Connect with Us

U dyshua se ishin prekur nga koronavirusi/ Del përgjigja e analizave për stafin e spitalit të Beratit

Lajme

U dyshua se ishin prekur nga koronavirusi/ Del përgjigja e analizave për stafin e spitalit të Beratit

Publikuar

-

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico ka bërë të dtur se personeli i Spitalit të Beratit ka dalë nga vetëkarantina, pasi analizat për koronavirus, dolën negative.

Kujtojmë këtu se një ditë më parë, stafi mjekësor i Spitalit Rajonal Berat është vetëkarantinuar pasi i kishin dhënë ndihmë mjekësore një të sëmure.

Pacientja i kishte referuar stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat se, kishte prej disa ditësh kollë dhe dhimbje fyti, por i ka gënjyer ata për ardhjen e saj nga Italia 1-javë më parë.

Kur stafi mjekësor e ka pyetur nëse ka udhëtuar jashtë shtetit së afërmi ose nëse ka pasur kontakte me persona që kanë jetuar në Itali, pacientja u është përgjigjur ‘Jo’.

Por pasi kanë dalë jashtë banesës, stafi mjekësor ka mësuar nga fqinjët se gruaja kishte ardhur nga Italia një javë më parë; fakt që është konfirmuar edhe nga pacientja pas rikthimit të menjëhershëm të stafit sërish në banesë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Mbyllet për 14 ditë kufiri me Kosovën

Publikuar

-

Nga

Në vijim të masave kundër përhapjes së koronavirusit, Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët se pikat e kalimit kufitar me Kosovën do të mbyllen për 14 ditë.

Duke filluar prej orës 10:00 të datës 14.03.2020, nuk do lejohet asnjë automjet dhe asnjë shtetas të hyjnë në Kosovë dhe anasjelltas.

Do lejohen të hyjnë në Kosovë, shtetasit kosovarë që janë në Shqipëri dhe duan të kthehen në Kosovë, si dhe do lejohen të hyjnë në Shqipëri, shtetasit shqiptarë që janë në Kosovë dhe duan të kthehen në Shqipëri.

Do lejohen ambulancat, lëvizja e mallrave dhe makinave qeveritare.

Ky vendim i palës kosovare është marrë për të gjithë kufirin e Kosovës, jo vetëm për kufirin me Shqipërinë.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anullojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të Morinës, të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Pas kthimit në Shqipëri/ Aurela Gaçe merr vendimin drastik

Publikuar

-

Nga

Edhe këngëtarja e njohur shqipotare, Aurela Gaçe ka vendosur të vetëkarantonohet, një masë kjo kundër përhapjes së koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Aurela Gaçe bën të ditur se ka qënë në SHBA dhe është e detyruar të udhëtojë.

Këngëtarja shihet në një foto së bashku me kolegët e saj dhe shprehet se pas kthimit në Shqipëri do të vetëkarantinohen.

“Grupi po kthehet ( jemi akoma me shume, por s’jane ne foto). Ne jemi ne USA e fatkeqesisht na duhet te udhetojme ne keto momente ,mbasi shtyme tour-in e koncerteve per nje kohe me te mire per te gjithe.

Ne, jemi prinder femijesh e kemi prinderit tane qe na presin. Por, per te miren tone e te familjeve tona, secili nga ne do te vete izolohet brenda per 14 dite, larg familjareve tane. Sigurisht do ti nenshtrohemi gjithe kontrrolleve te mundshme nga shteti.

Kjo behet sepse ne duam femijet e prinderit tane, sigurisht edhe veten. Do t’ja dalim .

( keto maska na u ndodhen, se ishin boshatisur raftet)”, shkruan këngëtarja.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Video-Tirana pret 14 Marsin si kurrë më parë/ Policia shoqëron 745 persona

Publikuar

-

Nga

Sot është 14 marsi, Dita e Verës, dhe Tirana e pret këtë ditë si kurrë më parë, tërësisht e boshatisur.

Për shkak të frikës nga përhapja e koronavirusit, Tirana dhe disa qytetet të tjera të vendit janë të karantinuara.

Pas ndalimit të qarkullimit qytetarëve u është kërkuar të qendojnë në shtëpi duke evituar sa më shumë lëvizjen për shkak të rrezikut nga koronavirusi. Mirëpo, që pas këtij vendimi për të lëvizur me automjete vetëm me leje të veçantë, vijon të ketë “të pabindur”.

Policia e Shtetit bën të ditur se vijon monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane, për zbatimin e urdhrit për ndalimin e qarkullimit të automjeteve.

Po ashtu, Policia thekson se ka shkuar në në 745 numri i drejtuesve të automjeteve, të ndëshkuar me masë administrative.

LEXO TE PLOTE