Politikë
“90% e bizneseve do falimentojnë”/ Berisha thirrje urgjente qeverisë

Ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qeverisë të mbështesë bizneset urgjent me kredi të buta, ndryshe 90% e tyre, të mbyllur sipasojë e pandemisë së koronavirusit do të falimentojnë.
Në reagimin e tij në rrjetet sociale Berisha shkruan se nëse lokalet apo bizneset mbyllen për shkak të fatkeqsive natyrore apo epidemive, i takon me ligj të kompensohen nga shteti, ashtu si në cdo vend të botës.
“Mbyllja e Lokaleve dhe Bizneseve nga shteti duhet urgjent te shoqerohet me kredi te buta dhe afatgjata!
Pse kjo?
Se pari u takon me ligj. Lokalet, bizneset po mbyllen jo per shkak te tyre por per “arsye madhore”, epidemi, fatkeqesi natyrore, ne te cilat kudo ne bote shteti kompenson!
Se dyti, bizneset qe mbyllen me urdher nuk kane likuiditet per te paguar pagat dhe eventualisht qerate!
Se treti, ne rast se nuk u jepen kredi te buta afatgjata rreth 90% e tyre do falimentojne dhe do te biem nga nje katastrofe epidemie ne nje katastrofe ekonomike.
Denoj qendrimin armiqesor te Edvin Çekap Maskes ndaj bizneseve ne Shqiperi!”/ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

53 emrat e listës fituese të Lulzim Bashës
Lulzim Basha po paraqet ditë pas dite listën e tij të kandidatëve fitues në zgjedhjet e 25 prillit. Fiton apo jo opozita, Luli çdo ditë...

Zbulohet kandidatja surprizë e Lulzim Bashës
Partia Demokratike, duket se ka vendosur të na surprizojë edhe këtë herë me kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për një...