nënshtetësinë daneze, pikërisht për shkak të pandemisë.

LEXO EDHE:  Beteja me koronavirusin/ BE i jep 5 milionë euro Kosovës

A do t’i japë kjo emergjencë fund praktikës së shtërngimit të duarve? Po pyesja veten për këtë gjë teksa po shkoja në një sallë konferencash në ngjarjen e lartpërmendur pa shtrëngime duarsh, ku unë do të jepja mësim në një seminar për mësuesit e dramës, shumë prej të cilëve kishin një përvojë të konsiderueshme në aktrim.

Unë kisha planifikuar të prezantoja disa ushtrime që kishin të bënin me prekjen, përfshirë edhe një ushtrim ku pjesëmarrësit mbështeteshin mbi peshën e trupave të njëri-tjetrit, si një mjet për të kuptuar marrëdhëniet e tyre si grup. Një tjetër ushtrim, niste me një seri shtrëngimesh dore të shkëmbyera në të gjithë sallën.

Para se të fillonim, vendosa të pyes pjesëmarrësit nëse ndjeheshin të qetë të preknin njëri-tjetrin. Shumica nuk e kishin problem. Unë u kërkova pjesëmarrësve të punonin në grupe siç ishte planifikuar fillimisht, por të imitonin shtrëngimin e dorës (dhe gjeste të tjera) me një lloj distance trupore.

Zhdukja e prekjes fizike pati një ndikim të dukshëm në seminar, pasi pjesëmarrësit u përpoqën të ruanin distancën, dhe t’i rezistonin impulsit për të prekur njëri-tjetrin. Në fakt, ndryshimi i fokusit e bëri shtrëngimin e dorës të dukej i çuditshëm.

Zëvendësimi i shtrëngimit të dorës me një përfaqësim, rriti ndërgjegjësimin e grupit për impulsin e mësuar për të qenë fizikisht të lidhur me njëri-tjetrin. Njerëzit vazhdonin të kërkonin ndjesë për mosprekjen e njëri-tjetrit. Dhe çfarë vjen më pas?

Përhapja e koronavirusit, po bën që njerëzit të rishikojnë shtrëngimin e dorës, dhe të kërkojnë gjeste të tjera që kryejnë funksione të ngjashme pa prekjen fizike. Uebsajti “India Today”, ka mbrojtur zëvendësimin e shtrëngimit të dorës (një zakon kryesisht perëndimor) dhe puthjes në faqe, në favor të një kthimi në përshëndetjen tradicionale ‘namaste’: një përkulje e lehtë e trupit me duar e bashkuara. Kriza shëndetësore aktuale, ka vënë në pikëpyetje rolin e prekjes në gjeste kulturore specifike të përshëndetjes dhe shprehjeve të lidhjeve sociale.

Kërkesa për t’u “përmbajtur nga shtërngimi i duarve”, ka potencialin të rishkruajë ndjeshëm mënyrën sesi i mbajmë marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Një përgjigje globale, mund të rezultojë në lëvizjen drejt gjesteve të reja të kryera, që do e ripërcaktojnë mënyrën se si bashkëveprojmë me njëri-tjetrin./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Vaksina, një biznes shumëmiliardësh

Publikuar

-

Nga

Vaksina, një biznes shumëmiliardësh

Në fillim të pandemisë, kompanitë e mëdha farmaceutike qëndruan në heshtje, duke menduar për historinë e gjatë të përgjigjeve ndaj sëmundjeve infektive që kishin rezultuar të padobishme. Rastet e para të covid-19 datojnë në dhjetor 2019, por vetëm në mes të marsit 2020, disa kompani njoftuan qëllimin e tyre për të prodhuar një vaksinë.

“Një ndërmarrje e konsideruar shumë e rrezikshme, duke qenë se duhej kryer shpejt, me sytë e botës mbi to dhe me mundësinë e mos nxjerrjes së fitimeve”, shkruan Financial Times. Megjithatë sot ka 202 kompani që zhvillojnë vaksina, 47 prej të cilave tashmë janë në fazën klinike dhe mbi të gjitha, vëren gazeta financiare Britanike, ka mundësi reale për të fituar para, të favorizuara nga shkalla e pandemisë dhe nivelet e paprecedenta të fondeve të alokuara nga qeveritë.

