Connect with Us

Studimi i frikshëm/ Për çdo viktimë ka 800 të prekur me koronavirus

Bota

Studimi i frikshëm/ Për çdo viktimë ka 800 të prekur me koronavirus

Publikuar

-

Nga Tomas Pueyo – Medium

Në këtë artikull do të gjeni shumë tabela, të dhëna dhe modele. Duhet durim për ta lexuar deri në fund. Kur të keni mbaruar së lexuari do të kuptoni pse koronavirusi ka një shpejtësi eksponenciale: në fillim duket gradual, dhe pastaj papritmas shpërthen.

Për ata tek të cilët nuk ka mbërritur ende është thjesht çështje ditësh. Nëse nuk veproni menjëherë, sistemi i kujdesit shëndetësor shumë shpejt do të mbingarkohet. Shumë të prekur do të trajtohen në korridore. Punonjësit e rraskapitur të kujdesit shëndetësor do të përkeqësohen. Disa prej tyre do të vdesin. Në një moment, si në Itali, ata do të duhet të vendosin se cili pacient do të pajiset me maska oksigjeni dhe cili do të lihet të vdesë.

Mënyra e vetme për ta parandaluar këtë nivel të përhapjes është izolimi, ndarja, distanca sociale.

Sot! Jo neser, sot!

Kjo do të thotë që sa më shumë njerëz duhet të qëndrojnë në shtëpi. Çdo politikan, udhëheqës komuniteti ose drejtues biznesi ka përgjegjësinë të marrë menjëherë këtë vendim.

Fillojmë:

1. Sa raste të koronavirusit do të ketë në zonën tuaj?

Tabela 1: Rastet me koronavirus në të gjithë botën

Numri i përgjithshëm i  rasteve u rrit në mënyrë eksponenciale ndërsa Kina po mundohej ta mposhte atë. Nuk mundi, ajo u përhap kudo dhe tani është një pandemi që askush nuk mundet ta ndalojë.

Tabela 2:  Rastet me koronavirus jashtë territorit të Kinës

Ka dhjetëra vende me ritme të rritjes eksponenciale. Sot, shumica e tyre janë vende perëndimorë.

Tabela 3: Rastet me koronavirus për vend përveç Kinës

Nëse doni të kuptoni se çfarë do të ndodhë, ose si ta parandaloni atë, duhet të shikoni  rastet që e kanë kaluar tashmë këtë: Kina, vendet lindore me përvojën e mëparshme të SARS dhe Italia.

Tabela 4: Rastet me koronavirus për vend përveç Francës, Gjermanisë Spanjës, Japonisë, Amerikës, Anglisë dhe Anglisë

 

Tabela 5: Rritja e të prekurve në ditë

 

Tabela 6: Parashikimi i rasteve të reja për vend

 

Kina

Harta e rasteve në Hubei

 

 

Ky është një nga grafikët më të rëndësishëm. Shufrat portokalli tregojnë  numrin zyrtar ditor të rasteve në provincën Hubei: Sa njerëz u diagnostikuan atë ditë.

Shufrat  gri tregojnë rastet e vërteta të përditshme të koronavirusit. CDC kineze i gjeti këto duke pyetur pacientët gjatë diagnostikimit kur filluan simptomat e tyre.

Është e rëndësishme, këto raste të vërteta nuk ishin të njohura në atë kohë. Ne mund t’i kuptojmë ata vetëm duke parë pas në kohë: Autoritetet nuk e dinin që dikush kishte simptoma të tilla. Ata e dinin kur dikush shkon te mjeku dhe diagnostikohej.

Shufrat portokalli ju tregojnë se çfarë dinin autoritetet, dhe ato gri çfarë po ndodhte me të vërtetë.

Më 21 Janar, numri i rasteve të reja të diagnostikuara (portokalli) po përhapej: rreth 100 raste të reja. Në realitet, kishte 1.500 raste të reja atë ditë. Por autoritetet nuk e dinin këtë. Ajo që ata dinin ishte se papritmas kishte 100 raste të reja të kësaj sëmundje.

Dy ditë më vonë, autoritetet mbyllën Wuhan. Në atë pikë, numri i rasteve të reja të diagnostikuara çdo ditë ishte 400 ~. Vini re këtë numër: ata morën një vendim për të izoluar qytetin me vetëm 400 raste të reja brenda një dite. Në realitet, kishte 2.500 raste të reja atë ditë, por ata nuk e dinin atë.

