Connect with Us

4 raste të tjera me koronavirus në Shqipëri/ Shkon në 42 numri i të infektuarve

Kronika

4 raste të tjera me koronavirus në Shqipëri/ Shkon në 42 numri i të infektuarve

Publikuar

-

4 raste të tjera me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Instituti i Shëndetit Publik raporton se janë testuar 27 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 532 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19 42 qytetarë, nga të cilët 26 prej tyre janë nga Tirana 5 nga Durrësi (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë), 2 nga Lushnja, 2 nga Elbasani, 5 nga Fieri dhe 2 nga Rrogozhina

17 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina), tre prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri dhe një 50 vjeçar nga Tirana, ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve që paraqiten në spitale të njoftojnë personelin shëndetësor nëse kanë udhëtuar jashtë vendit, ose nëse kanë një familjar ose të afërt që ka udhëtuar jashtë vendit.

LEXO EDHE:  Dialogu Shqipëri-BE do zhvillohet nesër në Tiranë, ndryshon formati

“Njoftoni nëse keni patur kontakt me persona që kanë udhëtuar apo kanë shenja të sëmundjes. Mos vizitoni të afërmit në spitale sepse shkaktoni rrezik edhe për personelin shëndetësor. Ju lutem bashkëpunoni me mjekët dhe me autoritetet! Sot është detyrim që ne të mbrojmë personelin shëndetësor duke treguar ndërgjegje të lartë në raport me të vërtetën, atë që secili prej nesh duhet të bëjë: Shmangni vajtjet direkte në spitale. Telefononi 127 dhe ndiqni këshillat që merrni nga personeli shëndetësor”, thueht në thirrjen e Ministrisë./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Abuzuan me çmimet / Procedohen penalisht dy pronare farmacish në Durrës

Publikuar

-

Nga

Policia e Durrësit ka kryer kontrolle të befasishme në të gjitha farmacitë, për parandalimin e tregtimit të medikamenteve me çmime abuzive dhe fshehjes së të ardhurave.

Në sajë të operacionit të koduar “Medikamenti”, blutë kanë proceduar 2 pronare të farmacive, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Bëhet fjalë për shtetaset me iniciale S. L., 32 vjeçe, banuese në Durrës dhe E. D., 40 vjeçe, banuese në Shijak, Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë në lagjen Nr. 13, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi disifektantësh për duart (xhela antibacterial), pa faturë tatimore, të cilët shiteshin me çmime abuzive, si dhe në farmacinë në lagjen Nr. 4, u konstatuan shitje pa kupon tatimor.

LEXO EDHE:  Gazeta italiane sqaron shqetësimin e tepruar për coronavirusin

LEXO EDHE:  Alarmi! Po rritet përdorimi i narkotikëve nga të rinjtë shqiptarë (shifrat)

Policia paralajmëron se kontrollet e befasishme do vijojnë në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe përfitimit nga situata e krijuar duke abuzuar me çmimet jo vetëm të medikamenteve, por të çdo produkti për konsum nga qytetarët.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Abuzuan me çmimet/ Konstatohen 13 farmaci dhe njësi tregtare, MFE apel qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka konstatuar 13 raste me shkelje, 6 në farmaci dhe 7 të tjera në njësi tregtare fruta-perime.

Ministria e Financave bën me dije se këto subjekte kanë abuzuar me çmimet dhe për këtë do të ndëshkohen sipas ligjit.

MFE deklaron se tashmë është momenti për tu solidarizuar me qytetarët dhe jo për të abuzuar. Ministria fton qytetarët të bëhen bashkë për ti thënë thënë jo abuzimit.

“Falenderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e deritanishëm, ku vetëm sot janë regjistruar 75 denoncime. Në vijim të tyre DPT ka verifikuar 13 raste me shkelje të legjislacionit tatimor, nga të cilat 6 farmaci dhe 7 njësi tregtare fruta-perime. Gjatë verifikimeve janë evidentuar çmimet e shitjeve dhe të blerjeve, duke i kaluar për ndjekje të mëtejshme të organeve kopetente në rast rritjesh artificiale të tyre.

LEXO EDHE:  Gazeta italiane sqaron shqetësimin e tepruar për coronavirusin

LEXO EDHE:  Alarmi! Po rritet përdorimi i narkotikëve nga të rinjtë shqiptarë (shifrat)

Ndërkohë që nga nesër në qytetet kryesore të vendit do të jenë në terren Task Forca, me prezencën e Tatimeve, Policisë, Agjensia Kombëtare e Barnave dhe AKU-së. Inkurajojmë të gjithë qytetarët të vijojnë denoncimin e rasteve abuzive dhe këshillojmë, që asnjëri të mos largohet nga njësitë tregtare pa marrë kuponin tatimor dhe të sigurohet që përshkrimi në kuponin tatimor është i njëjtë me mallin e marrë. Të gjithë bashkë, për t’i thënë jo abuzimit” njofton ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Qytetarët ftohet të denoncojnë çdo rast abuziv në numrin e vënë në dispozicion pa pagesë 0800 14 14./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau nipin me armë zjarri/ Kapet 57 vjeçari në Fushë Krujë

Publikuar

-

Nga

Është vënë në pranga autori i vrasjes që tronditi mbrëmjen e sotme Fushë-Krujën.

Ngjarja ndodhi në lagjjen Halili, ku  Shkëlqim Halili qëlloi për vdekje nipin e tij Julian Halili.

Sipas njoftimit të policisë autori tashmë është vënë në pranga, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Policia Fushë Krujë: Shërbimet e Policisë pas veprimeve të shpejta e profesionale, bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit të  vrasjes së 41 vjeçarit.

Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”/CNA.al

 

LEXO EDHE:  Mjekonte të prekurit në Kinë/ Ndërron jetë doktori i parë nga koronavirus

LEXO EDHE:  Mjekonte të prekurit në Kinë/ Ndërron jetë doktori i parë nga koronavirus

 

LEXO TE PLOTE