“Shumë ekspertë janë të bindur se covid-19 do të qarkullojë për vite me radhë. Kjo do të thotë që tregu i vaksinave do të jetë shumë fitimprurës. Për kompani si Pfizer dhe Biontech, analistët presin të ardhura prej 3.5 miliardë dollarësh në 2021. Tregu global për vaksinat covid-19 mund të jetë me vlerë 9.5 miliardë dollarë vitin e ardhshëm”.

Kërkimi i vaksinave u inkurajua gjithashtu nga financime bujare publike. “AstraZeneca mori 1.2 miliardë dollarë, Johnson & Johnson 1.5 miliardë, Moderna 2 miliardë, Novavax 1.6 miliardë, Pfizer 1.95 miliardë dhe Sanofi / Gsk 2 miliardë përmes Operacionit “Warp Speed”, projekti i nisur nga qeveria e Shteteve të Bashkuara”.

Kompanitë farmaceutike, përfundon Financial Times, gjithashtu kanë mundësinë të përmirësojnë imazhin e tyre, i cili shpesh turbullohet nga skandalet. Ndërkohë, megjithatë, shkruan Mediapart, “Albert Bourla, shefi ekzekutiv i Pfizer, ishte i pari që përfitoi nga rritja në tregun e aksioneve pas njoftimit me të cilin kompania farmaceutike amerikane dhe aleatja e saj gjermane Biontech njoftuan efektivitetin e vaksinës së tyre kundër covid-19. Aksionet e Pfizer u rritën më 9 nëntor dhe Bourla shiti më shumë se 130,000 aksione në zotërim, për një shumë prej 5,5 milion dollarësh. “Ky pasurim personal ishte i paramenduar: Bourla kishte autorizuar shitjen e aksioneve më 19 gusht ‘me kusht që ato të arrinin një nivel të caktuar çmimi””.

LEXO EDHE:  Nga Armir Shkurti/ Polici që mban epideminë

LEXO EDHE:  Beteja me koronavirusin/ BE i jep 5 milionë euro Kosovës

Megjithatë, tani, problemi më i ngutshëm është të sigurohet që vaksina është me të vërtetë e arritshme për të gjithë. Siç shpjegon Le Monde, “në shtator, OJQ britanike Oxfam vlerësoi se vendet e pasura, të cilat përfaqësojnë 13 përqind të popullsisë botërore, kishin siguruar tashmë 51 përqind të dozave të vaksinave kryesore”.

Kompanitë farmaceutike kontraktohen drejtpërdrejt nga qeveritë, dhe disa ekspertë spekulojnë çmime të larta, shton gazeta franceze. “Shuma e diskutuar nga Pfizer-Biontech me qeverinë amerikane përcaktohet në 16,50 € për dozë. Moderna ka vendosur nivele të ndryshme çmimesh, të cilat variojnë midis $ 10,5 dhe $ 15,5, bazuar në numrin e dozave të porositura. Nga ana tjetër, AstraZeneca është zotuar të shesë vaksinën e saj për rreth 2.50 € për dozë”.

Në fakt, disa kompani janë zotuar të mos nxjerrin fitime nga vaksinat gjatë pandemisë. Ky është rasti i AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Sidoqoftë, këto premtime kanë nevojë për disa sqarime, shkruan Financial Times.

“Johnson & Johnson nuk ka shpjeguar në detaje se çfarë do të thotë me “mos nxjerrje të fitimeve” dhe, në çdo rast, kur urgjenca mbaron, ajo do të jetë e lirë nga angazhimet e saj.

Në një kontratë të firmosur me një kompani që do të prodhojë vaksinën e saj, AstraZeneca tregoi se mund të deklarojë të mbyllur pandeminë në korrik, teksa vaksinat fillojnë të shiten globalisht”.

