Connect with Us

Video-Ylli Ndroqi merr masat/ Katër badigardë muskulozë “e mbrojnë” nga koronavirusi

Lajme

Video-Ylli Ndroqi merr masat/ Katër badigardë muskulozë “e mbrojnë” nga koronavirusi

Publikuar

-

Koronavirusi ka frikësuar shqiptarët në masë, por duket se disa persona zgjedhin mënyra të tjera për tu mbrojtur.

Kryeministri kërkoi që qytetarët të mbajnë sa më shumë higjenë dhe pastërti, por pronari i Yldon Media Group Ylli Ndroqi ka shtuar badigardët.

Ylli Ndroqi ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet duke u kthyer nga Korça për në Tiranë, ndërsa ka ndaluar buzë liqenit të Pogradecit.

Jashtë dy makinave të tij shihen 4 badigardë të veshur me maska dhe doreza, ndërsa qëndrojnë në këmbë për të mbrojtur pronarin e tyre./ CNA.al

1 Koment

1 Koment

  1. Greta

    14 Mars, 2020 at 9:32 pm

    Talle leshtë se për leshë do ikësh.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Biznesmeni apel të fortë qytetarëve/ “Mos lejoni panikun e stimuluar nga politika t’ju shkatërojë jetën”

Publikuar

-

Nga

Biznesmeni shqiptar në industrinë e transportit detar Aleksandër Kalivopulli ka bërë një apel të fortë lidhur me koronavirusin e ri që ka marrë mijëra jetë njerëzish.

Kalivopulli thotë se jetën e tij e ndan mes Shqipërisë dhe Greqisë, por biznesi e ka lidhur me miq e bashkëpunëtorë në të gjithë botën, por thekson se askush nuk njeh ndonjë person të sëmurë.

Biznesmeni thotë se nuk ka arsye për të pasur panik dhe i bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e interesave politike.

“Kam 10 ditë që ju bëj të gjithëve një pyetje te thjeshtë:

– A keni ndonjë të njohur që është prekur nga ky koronavirus???

Përgjigjia është vetëm negative: Jo… nuk njoh asnjë…

Dhe logjikisht i pyes përsëri: Atëherë nga kush trembemi?

Me përgjigjen: Ouuuu… se dimë? Pa dashur të jem i bezdisshëm…

A ka mundësi të pyesni edhe ju miqtë tuaj kudo që janë dhe të krijoni një ide më reale se ccfarë është kjo që po na ndryshon jetën… A është diku në jetën tonë? Mos lejoni që paniku i stimuluar për interesa politike të shkatërojë jetën tonë!”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Gëzim Xhepa thirrje Task Forcës qeveritare/ “Të aktivizohen thirrjet telefonike të mjekut të familjes”

Publikuar

-

Nga

Profesori Gëzim Xhepa deklaron se situata aktuale dëshmon rënien në kolaps dhe destruksionin e shërbimit parësor. Ai ngre akuzat se taskforca qeveritare ka neglizhuar ndihmën që mund të japë në këto momente mjeku i familjes.

Xhepa pretendon se aktualisht është e pamundur të menaxhohet situata tekefonike nga një qendër e vetme, siç është 127 për filtrimin e problemeve dhe dhënien e ndihmës.

Sipas tij, kjo është e vetmja arsye e vështirësisë së kontaktimit në një fluks të rritur që shkakton situata e panikut, ndaj kërkon që të angazhohen më shumë mjekët e familjes.

“Edhe kur arrihet kontakti me këtë qendër, ekspertët mjekësor janë të paaftë të konkludojnë për një rast të panjohur në aspektin shëndetësor! Po të kishim një shërbim parësor, i cili do ishte efiçient në kuptimin e mirëfilltë profesional të një sistemi solid shëndetësor, telefonatat e familjarëve do ishin me mjekun e familjes dhe ky i fundit i mirënjohur me statusin shëndetësor të pacientëve të tij do të vlerësonte ndërhyrjen e 127, apo menaxhimin telefonik të sëmundjes nga ai vetë! Por organizimi i sistemit parêsor i ka transformuar mjekët e familjes në noterë vulash, pa të drejtë mendimi dhe vendimi për pacientët e tyre, qoftë dhe për medikamente të terapisë së vazhdueshme, gjë që e bën të vështirë aktivizimin e tyre në një moment të tillë si menaxhues telefonik të pacientëve të tyre, pasi kanë njohje të përciptë për kotigjentin e pacientëve në trajtim! Megjithatë, në situatën e krijuar, ka ardhur koha të aktivizohet mjeku i familjes si filtër paraprak telefonik, në lidhje me të sëmurët e tij, dhe të jetë Ai që të aktivizojë komunikimin me 127! Situata e krijuar kërkon aktivizimin e të gjithë forcave mjekësore, përndryshe situata po shket në kaos”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“6 ushtarakë të kthyer nga Gjermania me temperaturë”/ Kollçaku zbulon përgjjigjen e analizave

Publikuar

-

Nga

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku ka treguar se 6 ushtarakë të Forcave të Armatosura të kthyer nga një stërvitje në Gjermani kanë pasur temperaturë.

Kollçaku tha se për këtë arsye ata i janë nënshtruar testimit për koronavirus, por që fatmirësisht kanë rezultuar negativë.

“Ne disa masa i morëm para se të jepej alarmi nga Ministria. Ne kishim një kontigjent që u kthye nga Gjermania. Gjashtë prej tyre kishin temperaturë dhe u morën tamponë ku u testuan. Ata dolën negativë por sapo erdhën u vetëkarantinuan të gjithë. Te Forcat e Armatosura ka shumë grumbullim sepse stërvitjet bëhen në grup dhe ne krijuam hapësira për stërvitje. Vetëm personeli esencial qëndroi nëpër godina. Megjithatë gadishmëria e Forcave të Armatosura nuk është prekur dhe fatmirësisht asnjë personel nuk rezulton i prekur”, tha Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA në emisionin “Kjo Javë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE