Connect with Us

Video-Shqiptarët mesazhe sensibilizuese si italianët/ Dalin në ballkone dhe duartrokasin njëherazi

Sociale

Video-Shqiptarët mesazhe sensibilizuese si italianët/ Dalin në ballkone dhe duartrokasin njëherazi

Publikuar

-

Duke marrë si shembull italianët, qytetarët në kryeqytet kanë organizuar një gjest sensibilizues dhe mbështetës për njëri-tjetrin, mjekët dhe infermierët.

Qytetarët kanë dalë në ballkonet e banesave të tyre në orën 17:30 dhe kanë duartrokitur njëherazi, si për t’i dhënë zemër njëri-tjetrit dhe për t’i thënë se do ta kalojmë së bashku këtë betejë me koronavirusin e ri.

Ky moment u transmetua edhe nga mediat në vendin tonë. Ndërkohë, kujtojmë se dje në Itali banorët dolën në ballkone dhe dritaret e banesave dhe kënduan në kor. / CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Autoriteti i Konkurrencës thirrje qytetarëve/ “Denonconi me fatura çdo abuzim të farmacive”

Publikuar

-

Nga

Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar sërish lidhur me abuzimet e dyqaneve apo farmacive, të cilat kanë rritur ndjeshëm çmimin e maskave, dezinfektantëve apo ushqimeve, duke përfituar nga situata aktuale.

AK ka drejtuar një thirrje, këtë radhë drejtuar qytetarëve, të cilëve i kërkon të denoncojnë me fatura dhe prova çdo rast abuzimi në farmaci.

“Autoriteti i Konkurrencës kërkon bashkëpunimin e konsumatorëve dhe të subjekteve nëpërmjet denoncimit të rasteve të vendosjes së çmimeve abuzive ndaj produkteve farmaceutike dhe parafarmaceutike: ilaçe, suplemente, xhel dezinfektues dhe maska mbrojtëse.

LEXO EDHE:  Sherr me thika në Tiranë/Plagoset i riu

LEXO EDHE:  Përshkallëzohet protesta e Astirit/ Banorët marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë

Nëse dispononi fatura ose prova të tjera, jeni të lutur t’i dërgoni në adresën tonë zyrtare:
[email protected]“, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës, i cili gjithashtu bën me dije se mbledhjet e Komisionit të Konkurrencës dhe seancat dëgjimore të planifikuara gjatë periudhës 17 mars – 31 mars, do të shtyhen për në muajin prill./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Skënder Brataj tregon kur duhet telefonuar 127/ Kritikon qytetarët për ikjen drejt Korçës

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur për largimin në masë të qytetarëve nga Tirana e Durrësi drejt Korçës.

Brataj tha se kjo gjë mund të sjellë rritjen e numrit të infektuarve, ndaj dhe bëri apel që qytetarët të zbatojnë të gjitha këshillat.

“Duke parë eksperiencën në Kinë dhe eksperiencën në Itali, konkretisht në Itali që ikën nga veriu në jug dhe u përhap numri i të infektuarve, e njëjta gjë ndodh edhe në vendin tonë duke pasur parasysh se kemi një lëvizje shumë të madhe. Numri normal që do të rritet dhe është në rritje për shkak të shkaqeve që thamë pak më parë”, u shpreh ai në një lidhje për Report Tv.

Brataj dha dhe disa këshilla për qytetarët se si duhet të veprojnë kur kanë temperaturë apo shenja të tjera viroze.

LEXO EDHE:  Shkarkimi i drejtorit të Policisë së Tiranës/ Reagon ashpër Paloka

LEXO EDHE:  Sherr me thika në Tiranë/Plagoset i riu

“Për kollën duhet të marrin produkt për qetësimin e kollës, në rast se i  kanë të dyja këto simptoma, duhet të marrin vitaminë B dhe C, duhet të konsumojnë shumë fruta dhe perime, nëse këto qytetarë kanë vështirësi në frymëmarrje atëherë duhet të konsultohen me mjekun e familjes për të marrë antibiotikë, nëse frymëmarrja përkeqësohet marrin 127 dhe shoqërohen në spital. Nëse personat do të kenë ethe nuk duhet të mbulohen shumë, por duhet të masin temperaturën dhe ta trajtojnë me antibiotikë dhe nëse kanë temperaturë duhet të përdorin kompresa të ftohta në ballë dhe në qafë”, deklaroi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Beteja me koronavirusin/ Ministria e Shëndetësisë thërret në ndihmë studentët

Publikuar

-

Nga

Ndërkohë që Shqipëria po vijon betejen kundër koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë ka thirrur në ndihmë studentët e Mjekësisë dhe Infermierisë.

Në një komunikim publik, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se çdokush që ka lidhje me mjekësinë, sot është dita për të dhënë kontributin e tij.

“Sistemi ynë shëndetësor është i mobilizuar në përballimin e kësaj situate. Mjekët dhe infermierët janë në vijën e parë të betejës, mpërkushtim dhe vetëmohim që meriton vetëm respekt dhe mirënjohje nga të gjithë ne. E megjithatë çdo nndihmë shtesë e dobishme si kurrë më pare. Iu bëj çdo njeriu që ka lidhje me mjekësinë, veçanërisht studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, sot është dita për të dhënë kontributin tuaj më shumë se kurrë”.-tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Tirana në kaos/ Sheshi Skënderbej “kancer” për trafikun, Veliajt i dështon propaganda

LEXO EDHE:  Basha takim me përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës/ PD ka detyrim të pashlyer

LEXO TE PLOTE