Dhe në fund, lind një sfidë e madhe logjistike: “Vaksina e Pfizer mund të ruhet në –70 ° C në frigoriferë që kushtojnë rreth dhjetë mijë euro”. Nuk është rastësi që më 12 nëntor, shkruan El País, qeveria meksikane njoftoi se nuk do ta blejë, “sepse nuk ka infrastrukturën e nevojshme për të ruajtur dozat dhe për t’i shpërndarë ato”. / Bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Çfarë duhet bërë me fëmijët e Shtetit Islamik?

Publikuar

-

Nga

Nga Vera Mironova “Foreign Policy”

Në tetor, një djalë 16-vjeçar në Rusi u qëllua për vdekje, pasi plagosi një polic ndërsa po përpiqej t’i vinte zjarrin disa makinave të policisë. Por ajo nuk ishte hera e parë në familjen e tij që dikush shkelte ligjin. Në vitin 2001, njerku i tij ishte dënuar me 14 vjet burg për terrorizëm, pasi tentoi të shpërthente një tubacion gazi, me gjasë si pjesë e një organizate islamike. Ai incident i shtoi një urgjencë të re pyetjes se çfarë duhej bërë me dhjetëra mijëra fëmijë të anëtarëve të Shtetit Islamik, që ndodhen ende në kampet dhe burgjet e Irakut dhe Sirisë.

Gati të gjithë ata që janë përfshirë në çështjen e riatdhesimit, po i përdorin fëmijët – tashmë viktima të dhunës dhe kaosit – për të çuar përpara axhendat e tyre. Në tetor, disa qeveri perëndimore, përfshirë Suedinë dhe Gjermaninë, dërguan delegacionet e tyre në kampet në Siri, për të biseduar me shtetasit e tyre të burgosur, nëse dëshironin që të riatdhesonin fëmijët e tyre. Asnjë nga gratë me të cilat folën nuk ra dakord. Në llogaritë e tyre në rrjetet sociale dhe në platformën Telegram, shumë prej tyre thanë se e morën këtë vendim për mirëqenien e fëmijëve të tyre:fëmijët duhej të ishin pranë nënave të tyre.

Por privatisht, e theksuan shqetësimin e tyre se lejimi i fëmijëve për t’u riatdhesuar, do të thoshte që qeveria e vendit të tyre do t’i harronte vetë nënat në kampe. Dhe nuk e kanë gabim. Në intervista të ndryshme, disa zyrtarë të qeverive perëndimore, vunë në dukje se qëllimi i tyre kryesor është riatdhesimi i fëmijëve, dhe se janë shumë më pak të shqetësuar mbi atë që do të ndodhë më pas me gratë. Politika zyrtare e Forcave Demokratike Siriane, që mbikëqyr shumicën e kampeve të paraburgimit për anëtarët e Shtetit Islamik, është se vetëm jetimët dhe rastet mjekësore (fëmijët e sëmurë me nënat e tyre), kanë të drejtë që të rikthehen në shtëpitë e tyre. Nënat e pranojnë se u përpoqën t’i nxirrnin fëmijët e tyre prej andej, dhe disa ia kanë dalë. Por në një intervistë, një grua tha se kurdët i kishin paralajmëruar se nëse do të tentonin prapë me këto sjellje, fëmijët e tyre do t’u merreshin dhe dërgoheshin në jetimore të ndryshme në Siri.

Për kurdët e Forcave Demokratike Siriane, pasja më shumë kontroll mbi shumë të huaj, dhe sidomos fëmijëve në kampe, do t’u jepte atyre një pozicion më të fortë në negociatat me qeveritë e vendeve nga vijnë gratë dhe fëmijët. Edhe jetimët e vërtetë nuk riatdhesohen kollaj. Gratë i kanë përdorur jetimët për të shantazhuar gjyshërit në shtëpi, duke u thënë se nëse ata do të paguanin një shpërblim montar, nipi i tyre mund të riatdhesohej. Një rast që e përmendën disa gra në kamp, përfshinte një anëtare 56-vjeçare çeçene të Shtetit Islamik, i njohur si Kadidja, e burgosur në kampin Al-Hol. Për disa muaj, ajo fshehu katër jetimë rusë, që të mos ktheheshin në shtëpi. Publikisht, ajo tha se nuk donte që fëmijët të rriteshin në një vend jo mysliman, teksa gjyshërit ajo i konsideron si të pafe. Por njëkohësisht, ajo raportohet t’u ketë thënë të afërmve të secilit prej jetimëve, se do t’i kthente fëmijët nëse ata paguanin që ajo të kalonte në Turqi.

