Connect with Us

Video-Tirana pret 14 Marsin si kurrë më parë/ Policia shoqëron 745 persona

Lajme

Video-Tirana pret 14 Marsin si kurrë më parë/ Policia shoqëron 745 persona

Publikuar

-

Sot është 14 marsi, Dita e Verës, dhe Tirana e pret këtë ditë si kurrë më parë, tërësisht e boshatisur.

Për shkak të frikës nga përhapja e koronavirusit, Tirana dhe disa qytetet të tjera të vendit janë të karantinuara.

Pas ndalimit të qarkullimit qytetarëve u është kërkuar të qendojnë në shtëpi duke evituar sa më shumë lëvizjen për shkak të rrezikut nga koronavirusi. Mirëpo, që pas këtij vendimi për të lëvizur me automjete vetëm me leje të veçantë, vijon të ketë “të pabindur”.

Policia e Shtetit bën të ditur se vijon monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane, për zbatimin e urdhrit për ndalimin e qarkullimit të automjeteve.

LEXO EDHE:  Qëlluan ndaj policisë në Elbasan/ Në pranga Florenc dhe Ardian Çapja

Po ashtu, Policia thekson se ka shkuar në në 745 numri i drejtuesve të automjeteve, të ndëshkuar me masë administrative.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Baxhanaku i Ben Blushit anëtar i Gjykatës së Lartë

Publikuar

-

Nga

Sot në institucionin e presidencës është zhvilluar ceremonia e betimit të tre anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, përkatësisht, Sokol Sadushaj, Ilir Panda dhe Ervin Pupe.

Ervin Pupe, është një lidhje e ish-politikanit, Ben Blushi, tashmë drejtor i Top Channel, me Gjykatën e Lartë.

Ervin Pupe, anëtari i ri i Gjykatës së Lartë është baxhanaku i Ben Blushit dhe CNA.al më parë kishte paralajmëruar zgjedhjen e tij. (Lexo ketu)

Ervin Pupe është bashkëshorti i motrës së Eva Blushit, aksionere e Valtelina shpk, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe. Nëpërmjet Em Capital Group, ku Eva Blushi është aksionere me 30% të kuotave.

             Ben Blushi, Eva Blushi

Një kompani e themeluar në Bullgari nga Eva Blushi, së bashku me dy aksionerë të tjerë, pronarët të kompanisë së inceneratorëve në Shqipëri.

Tashmë Ben Blushi, përvecse “sheik” i medias shqiptare, do të ketë edhe baxhanakun e tij anëtar të Gjykatës së Lartë.

Kujtojmë këtu se CNA.al prej rreth një muaji ka shkruar në lidhje me pasurinë prej sheiku të Ben Blushit.

CNA.al zbuloi sesi bashkëshortja e Ben Blushit, me profesion notere, rezulton të ketë aksione në katër biznese, edhe pse ligji për noterinë thotë se  ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër publike dhe private me përjashtim të mësimdhënies dhe të veprimtarisë shkencore.

Eva Blushi rezulton aksionere në “EM CAPITAL GROUP AD”, Lori Kafe, Publialb si dhe në një subjekt me një aksioner italian, me emër subjekti “Luxury Comunicazione e Publicitta”.  (Lexo këtu).

Nga ana tjetër, vetë Ben Blushi rezulton të jetë një oligark i medias shqiptare.

CNA.al ka zbardhur pasurinë e deklaruar të Ben Blushit, gjatë kohës që ky i fundit është paguar nga taksat e shqiptarëve, pra nga vitit 2003 deri në vitin 2017, ky rezulton se pasuria e tij është shtuar në mënyrë të çmendur.

Ben Blushi është njeriu që ka deklaruar një pasuri me vlerë 500 milionë, për vetëm 30 mijë euro dhe shumën e blerjes e ka nxjerrë për gati 2 vite. Pra, të gjithë investimin e ka rikthyer pas.

LEXO EDHE:  Kosove, arrestohet pronari i kompanise qe mashtronte emigrantet me biletat e udhetimit

LEXO EDHE:  Drogë në formën e çokollatës/ 2 shtetas në pranga

Nga ana tjetër CNA.al ka rportuar edhe në lidhje me një pallat të ndërtuar në Tiranë në vitin 2013.

Pallati, i cili ndodhet pranë ish-Stadiumit “Dinamo”, i përket në pronësi një ndërtuesi dhe një tjetër personazhi tjetër. Bëhet fjalë për vjehrrin e Ben Blushit, i ndjeri A. Brati. Një ish-jurist që çuditërisht një ditë kthehet në ndërtues dhe bëhet shpejt e shpejt miliarder. ( Lexo këtu)

Ervin Pupe

Por, këtu ka edhe një tjetër detaj. Ashtu sikurse CNA.al e ka raportuar edhe më heret, sikundër edhe bashkëshortja e Blushit, edhe anëtari i Gjykatës së Lartë, Ervin Pupe mund të jetë pjesë e pasurisë 5 milion dollarë.