Një ditë më pas, 15 qytete të tjera në Hubei u izoluan.

Deri në 23 Janar, kur Wuhan u mbyll, ju mund të shikoni në grafikun gri: numri po rritej në mënyrë eksponenciale. Rastet e vërteta u përhapen. Sapo Wuhan u mbyll, rastet u ngadalësuan.

Më 24 Janar, kur u mbyllen edhe 15 qytete të tjera, numri i rasteve të vërteta (përsëri, gri) u shtri. Dy ditë më vonë, numri maksimal i rasteve të vërteta u arrit të kapej, dhe që nga ajo kohë ka rënë. Vini re se shufrat portokalli (zyrtare) ishin akoma në rritje në mënyrë eksponenciale: Për 12 ditë të tjera, dukej sikur kjo gjë ishte akoma duke u përhapur. Por nuk ishte ashtu.

Pjesa tjetër e rajoneve në Kinë ishin të koordinuara mirë nga qeveria qendrore, kështu që ata morën masa të menjëhershme dhe drastike. Ky është rezultati:

Tabela 8: Rastet me koronavirus

 

Kjo linjë e rrafshët është një rajon Kinez me raste të koronavirusit. Secili kishte potencialin të bëhej eksponencial, por falë masave që ndodhën pikërisht në fund të janarit, përhapja e mëtejshme u ndal.

Ndërkohë, Koreja e Jugut, Italia dhe Irani kishin një muaj të plotë për të mësuar, por nuk e bënë.

Ata filluan me të njëjtën rritje eksponenciale të Hubeit dhe për shkak se nuk vepruan që në fillim tejkaluan çdo rajon tjetër kinez para fundit të shkurtit.

Vendet Lindore

Korea e Jugut “shpërtheu” nga rastet e reja me koronavirus por a keni pyetur veten pse nuk ka Japonia, Tajvani, Singapori, Tajlanda apo Hong Kong?

Tabela 9: Rastet me koronavirus jashtë Kinës

 

Të gjithë këto shtete u goditën nga SARS në 2003, dhe të gjithë mësuan prej saj. Ata mësuan se si mund të jetë viral dhe vdekjeprurës një virus, kështu që ata  dinin ta merrnin situatën seriozisht. Kjo është arsyeja pse të gjithë grafikët e tyre pavarësisht se kanë filluar të rriten shumë më herët, ende nuk duken si eksponenciale.

Atje qeveritë e kuptojnë kërcënimin. Megjithatë, për pjesën tjetër të vendeve, është një histori krejt tjetër.

Para se të flasim për vendet e tjera ka një shënim për Korenë e Jugut:  Koronavirusi u kufizua  deri në 30 rastet e para. Pacienti 31 ishte ai i cili  ua përhapi mijëra njerëzve të tjerë. Për shkak se virusi përhapet përpara se njerëzit të shfaqin simptoma, kur autoritetet e kuptuan çështjen, virusi ishte  tashmë atje. Tani ata po paguajnë pasojat e atij rasti të vetëm jashtë kontrollit.

Italia tashmë e ka kaluar numrin e të infektuarve dhe Irani pritet ta kalojë. Nëse kontrolli nuk ndodh si në Wuhan ose në vendet e tjera të Lindjes, do të ketë epidemi kolosale.

Shteti i Uashingtonit

Le të shohim disa raste, të tilla si Washington State, Zona e Gjirit të San Francisko, Paris dhe Madrid.

Tabela 10: Rastet në Uashington dhe përqindja e vdekshmërisë

 

 

Shteti i Uashingtonit është Wuhan i SH.B.A.-së. Numri i rasteve atje po rritet në mënyrë eksponenciale. Aktualisht është në 140.

Ne dinim nga vendet e tjera që përqindja  e vdekshmërisë së koronavirusit ishte midis 0.5% dhe 5%. Si mund të shkojë në 33%?!

Doli se virusi ishte përhapur por i pazbuluar për javë të tëra. Autoritetet dinin vetëm për 3 raste  dhe vetëm për një të vdekur. Kjo është pak a shumë si shufrat portokalli dhe gri në Kinë: Këtu ata dinin vetëm për shufrat portokalli (rastet zyrtare) vetëm 3.

