LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritet numri i të prekurve me koronavirus në Greqi/ 38 pacientë të rinj brenda ditës

14 Mars 2020, 19:22, Kosova & Bota CNA
Rritet numri i të prekurve me koronavirus në Greqi/ 38 pacientë

Ka shkuar në 228 numri i pacientëve të infektuar me koronavirus në Greqi.

?22 nga rastet e reja janë të izoluar në kushte shtëpi, ndërsa shqetësim mbeten pacientët e tjerë, që nuk kishin udhëtuar kohët e fundit jashtë vendit?, deklaroi  zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras në një konferencë për shtyp.

Autoritetet greke bënë të ditur se kanë anuluar të gjitha fluturimet për në dhe nga Italia, pasi Ministria e Shëndetësisë raportoi vdekjen e tretë nga koronavirusi i ri.

Dy viktimat e reja ishin dy burra, të moshës 67 dhe 90 vjeç, të dy me probleme serioze shëndetësore, shkruan ?Kathimerini?./CNA.al

Lajmet e fundit nga