Kjo, pasi pallati i ndërtuar tek ish-Stadiumi Dinamo, pas largimit nga jeta të avokatit Brati, trashëgimia ngelet në duart e bashkëshortes dhe fëmijëve, në rast se ai nuk ka bërë ndonjë testament, ku gjithçka t’ia ketë lënë Evës. Ç’ka do të tregonte qartë se skema e 5 milion dollarëve të ndërtimit të pallatit ishte 100% vepër e Blushit, gjë të cilën ai nuk e pranon, por thotë se ka qënë vjehrri dhe të afërmit e tij që e kanë ndërtuar. Në rast se nuk është pasuri që do t’i jepet Eva Blushit dhe Ben Blushit përfitues është edhe Ervin Pupe nëpërmjet bashkëshortes të tij si trashëgimtare.

Këtë ne nuk mund ta themi, por ajo që dihet është se Ben Blushi, një oligark i medias me pasuri të cmendur, prona nga Tiranë në Korcë, tashmë ka edhe baxhanakun anëtar të Gjykatës së Lartë./ CNA.al

Baxhanaku i Blushit në Gjykatën e Lartë/ Pjesë e pasurisë 5 milion dollarë?!

“Sheiku” i mediave/ Të gjitha miliardat dhe skandalet e Ben Blushit

Ben Blushi bën vjehrrin miliarder/ CNA.al zbulon pasurinë 5 milionë dollarë

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

LEXO TE PLOTE

Lajme

Nga Armir Shkurti/ Polici që mban epideminë

Publikuar

-

Nga

E para sëmundje që trajtohet nga policia e jo nga mjekët! Në jetë nuk kam parë situatë të tillë. Kur them “policia” nënkuptoj politikën. Tjetër trajtim i ka bërë covid-19 Britania, që vazhdon jetën normalisht, tjetër Kina, tjetër Italia e tjetër ne.

Në Itali shpërthimi i epidemisë çoi në kolaps sistemin shëndetësor. Do të thotë u sëmurën në të njejtën kohë më shumë pacientë seç ka mundësi sistemi të trajtojë. Kështuqë ndalimi i lëvizjeve, ngujimet nëpër shtëpi etj nuk synojnë tjetër veç ngadalësimin e përhapjes së virusit duke e mbajtur brenda mundësive të trajtimit nga spitalet, karantinat apo qendrat e specializuara.

Kjo skemë po duket se po zbatohet edhe tek ne. Shifrat, të dhënat, karantinat, masa, gjobat, lejimet, ndalimet..gjithçka po i merr kryeministri përsipër.
Me urdhër të kryeministrit janë mbyllur baret, restorantet, sportelet, transporti publik, shkollat dhe shumë aktivitete të tjera. Do të thotë të ngadalësojë ndjeshëm, deri në mbyllje përfundimtare i gjithë zinxhiri ekonomik. Pas një restoranti qëndrojnë fermerë, blegtorë, transportues, përpunues. Natyrisht edhe mijëra punonjës që mbahen me rrogë. Thjeshtëzova vetëm një sektor për të kuptuar humbjen. Nëse do ti paguajë punëtorët që po rrinë në shtëpi një pjesë e këtij zinxhiri rrezikon ekzistencën. Nëse nuk i paguan, janë dhjetra mijë që s’do kenë rrogë e për rrjedhim pasojat edhe sociale bëhen më shpërthyese se prej vetë epidemisë.

Mbrëmë në një studio kryetari i bashkisë së Tiranës i rrëshkiti përgjigjes se si do të bëhen pagesat e punonjësve që po rrinë nëpër shtëpi. Pra ne nuk e dimë në ka një plan për ekonominë, rrënimi i së cilës është – e përsëris – shumë më i rrezikshëm se virusi.
Prej politikave të rilindjes ramore shtresa e mesme është drejt zhdukjes. Tërmeti i 26 nëntorit goditi zemrën ekonomike të vendit (Durrësi dhe Tiranën). Që ato ditë specialistët e ekonomisë parashikuan më të madh dëmin që vjen nga dëmtimi i aktiviteteve sidomos në Durtës sesa nga tullat e betoni që ranë. 3 muaj e ca më vonë vjen ky ngujim total nëpër shtëpi.

Frenimi i ekonomisë këto ditë nuk është kurrgjë para anulimit të sezonit turistik. Sipas INSTAT në periudhën ’14 – ’17 turizmi ze 13.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. A imagjinohet një anulim masiv prenotimesh për këtë sezon turistik? Hotele, restorante, agjenci transporti, agjenci udhëtimesh e plot shërbime të tjera që mezi presin prill – tetor shullehen në diell?

LEXO EDHE:  Drogë në formën e çokollatës/ 2 shtetas në pranga

LEXO EDHE:  Kosove, arrestohet pronari i kompanise qe mashtronte emigrantet me biletat e udhetimit

Pra me polici mirë. Mundet ta ndalojë më mirë se doktori epideminë. Por nuk ka shembuj që me ta të bëhet ekonomia.
Në një analizë timen, pak para shpalljes së rastit të parë me virus në Shqipëri kam parashikuar saktësisht dyndjen e qytetarëve në dyqane, zbrazjen e rafteve, rritjen e çmimeve, panikun dhe pakënaqësinë. Mu thaftë gjuha, por kam paralajmëruar edhe zemërim e ndoshta revoltë ( nuk ma nxe goja trazira) për shkak të mungesave në treg a mungesës së parave në xhep. Do të jem i lumtur dhe uroj me shpirt që të gaboj!

Ende ka kohë. Meqë e ka marrë politika të gjithën në dorë situatën, ta ndalojë daljen e vendit jashtë kontrollit. Fjalët e shenjta që poston apo arroganca që Rama lëshon në ekrane mbajnë sa kohë mileti e ka një pako makarona e dy miell në raft. Ditën kur pjata është bosh asgjë më s’bën derman!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Çfarë mund të bëjë shkenca kundër koronavirusit?/ Ilaçet që mund të ndihmojnë  

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi vijon të mbajë në alarm gjithë botën. Përhapja e tiij në mënyrë të frikshme, ka bërë që OBSH ta shpallë si pandei globale.

Koronavirusi i njohur si Covid-19, ende nuk ka një terapi të caktuar. Ai është një virus i ri i panjohur, dhe që përhapet me shpejtësi, duke marrë edhe jetë njerëzish.

Një përmbledhje të vlefshme në lidhje me trajtimin e këtij virusi ka bërë, gazetari Werner Bartnes, mjek, historian dhe filolog, i cili në gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung” shkruan për tema të shëndetit.

Në vijim sjellim detajet më interesante të shkrimit:

1.Lajmi më i rëndësishëm dhe ende i keq është ky: nuk ka tani për tani terapi efektive, të sigurt dhe të lejuar kundër koronavirusit. Nuk ka as injeksione kundër infektimit me virusin Sars-CoV-2 (në gjuhën popullore i njohur si koronavirus).

2.Deri më tani mjekët nuk mund të bëjnë më shumë se sa të ofrojnë ndihmë simptomatike si ulja e temperaturës, ilaçe për zbutjen e dhimbjeve, përkrahje për frymëmarrje, furnizim me lëngje.

3.Shkencëtarët janë duke diskutuar mbi mënyra të ndryshme të trajtimit të virusit. Por ende mungojnë hapat më të rëndësishëm që i paraprijnë nxjerrjes së një ilaçi në treg. Para se të bëhet kjo, duhet të ketë një testim në kultura të qelizave (cell culture), pastaj vjen testimi te kafshët dhe në fund verifikimi klinik te dhjetëra apo edhe më mirë te qindra pacientë.

4.Shkencëtarët nga Göttingeni dhe nga spitali Charité i Berlinit sapo kanë publikuar një studim në revistën shkencore “Cell” mbi atë se si një medikament nga grupi i inhibitorëve të proteazës (protease inhibitors) i pengon viruset e koronës të futen në qelizë. Por kjo deri më tani nuk është dëshmuar te pacientët, por në kulturën qelizore. Kjo kulturë qelizore u infektua me viruse të pacientit të parë të zbuluar në Gjermani.

LEXO EDHE:  Drogë në formën e çokollatës/ 2 shtetas në pranga

LEXO EDHE:  Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ Arrestohet 45-vjeçari

5.Shkencëtarët kanë zbuluar se është i nevojshëm një encim qelizor – proteaza TMPRSS2 – në mënyrë që virusi të arrijë të futet në qelizën e mushkërive dhe ta shndërrojë atë në qelizë pranuese, ku ajo shumohet dhe pastaj shkakton edhe më shumë telashe. Një ilaç që i frenon këto proteaza mund të jetë një mundësi për trajtimin e virusit. “Kësisoj kemi gjetur një pikënisje për luftimin e virusit”, tha infektologu Stefan Pöhlmann. Ilaçi që së paku në laborator e ka frenuar pranimin e virusit në qelizë quhet Camostat Mesilate. Por përdorimi i këtij medikamenti ende është larg dhe nuk ka garanci që mund të jetë efektiv pas të gjitha testeve të domosdoshme.

6.Një qasje tjetër për luftimin e epidemisë së koronës janë barërat e përdorura kundër virusit të ebolës dhe viruseve të tjera të rrezikshme, për shembull medikamenti Remdesivir. Pjesët përbërëse të tij pengojnë shumimin e pafrenueshëm të viruseve.

7.Amerikani i parë i zbuluar si i infektuar me koronavirus është trajtuar me Remdesivir. Pacienti vuante edhe nga ndezja e mushkërive. Gjendja e tij u përmirësua dukshëm pas trajtimit me Remdesivir. Por ky është rast individual. Së fundi në Kinë dhe SHBA kanë filluar pesë studime klinike me Remdesivir. Se a do të përmbushen pritjet, do të dihet tek pas disa muajsh, shkruan mjeku Ëerner Bartens në “Süddeutsche Zeitung”.

LEXO TE PLOTE