Politikë
Zgjerohen masat drastike kundër koronavirusit/ Rama bën një tjetër njoftim të rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një tjetër njoftim të rëndësishëm në lidhje me masat drastike kundër përhapjes së koronavirusit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se të gjitha kompanitë prodhuese duhet të sigurojnë autobusët e transportit të punonjësve dhe akreditimin e tyre (si edhe akreditimin e automjeteve private të personelit) në adresën:
Po ashtu, kreu i qeverisë thekson se për çdo sqarim të nevojshëm mbi procedurën, duhet të telefonojnë policinë e shtetit në numrat:
0694122223
0694122224
Ndër të tjera, Rama deklaron se të gjitha kompanitë duhet të sigurojnë standartet e sigurisë kundër përhapjes së epidemisë në mjediset e tyre të punës. në të kundërt do të përballen me sanksione të rënda
Gjithashtu kreu i qeverisë bën të ditur se masat drastike do të shtrihen edhe në qytetet e tjera. Kështu nga nesër në 06.00 të mëngjesit lokalet dhe mjediset e tjera të mbyllura fillimisht në qarqet tr/dr dhe sot në qarqet shkodër, lezhë, elbasan, fier dhe vlorë, do të mbyllen në të gjithë shqipërinë
“Lëvizjet e paautorizuara me automjet të kujtdo që nuk ka një arsye pune, sipas kategorive të funksioneve shtetërore apo shërbimeve private të autorizuara, do të dënohen me heqje të patentës 3 vjet dhe sekuestrim të automjetit!
Frikë aspak, kujdes po!”-shkruan Rama.
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...