Por në realitet, kishte qindra, ndoshta mijëra raste të vërteta.

Kjo është çështja: Ju dini vetëm çështjet zyrtare, dhe jo ato të vërteta. Por ju duhet të dini ato të vërtetat.

Si mund të vlerësoni ato të vërteta? Ka disa mënyra.

Së pari, përmes vdekjeve. Nëse keni vdekje në rajonin tuaj, mund ta përdorni atë për të vlerësuar numrin e rasteve të vërteta aktuale. Ne e dimë përafërsisht sa kohë duhet që ai person të kalojë nga kapja e virusit në vdekje mesatarisht ( 17.3 ditë ). Kjo do të thotë që personi që vdiq më 29 shkurt  në Washington State ndoshta u infektua në 2 shkurt.

Atëherë, ju e dini përqindjen  e vdekshmërisë. Kjo do të thotë se,  në 29 shkurt  tashmë kishte rreth 100 raste në zonë (nga të cilat vetëm një përfundoi në vdekje 17.3 ditë më vonë).

Tani, përdorni kohën mesatare të dyfishimit për koronavirusin (koha që duhet për të dyfishuar rastet, mesatarisht). Është 6.2 . Kjo do të thotë që, në 17 ditët që i duhej të vdiste ky person, rastet u shumuan me ~ 8 (= 2 ^ (17/6)).

Kjo do të thotë se, nëse nuk jeni duke diagnostikuar të gjitha rastet, një vdekje sot do të thotë 800 raste të tjera të reja në xhiro.

Shteti i Uashingtonit ka raportuar  22 të vdekur. Me atë llogaritje të shpejtë, janë 16,000 raste të vërteta të koronavirusit sot. Aq sa rastet zyrtare në Itali dhe Iran së bashku.

Nëse shikojmë detajet  kuptojmë se 19 prej këtyre vdekjeve ishin nga një grup, i cili mund të mos e kishte përhapur virusin gjerësisht. Pra, nëse i konsiderojmë ato 19 vdekje si një, vdekjet totale në shtet janë katër.

Kjo qasje nga Trevor Bedford shikon vetë viruset dhe mutacionet e tyre për të vlerësuar numrin e rasteve  aktuale.

Përfundimi është se ka të ngjarë të ketë  1.100  raste në shtetin Uashington tani.

Asnjë nga këto qasje nuk është perfekte, por të gjitha tregojnë për të njëjtin mesazh: Ne nuk e dimë numrin e rasteve të vërteta, por është shumë më i lartë se ai zyrtar. Nuk është në qindra. Është në mijëra, mbase edhe më shumë.

Zona e Gjirit të San Franciskos

Deri në 3 mars zona e Gjirit nuk kishte ndonjë vdekje. Kjo e bëri të vështirë të dihet se sa raste të vërteta kishte.

Këto ishin numri i testeve të kryera në vende të ndryshme deri më 3 Mars:  

Turqia deri më tani ka 1 rast me koronavirus, por kishte 10 herë  më shumë testime për banor sesa SH.B.A. Situata nuk është shumë më e mirë sot, me 8,000 teste të kryera në SH.B.A. , që do të thotë se janë testuar 4,000 ~ .

Tabela 10b: Testi i koronavirusit për 10 milion njerëz në shtete të ndryshme

Si të vendosni se cili rast është i vërtetë dhe cili jo? Për Zonën e Gjirit, ata po testonin të gjithë ata që kishin udhëtuar ose ishin në kontakt me një udhëtar, që do të thotë se ata dinin shumicën e rasteve të lidhura me udhëtimet, por asnjë nga komuniteti nuk ishte konfirmuar me virus.

Nëse Zona e Gjirit ka 86 raste sot, ka të ngjarë që numri i vërtetë të jetë 600 ~.

Francë dhe Paris

Franca pretendon se ka pasur 1.400 raste dhe 30 vdekje. Numri i vërtetë i rasteve të koronavirusëve në Francë sot ka të ngjarë të jetë midis 24,000 dhe 140,000.

Nëse shihen shufrat portokalli deri në 1/22, ju keni 444 raste. Tani shtoni të gjitha shufrat gri. Ata shtohen deri në 12,000 raste. Kështu që kur Wuhan mendoi se kishte 444 raste në fakt kishte me mijëra. Nëse Franca mendon se ka 1.400 raste, mund të ketë dhjetëra mijëra të tjerë.

E njëjta llogari vlen edhe për Parisin. Me 30 ~ raste brenda qytetit, numri i vërtetë i rasteve ka të ngjarë të jetë në qindra, ndoshta mijëra. Me 300 raste në rajonin Ile-de-France, rastet totale në rajon mund të tejkalojnë dhjetëra mijëra.

Spanja dhe Madridi

Spanja ka numra shumë të ngjashëm si Franca (1.200 raste vs 1.400, dhe të dy kanë 30 vdekje). Kjo do të thotë se të njëjtat rregulla janë të vlefshme: Spanja ka ndoshta 20 mijë raste të tjera tani.

Në rajonin e Comunidad de Madrid, me 600 raste zyrtare dhe 17 vdekje, numri i vërtetë i rasteve ka të ngjarë të jetë midis 10,000 dhe 60,000.

Nëse i lexoni këto të dhëna dhe i thoni vetes: “E pamundur, kjo nuk mund të jetë e vërtetë”, thjesht mendojeni këtë: Me këtë numër rastesh, Wuhan tashmë ishte izoluar. Me numrin e rasteve që shohim sot në vende si SH.B.A., Spanjë, Francë, Iran, Gjermani, Japoni, Hollandë, Danimarkë, Suedi apo Zvicër, Wuhan tashmë ishte izoluar.

Dhe nëse do i thuash vetes: “Epo, Hubei është vetëm një rajon” më lejoni t’ju kujtoj se ky “rajon” ka 60 milionë njerëz, më i madh se Spanja dhe Franca.

Pra, koronavirusi tashmë është këtu. Është fshehur, dhe po rritet në mënyrë eksponenciale. Çfarë do të ndodhë në vendet tona kur virusi të përhapet Është e lehtë të dihet, shembujt më të mirë janë Hubei dhe Italia.

LEXO EDHE:  Dyshime për të infektuar në burgun 302/ Klodiana Lala: 12 të dënuar kanë kryer tamponin

Përqindjet e vdekshmërisë 

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) citon 3.4% si shkallën e vdekshmërisë. Ky numër është jashtë kontekstit, kështu që më lejoni ta shpjegoj.

Mënyrat për të llogaritur shkallën e vdekshmërisë janë: Vdekjet / Rastet Gjithsej / Rastet e karantinuara.

E para ka të ngjarë të jetë një nënvlerësim, sepse shumë raste të infektuar ende mund të përfundojnë në vdekje. E dyta është një mbivlerësim, sepse ka të ngjarë që vdekjet të ketë më shumë sesa rikuperimet.

Shkalla e vdekshmërisë së Kinës tani është midis 3.6% dhe 6.1%. Ajo është e përbërë nga dy realitete krejt të ndryshme: Hubei dhe pjesa tjetër e Kinës.

Tabela 13: Përqindja e vdekshmërisë në Hubei,  Kinë

 

Më poshtë  janë shifrat për Iranin, Italinë dhe Korenë e Jugut, vendet e vetme me vdekje të shumta.

Vdekjet e Iranit dhe të Italisë / Niveli i vdekshmërisë 3% -4%.

Shpërndarja e moshës në secilin vend do të ketë gjithashtu një ndikim. Ekzistojnë gjithashtu faktorë të motit, veçanërisht lagështia dhe temperatura, por është akoma e paqartë se si kjo e fundit do të ndikojë në transmetimin dhe shkallën e vdekshmërisë.

 

 

Ky është përfundimi:

Duke përjashtuar këto, vendet që përgatiten do të shohin një shkallë vdekshmërie prej% 0,5% (Koreja e Jugut) në 0.9% (pjesa tjetër e Kinës). Kurse vendet e mbipopulluara do të kenë një shkallë vdekshmërie midis 3% -5%. E thënë në një mënyrë tjetër: Vendet që veprojnë shpejt me izolimin mund të zvogëlojnë numrin e vdekjeve.

Çfarë ndikimi do të ketë në sistem

Shumica e të infektuarve kanë simptoma të lehta

Rreth 20% të rasteve kërkojnë shtrimin në spital, 5% të rasteve kërkojnë njësinë e kujdesit intensiv (ICU), dhe rreth 2.5% kërkojnë ndihmë shumë intensive , me  ECMO ( oksigjenim ekstraktor ).

