Connect with Us

U takua me ministrin e infektuar nga koronavirusi/ Vetëkarantinohet Ivanka Trump

Bota

U takua me ministrin e infektuar nga koronavirusi/ Vetëkarantinohet Ivanka Trump

Publikuar

-

Koronavirusi vijon të përhapet në mënyrë të frikshme në shumë vende të botës dhe ajo që sugjerojnë ekspertët për të izoluar këtë virus është higjena dhe vetëizolimi.

Kështu, mësohet se edhe vajza e Presidentit amerikan, Ivanka Trump ka zbatuar këto masa, duke u vetëkarantinuar.

Ky vendim i Ivanka Trump ka ardhur pas një takimi që ka zhvilluar së fundmi me ministrin e Brendshëm austrilian Peter Dutton, i cili rezultoi pozitiv me koronavirusin.

Pas kësaj Ivanka Trump ka vendosur të punojë në shtëpi të premten, si masë kundër koronavirusit.

Megjithatë Shtëpia e Bardhë bëri me dije se Ivanka Trump nuk po shfaq ndonjë simptomë të sëmundjes dhe se ajo nuk ka nevojë të vetë-karantinohet.

LEXO EDHE:  "Impeachment” dhe ”Irani”, do dëmtojnë më shumë demokratët sesa Donald Trumpin

“Shtëpia e Bardhë është e vetëdijshme që Z.Dutton rezultoi pozitiv për Covid-19. Ai ishte asimptomatik gjatë ndërveprimit. Ekspozimi u vlerësua dhe Njësia Mjekësore e Shtëpisë së Bardhë konfirmoi, në përputhje me udhëzimet për CDC, që Ivanka nuk shfaq simptoma dhe nuk ka nevojë të vetë-karantinohet”, tha në një deklaratë zëvendës Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere duke shtuar: “Ajo punoi nga shtëpia duke u treguar shumë e kujdesshme, derisa të jepen udhëzime”.

Po ashtu prokurori i Përgjithshëm William Barr, i cili gjithashtu u takua me Dutton, “ndjehet mirë dhe nuk po shfaq asnjë simptomë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Pandemia e koronavirusit/ SHBA shpall emergjencën kombëtare

Publikuar

-

Nga

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka shpallur pak më parë emergjencën kombëtare në kuadër të masave për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.

Trump tha se “brenda një kohe të shkurtër do të kryhen shumë teste për koronavirusin për të kuptuar përhapjen  dhe mundësuar frenimin”.

Ndërkaq, Trump bëri me dije dhe se do akordohet  një fondi prej 50 miliardë dollarësh, në ndihmë të autoriteteve qëndrore dhe lokale mjekësore për të marrë të gjitha masat për përballimin e situatës.

LEXO EDHE:  Vizita e 9 kongresmenëve amerikanë në Tiranë/Reagon Ambasada e SHBA

LEXO EDHE:  Bolton: Do të mbështesim me entuziazëm një Brexit pa marrëveshje

Deri tani në gjithë Amerikën janë prekur nga koronavirusi 1,701 shtetas dhe kanë humbur jetën 40 të tjerë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rezultoi me koronavirus pas kthimit nga Italia/ Izolohet një fshat i tërë në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Kosova ka konfirmuar sot dy rastet e para me koronavirus.

Njëri prej të prekurve, 77-vjeçari kishte 8 ditë që kishte ardhur nga Italia.

Ai është nga fshati Stubëll i Vitisë dhe kryetari i Komunsës Sokol Haliti ka bërë me dije se 15 persona të stafit mjekësor që mjekuan fillimisht të moshuarin janë futur në karantinë.

Më vonë pritet që të futet në karantinë i gjithë fshati Stubëll.

LEXO EDHE:  Drejtësia/SHBA: Nëse reforma s’do miratohej pasojat do ishin të rënda

LEXO EDHE:  Vizita e 9 kongresmenëve amerikanë në Tiranë/Reagon Ambasada e SHBA

“Aktualisht në karantinë janë 15 punëtorë të shëndetësisë. Kam kërkuar që të furnizohen policët dhe punëtorët te shëndetësisë me maska, dorëza e pajisje tjera, pasi që nuk kanë”, ka thënë Haliti për Gazetën Express.

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Video/ Laboratori amerikan zbulon vaksinën ndaj Covid-19 brenda 3 orësh

Publikuar

-

Nga

Një laborator në San Diego, pretendon se ka krijuar vaksinën ndaj koronavirusit, tre orë pas hyrjes në sekuencën gjenetike të virusit më 9 janar, dhe tani shkencëtarët po garojnë për të nxjerrë vaksinën në treg në kohë rekord.

Inovio Pharmaceuticals është e vendosur në Pensilvani, por zbulimin e bënë shkencëtarët në laboratorin e saj në San Diego.

Inovio Pharmaceuticals, ka krijuar gjithashtu më herët dhe vaksinë për virusin Zika dhe Ebola.

 “Kemi një algoritëm të cilin e kemi dizenjuar, dhe ne e vendosëm sekuencën e ADN-së në algoritmin tonë dhe dolëm me vaksinën në një kohë të shkurtër”, ishprehet Dr Trevor Smith, drejtori i kërkimeve dhe zhvillimit i Inovio-s.

Vaksina e Inovio-s për COVID-19 ,siç e kanë quajtur zyrtarët e shëndetësisë virusin, mund të ishte e gatshme gjatë kësaj vere.

Stoku i Inovio-s u rrit në 5.32 dollarë për aksion disa ditë pasi kompania njoftoi se ishte zgjedhur për të punuar në një vaksinë te koronavirusit.

LEXO EDHE:  “Impeachment” dhe ”Irani”, do dëmtojnë më shumë demokratët sesa Donald Trumpin

LEXO EDHE:  Basha nga SHBA: Ja çfarë më premtoi njeriu kyç i marrëdhënieve me Shqipërinë

Aksionet tani janë me 3.34 dollarë, përsëri atje ku ishin një muaj më parë.

Kompania amerikane është duke u partnerizuar me Pekin Advaccine, një kompani kineze, për të punuar për vaksinën.

“Pjesëmarrja e Inovio-s në këtë përpjekje në zhvillim bazohet në përshtatshmërinë ideale të platformës mjeksore të ADN-së se saj për të zhvilluar me shpejtësi vaksinat kundër viruseve në zhvillim me potencial pandemik, aftësi e provuar në zhvillimin e vaksinave dhe një rekord të fortë të gjenerimit të shpejtë të masave premtuese kundër kërcënimeve pandemike të mëparshme”, tha kompania në një deklaratë në 30 janar.

Një kompani tjetër amerikane Novavax, me bazë në Maryland, po synon të bëjë një vaksinë koronavirusi në me pak sesa tre muaj, megjithëse vaksina te tilla mund të duhen vite për tu zhvilluar, shkruan Fox News.

 

 

LEXO TE PLOTE