Ajo i la fëmijët të iknin pasi luftëtarët e Shtetit Islamik i kërkuan asaj që ta bënte këtë, dhe mbështetësit e grupit jashtë vendit e kërcënuan se do të ndalonin dërgimin e parave që ata i kishin dhënë më herët. Sipas anëtarëve të tjerë të familjes dhe zyrtarëve të kampit, ai rast nuk ishte unik. Edhe në raste të rralla kur një fëmijë riatdhesohet bashkë me të ëmën, fëmija mund të përdoret sërish. Në një rast në Azinë Qendrore, një nënë e riatdhesuar me fëmijën e saj, pretendoi në mënyrë të rreme, se babai i fëmijës ishte një burrë nga një familje e pasur që kishte vdekur në Siri.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Kirurgu i njohur mesazh qytetarëve: Do ia dalim, vetë e keni në dorë

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Sa kohë do të duhet për të kuptuar nëse masat kufizuese funksionojnë?

Shërbimi i inteligjencës e dinte që ajo po gënjente. Burri i saj po luftonte në një zonë tjetër 9 muaj para se të lindte fëmija. Për gati 1 vit, tha një zyrtar në një intervistë, ata kanë debatuar nëse duhet t’i thoshin të vërtetën gjyshit të pretenduar të fëmijës.
Se çfarë duhet bërë me fëmijët e luftëtarëve të Shtetit Islamik, mbetet një çështje thelbësore jo vetëm nga një perspektivë humanitare, por edhe nga pikëpamja e sigurisë. Në vendet me një histori të gjatë rebelimesh, rastet e fëmijëve që u bashkohen baballarëve të tyre në luftime nuk janë të rralla.

Dhe ndërsa shumica e vendeve, mezi po përpiqen t’i frenojnë nga radikalizmi fëmijët me prindërit e tyre të radikalizuar, disa vende bëjnë të kundërtën, duke shpresuar që të shmangin trashëgiminë e fëmijëve të besimeve radikale. Për shembull në Taxhikistan, vend që kohët e fundit përjetoi një luftë të përgjakshme civile, fëmijët e lidhur me Shtetin Islamik të kthyer nga Iraku dhe Siria, u vendosen në jetimore.
Njëherazi, ata janë tashmë të rrezikuar të bëhen fytyra e re e Shtetit Islamik apo çfarëdolloj grupi tjetër, dhe sa më shumë që bota i braktis ata, aq më shumë kanë gjasa që ata të ndiejnë se nuk kanë mundësi tjetër. Kjo është arsyeja pse riatdhesimi, me një fokus të kujdesshëm drejt de-radikalizimit dhe ri-integrimit, është thelbësor./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://foreignpolicy.com/2020/11/25/islamic-state-isis-repatriation-child-victims/

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse “normaliteti” ku premton të na rikthejë Bajden do të jetë i tmerrshëm

Publikuar

-

Nga

Pse “normaliteti” ku premton të na rikthejë Bajden do të jetë i tmerrshëm

Nga Ben Shapiro “Fox News”

Pasi kaloi 2 vjet duke shmangur pyetjet serioze në lidhje me preferencat e tij mbi politikat, ekipin e tij dhe presidencën e tij të ardhshme, ne tanimë e dimë se çfarë synon të bëjë Xho Bajden nëse Kolegji Zgjedhor, siç edhe pritet, do ta votojë atë si presidenti në dhjetor:Ai do ta ri-lejojë “kënetën” e Uashingtonit që të vazhdojë biznesin si zakonisht.

Media liberale shpenzoi 4 vjet, duke na sugjeruar që presidenti Donald Trump ishte i zhytur në korrupsion, i pa pranuar në Partinë Republikane, i angazhuar në aventura të rrezikshme në politikës së jashtme. Po këto media na garantuan se do ta mbrojnë demokracinë nga brutaliteti i Trump, se do të jenë në çdo moment vigjilentë, duke luftuar për të parandaluar pranimin si “normalitetin e ri” të standardeve trumpiane. Në vend të kësaj, media liberale sugjeroi që ne duhet të ktheheshim në “normalitetin” e vjetër – me të cilin ata nënkuptonin një sistem, në të cilin media dhe demokratët punon dorë për dore për ta gënjyer publikun amerikan mbi përmbajtjen e politikës; dhe ku mençuria konvencionale u trajtua si e vërteta e Ungjillit, pavarësisht se sa e gabuar ishte. Ata kërkuan kthimin në një normalitet, ku marrëdhëniet komode midis korporatave dhe qeverisë cilësoheshin një normë. Ata nënkuptonin një sistem në të cilin të gjitha çështjet e vështira politike shtyheshin për një ditë tjetër; dhe në të cilin skandalet pastroheshin pa u menduar dy herë.

Ai ishte një sistem, në të cilin kufijtë kushtetues tejkaloheshin rregullisht, në emër të përparësive të politikës së majtë; dhe në të cilin retorika e ligë e demokratëve, justifikohej si një nënprodukt natyral i së keqes së lindur tek e djathta; një sistem në të cilën burimet alternative të lajmeve, trajtoheshin si media konspirative. Ky është “normaliteti”, që kërkonin mediat dhe demokratët. Dhe është normale që ata me sa duket atë do të ndjekin. Bajden po e mbush administratën e tij me të gjithë anëtarët e “bandës së demokratëve” të establishmentit. Toni Blinken, më i famshmi nga ata që përqafoi marrëveshjes mbi programin bërthamor
të Iranit, dhe që inkurajoi dërgimin e më shumë trupave amerikane në Siri, do të drejtojë tashmë Departamentin e Shtetit, si Sekretar i Shtetit.

Xhenet Jellen, që së fundmi ishte kryetare e Rezervës Federale nën presidencën Obama, do të drejtojë Departamentin e Thesarit. Xhejk Sallivan, këshilltari i sigurisë kombëtar i Bajden kur ky ishte zëvendëspresident, më i famshëm për sugjerimin se marrëveshja me Iranin ishte fryt i negociatave të shkëlqyera (nuk ishte), do të bëhet këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.
Ndërkohë, media tradicionale do të vazhdojë të mbulojë me servilizëm presidencën e Bajdenit. Këtë javë, “The Ëashington Post”, pati një shkrim të gjatë kushtuar “mrekullive të epokës së re Bajden”, me titull “Establishmenti i Uashingtonit, shpreson që një presidencë Bajden ta bëjë bëjë sërish madhështor shkollimin”.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Grida Duma flet për jetën në karantinë, apel qytetarëve

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Grida Duma flet për jetën në karantinë, apel qytetarëve

Në shkrim, vlerësohej normaliteti i vjetër për “respektin që ka për përvojën dhe ekspertizën”, për “civilizimin dhe bashkëpunimin dypartiak”, dhe si një mundësi për t’i “bërë njerëzit bashkë”. Në fakt normaliteti i vjetër nuk ishte i mirë. Kjo është arsyeja pse u zgjodh presidenti Donald Trumpi. Kjo ishte arsyeja pse demokratët gati e humbën Kongresin edhe në këto zgjedhje, dhe pse ata duket se nuk do ta marrin dot kontrollin e Senatin. Sot, media liberale feston rikthimin e normalitetit të vjetër. Kjo festë ka të ngjarë të rezultojë sërish në një reagim të ashpër, që ata nuk mund ta kontrollojnë. Dhe ata do të habiten si kurrë më parë, se pse të gjithë të tjerët nuk ishin dhe aq të lumtur sa ata për rikthimin e “kënetës demokratike të establishmentit”./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.foxnews.com/opinion/biden-return-to-normalcy-ben-shapiro

LEXO TE PLOTE