Problemi është se maskat me oksigjen dhe ECMO nuk mund të prodhohen ose blihen lehtësisht. Disa vite më parë, SH.B.A. kishte gjithsej 250 pajisje ECMO.

Pra, nëse papritmas keni 100,000 njerëz të infektuar, shumë prej tyre do të duan të shkojnë të testohen. Rreth 20,000 do të kërkojnë shtrimin në spital, 5,000 do të kenë nevojë për ICU, dhe 1.000 do të kenë nevojë për ECMO që sot nuk gjenden mjaftueshëm.

Një vend si SH.B.A. ka vetëm 1% të maskave që i duhen për të mbuluar nevojat e punonjësve të tij të kujdesit shëndetësor . Nëse do të ketë shumë raste menjëherë, do të ketë maska ​​vetëm për 2 javë.

Çfarë ndodh me një sistem shëndetësor të mbingarkuar?

Ato që ndodhën në Hubei dhe ato në Itali janë të ngjashme. Hubei ndërtoi dy spitale brenda dhjetë ditësh, por sërish nuk ia doli dot.

Punëtorët e kujdesit shëndetësor kalojnë orë të tëra me një pajisje të vetme mbrojtëse, sepse nuk ka mjaft prej tyre. Si rezultat, ata nuk mund të largohen nga zonat e infektuara për orë të tëra. Kur e bëjnë këtë, ata janl dehidratuar dhe rraskapitur.

Njerëzit janë të shtyrë të punojnë për të mbuluar nevojat e tyre. Njerëz që nuk kanë asnjë ide mbi infermierinë do trajnohen brenda natës për tu kujdesur për të tjerët. Ata do të sëmuren dhe vetë.

Kur kjo të ndodhë, ata duhet të jenë në karantinë për 14 ditë, kohë gjatë së cilës ata nuk mund të ndihmojnë. Skenari më i mirë, 2 javë të  humbura. Skenari më i keq, ata do të vdesin.

Më e keqja është në ICU, kur pacientët duhet të ndajnë maskat e oksigjenit ose sic njihen me emrin ECMO. Këto në të vërtetë janë të pamundura për t’u ndarë, kështu që punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet të përcaktojnë se kush pacient do ta përdorë. Kjo do të thotë, duhet të vensosin cili jeton dhe cili vdes.

E gjithë kjo është ajo që e çon një sistem të ketë një shkallë vdekshmërie  prej% 4% në vend të ~ 0.5%. Nëse doni që qyteti juaj ose vendi juaj të jetë pjesë e 4%, mos bëni asgjë sot dhe vazhdoni prisni duarkryq.

Çfarë duhet të bëni?

Kjo është një pandemi tani. Nuk mund të eleminohet. Por ajo që ne mund të bëjmë është të zvogëlojmë ndikimin e saj. Disa vende kanë qenë shembull për këtë. Më i miri është Tajvani, i cili është jashtëzakonisht i lidhur me Kinën dhe ende ka sot më pak se 50 raste. Të gjitha masat ata i morën herët dhe u përqëndruan në kontrollin e virusit. Ata kanë qenë në gjendje ta përballojnë atë, por shumica e vendeve nuk e kishin këtë ekspertizë.

Nëse zvogëlojmë përhapjen sa më shumë që të jetë e mundur, sistemi ynë i kujdesit shëndetësor do të jetë në gjendje të trajtojë rastet shumë më mirë, duke e ulur shkallën e vdekshmërisë. Dhe me kalimin e kohës, do të arrijmë në një pikë ku pjesa tjetër e shoqërisë mund të vaksinohet, duke eleminuar rrezikun.

Pra, qëllimi nuk është të eliminojmë përhapjen  e koronavirusit por ta shtyjmë sa më shumë të mundemi. Sa më shumë që shtyjmë rastet, aq më mirë mund të funksionojë sistemi i kujdesit shëndetësor, aq më i ulët është niveli i vdekshmërisë dhe aq më e lartë është përqindja e popullatës që do të arrijë të vaksinohet para se të infektohet.

Distancimi Shoqëror

Ekziston një gjë shumë e thjeshtë që mund të bëjmë dhe që funksionon: distancimi shoqëror. Nëse ktheheni në grafikun Wuhan, do të kujtoni se pas izolimit të vendit, rastet zbritën. Kjo për shkak se njerëzit nuk u takuan me njëri-tjetrin dhe virusi nuk u përhap.

Ky virus mund të përhapet brenda 2 metra nëse dikush kollitet. Përndryshe, pikat bien në tokë dhe nuk ju infektojnë. Por infeksioni më i keq bëhet përmes sipërfaqeve: Virusi mbijeton deri në 9 ditë në sipërfaqe të ndryshme si metali, qeramika dhe plastika. Kjo do të thotë që gjërat si tavolinat ose butonat e ashensorit mund të jenë vatra të infeksionit.

Mënyra e vetme për ta zvogëluar atë është me distancimin shoqëror: Mbajtja e njerëzve në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur, për aq kohë sa të jetë e mundur.

Kjo tashmë është dëshmuar në të kaluarën. Përkatësisht, në pandeminë e gripit të vitit 1918. Kjo grafik tregon, për gripin e vitit 1918 në SH.B.A.

Për shembull, një qytet si St Louis ndërmori masa 6 ditë para Pittsburgh, dhe kishte më pak se gjysmën e vdekjeve. Mesatarisht, marrja e masave 20 ditë më parë e përgjysmon përqindjen e vdekshmërisë.

Italia më në fund e ka kuptuar këtë. Ata mbyllën Lombardinë, dhe një ditë më vonë ata e kuptuan gabimin e tyre dhe mbyllën  të gjithë vendin.

Sidoqoftë, do të duhen një deri në dy javë për të parë nëae kini vepruar në kohën e duhur.

Si mund të kontribuojnë politikanët në distancimin shoqëror?

Ekzistojnë disa faza për të kontrolluar një epidemi, duke filluar me parashikimin dhe duke përfunduar me zhdukjen e tij. Por është tepër vonë për shumicën e opsioneve sot. Me këtë nivel të rasteve, dy opsionet e vetme që politikanët kanë para tyre janë kontrolli dhe ngalësimi i  përhapjes.

Kontrolli

Kontrolli konsiston që të gjitha rastet që identifikohen, të izolohen. Singapori, Hong Kong, Japonia apo Tajvani po e bëjnë mirë ketë gjë: Ata shumë shpejt po kufizojnë njerëzit që hyjnë, i identifikojnë të sëmurët, menjëherë i izolojnë, përdorin maska për të mbrojtur punonjësit e tyre shëndetësorë,  gjurmojnë me shpejtësi të gjitha kontaktet e tyre, i karantinojnë.

Kjo nuk është ajo që bënë vendet perëndimore. E kapën tepër vonë. Njoftimi i fundit i SH.B.A.-së se shumica e udhëtimeve nga Europa ndalohet nuk mjafton.

Ndalimi i udhëtimeve në Wuhan vetëm vonoi përhapjen e virusit në Kinë me 3-5 ditë. Shkalla e transmetimit zbret për 25% vetëm përmes Distancës Sociale. Kur bëhet kjo, përhapja vonon për 14 javë të tëra.

Lehtësimi

Pra lehtësimi kërkon distancim shoqëror. Këto masa kërkojnë mbylljen e kompanive, dyqaneve, tranzitit masiv, shkollave. Sa më parë të vendosni masa të rënda, aq më pak kohë keni nevojë për t’i mbajtur ato, aq më lehtë është të identifikoni rastet e infektuara  dhe aq më pak njerëz do të infektohen.

Kjo është ajo që duhej të bënte Wuhan më herët se e bëri. Kjo është ajo që Italia u detyrua ta pranonte me vonesë.

Me mijëra raste zyrtare – dhe dhjetëra mijëra të vërteta – kjo është ajo që duhet të bëjnë urgjentisht vendet si Irani, Franca, Spanja, Gjermania, Zvicra apo SH.B.A. Por ata nuk po e bëjnë këtë.

Disa biznese po punojnë nga shtëpia, gjë që është fantastike. Disa evente masive janë ndalur. Disa zona të prekura janë në karantinim. Të gjitha këto masa do ta ngadalësojnë virusin. Ata do të ulin shkallën e transmetimit nga 2.5 në 2.2, ndoshta 2.

Por ato nuk janë të mjaftueshme për të na çuar nën 1. Pra, shtrohet pyetja: Çfarë masash duhet të marim për të parandaluar përhapjen e virusit?

1.Lëvizja e njerëzve nga zona ku ka patur infektime duhet të shmanget kategorikisht përveç për arsye urgjente. Banorët duhet të mbyllen në shtëpi

2.Mbyllja e të gjitha institucioneve arsimore, si dhe palestrat, muzetë, stacionet e skive, qendrat kulturore dhe sociale, pishinat, teatrot etj.

3.Në çdo kontakt të pamundur për t’u shmangur duhet të paktën 1 deri 3 metër distancë midis njerëzve.

4.Të gjitha lokalet dhe klubet duhet të mbyllen.

5.Vizitat në spital të familjarëve apo miqve të kufizuara në maksimum

6.Takimet e punës duhet të shtyhen. Puna nga shtëpia duhet të inkurajohet.

7.Të gjitha ngjarjet dhe garat sportive, publike apo private, anulohen. Ngjarje të rëndësishme mund të mbahen nën dyer të mbyllura.

Si mund të kontribuojnë punëdhënësit në distancimin shoqëror?

Nëse jeni udhëheqës biznesi dhe doni të dini se çfarë duhet të bëni, burimi më i mirë për ju është Staying Home Club. Është një listë e politikave në distancë sociale që janë miratuar nga ndërmarrjet e teknologjisë amerikane – deri më tani, 328.

Ato tregojnë  punën  e lejuar në shtëpi, vizitat e kufizuara, udhëtimet ose ngjarjet. Ka më shumë gjëra që çdo kompani duhet të përcaktojë, të tilla si çfarë të bëni me punëtorët, nëse duhet ta mbani zyrën hapur apo jo, si të bëni intervista, çfarë të bëni me kafeteritë.

Kur ta mbyllni biznesin? Nëse kompania juaj ka 100 të punësuar në zonën e shtetit Washington, i cili kishte 11 vdekje nga koronavirusi në 3/8, ekziston një shans prej 25% që të paktën një nga punonjësit të jetë i infektuar, dhe zyra juaj duhet të mbyllet menjeherë.

Nëse kompania juaj është në Paris dhe ka 250 të punësuar, sot ekziston një shans prej 95% që një nga punonjësit  të ketë koronavirusin , dhe ju duhet ta mbyllni zyrën tuaj deri nesër.

Por nëse keni vetëm 50 punonjës në Paris, por të gjithë do të marrin trenin , duke hasur në mijëra njerëz të tjerë, papritmas gjasat që të paktën njëri prej tyre të infektohet është shumë më i lartë dhe ju duhet të mbyllni zyrën tuaj menjëherë.

Nëse akoma jeni duke hezituar sepse askush nuk po tregon simptoma, duhet të kemi parasysh se 26%  e rasteve nuk shfaqin simptoma .

Është matematikë: Nëse jeni një grup prej 50 ndërmarrjesh nga 250 të punësuar mesatarisht, në Zonën e Gjirit SF, ekziston një shans 35% që të paktën një prej kompanive të ketë një të punësuar të infektuar, dhe 97% shans që do të vërtetohet  javën e ardhshme.

Përfundim: Kostoja e pritjes

Mund të duket e frikshme të marrësh një vendim sot. Ky model teorik tregon bashkësi të ndryshme: njëri nuk merr masa distancuese sociale, një i merr ato në ditën e përhapjes.

Të gjithë numrat janë plotësisht fiktivë. Numrat ilustrojnë se sa e rëndësishme mund të jetë një ditë e vetme në mënyrë që të pengojmë përhapjen. Të gjithë duhet ta kuptojmë këtë për të shmangur një katastrofë.

Momenti për të vepruar është tani!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Regjimi iranian merr vendimin/ Do bombardojë takimin vjetor të opozitës

Publikuar

-

Nga

Rregjimi iranian merr vendimin/ Do bombardojë takimin vjetor të opozitës

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare në iran ka vendosur të bombardojë takimin vjetor të opozitës.

Lajmi është bërë i dituar nga Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo deklaron se ky vendim është miratuar edhe nga Udhëheqësi Suprem i regjimit iranian Ali Khamenei.

LEXO EDHE:  Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19/ Disa vende rikthejnë masat kufizuese

LEXO EDHE:  Vokshi akuza forta ndaj Ramës/ Po fsheh shfrytëzimin çnjerëzor të stafit mjekësor

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare, i kryesuar nga Hassan Rouhani mori vendimin për të bombarduar takimin vjetor të Rezistencës Iraniane në Villepinte dhe Udhëheqësi Suprem i regjimit Ali Khamenei e miratoi atë”, shkruan Rajavi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Presidenti Trump paralajmëron Biden/ Do hysh në Shtëpinë e Bardhë vetëm nëse…

Publikuar

-

Nga

Donald Trump e ka ndryshuar përgjithmonë politikën amerikane

Presidenti në detyrë i SHBA Donald Trump, ka paralajmëruar ish-nënpresidentin e SHBA Joe Biden, se nuk do ta lirojë Shtëpinë e Bardhë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Trump deklaron se do ta lërë Biden të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si President vetëm nëse provon se nuk ka manipuluar votat.

Biden mund të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si President vetëm nëse mund të provojë se “80,000,000 votat” e tij qesharake nuk ishin marrë në mënyrë mashtruese ose ilegale. Kur sheh se çfarë ndodhi në Detroit, Atlanta, Filadelfia dhe Milëaukee, mashtrim masiv i votuesve, ai ka një problem të madh të pazgjidhshëm!”, shkruan presidenti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Aleksei Navalni thirrje BE-së/ Godit me sanksione oligarkët rusë

Publikuar

-

Nga

Aleksei Navalni thirrje BE-së/ Godit me sanksione oligarkët rusë

Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalni i bëri thirrje Bashkimit Evropian të godasë me sanksione ekonomike oligarkët që kanë lidhje të ngushta me Presidentin Vladimir Putin.

“Nuk ka kuptim t’u vësh sanksione gjeneralëve e kolonelëve apo individëve të tjerë që nuk udhëtojnë shumë,” tha zoti Navalny në komente përmes lidhjes me videokonferencë.

Aktivisti rus argumentoi para anëtarëve të komisionieve të Parlamentit Evropian për marrëdhënie me jashtë nevojën për një strategji të re, duke folur nga Gjermania ku vazhdon të mjekohet pas problemeve shëndetësore që mendohet se u shkaktuan nga helmimi i urdhëruar nga Kremlini.

Ai tha se zyrtarët rusë dhe oficerët ushtarakë, të cilët tradicionalisht shenjestrohen me sanksione “nuk kanë prona të shumta apo llogari bankare në Evropë”.

Brukseli, thekson ai, duhet të godasë individë të rrethit të ngushtë të Presidentit Putin, ndër ta manjatët me jahte e investime në BE.

Qeveritë perëndimore kanë arritur në përfundimin se Navalni u helmua me noviçok, një lëndë helmuese e përdorur nga ushtria që nuk është e lehtë të sigurohet nga individë pa lidhje me shtetin.

Aleksei Navalni u mjekua në një spital të Berlinit dhe vazhdon trajtimin shëndetësor në Gjermani. Helmimi i tij ka acaruar marrëdhëniet mes Moskës dhe qeverive evropiane, sidomos autoriteteve gjermane.

LEXO EDHE:  Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19/ Disa vende rikthejnë masat kufizuese

LEXO EDHE:  Vokshi akuza forta ndaj Ramës/ Po fsheh shfrytëzimin çnjerëzor të stafit mjekësor

BE-ja ka vendosur masa për të ndaluar hyrjen në vendet e saj si dhe ka ngrirë llogaritë e gjashtë personave që dyshohen se ishin përgjegjës në helmimin e Navalnit, ndër ta edhe kreun e agjencisë ruse të zbulimit, FSB.

Por zoti Navalni tha se do të ishte gabim të identifikohej një motiv politik në veprimet e Moskës, duke shtuar se elita e Moskës është thjesht e interesuar për përfitime ekonomike.

“Shteti rus duhet të trajtohet si një grup kriminelësh, të cilët përkohësisht kanë marrë pushtetin,” tha ai, duke u bërë thirrje politikanëve evropianë të mbështesin popullin rus.

Ai paralajmëroi Bruksesin të mos njohë rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Rusi, duke thënë se pa diskutim që do të jenë të manipuluara./ VOA

LEXO TE PLOTE