Connect with Us

Qeveria merr të tjera vendime/ Çfarë ndodh me qarkullimin nga dita e hënë

Politikë

Qeveria merr të tjera vendime/ Çfarë ndodh me qarkullimin nga dita e hënë

Publikuar

-

Qeveria ka marrë të tjera vendime në lidhje me lëvizjen e automjeteve që nga dita e hënë.

Pas konsultimeve në distancë me qeverinë, kryeministri Rama njofton se automjetet e atyre që lëvizin për punë do të mund të qarkullojnë deri në orën 8:00 të mëngjesit dhe nga ora 16:00 në 17:00 të pasdites.

“Të gjithë ata që ditën e hënë dhe në vijim do të jenë të angazhuar për punë, në sektorin publik apo privat, do të mund të qarkullojnë me automjete vetëm deri në orën 08.00 të mëngjesit dhe nga ora 16.00 deri në orën 17.00 të pasdites

Qarkullimi i automjeteve që nuk janë pjesë e shërbimeve shtetërore në lëvizje apo shërbimeve private që e kanë të domosdoshme lëvizjen, do të jetë e ndaluar rreptësisht për çdo automjet tjetër jashtë fashave të lejuara për vajtja/ardhje në punë

Shkelja e regjimit të qarkullimit të imponuar nga kushtet e luftës me armikun e padukshëm që kërkon pengje në familjet tona, do të ndëshkohet me heqjen e patentës së drejtimit per 3 vjet!

LEXO EDHE:  Formalizimi i mediave online/ Analisti tregon qëllimin e fshehur të Ramës

Qeveria do të publikojë nesër aktin – normativ për masat e veçanta administrative që do të hyjnë në fuqi menjëherë, deri në përfundimin e kësaj lufte për të mbrojtur sa më fort jetën e çdo shqiptari

frikë aspak, kujdes po!

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ish deputeti i PD-së ironizon Ramën/ “Edhe Macron doli para francezëve, por nuk foli për larje duarsh”

Publikuar

-

Nga

Ish Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka ironizuar me kryeministrin Rama dhe rolin që ai ka marrë prej ditësh, ku futet pothuajse çdo orë live dhe kshillon qytetarët, se si duhet të kujdesen për higjienën, të lajnë duart, të ajërosin ambjentin dhe të mos dalin jasht.

Duke bërë dhe një paralelizëm mes presidentit frances Emanuel Macron Strazimiri shkruan se edhe ky i fundit foli para popullit frances për emergjencën sanitare, por nuk ka thënë asnjë fjalë për larje duarsh, por ka premtuar se kjo emergjencë nuk do të shoqërohet me një tjetër emergjencë, social-ekonomike sic rrezikon Shqipëria.

LEXO EDHE:  Kërkesat e studentëve/ Rama bën njoftimin e rëndësishëm

LEXO EDHE:  Vasili e thotë troç / Ky është i vetmi shërim për Ramën

“SADO QË TË KUSHTOJË” !

Ka dalë edhe Macron në TV para francezëve sapo ka shpallur emergjencën sanitare, dhe u ka thënë:
– Emergjenca sanitare nuk do të shoqërohet me emergjencë social-ekonomike.

– Do rimbursohen sipërmarrjet shtetërore dhe private.
– Do rimbursohen dhe punonjësit e tyre, madje edhe profesionistët e lirë.
– Do ndihmohen të papunët dhe familjet në nevojë.
– Do paguhet edhe prindi që mban fëmijët në shtëpi ndërkohë që shkollat janë të mbyllura.
SADO QË TË KUSHTOJË!

S. Asnjë fjalë për “larje duarsh”, “hapje dritaresh”…
Nuk ka “përqafuar nga larg” askënd!!
KAQ!

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

5 deputetë të PS i bashkohen stafit shëndetësor/ Balla thirrje mjekëve e infermierëve të licensuar

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i është bashkuar thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë për të gjithë mjekët dhe infermierët e licensuar.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Balla thotë se mjekët dhe infermierët janë vendosur në vijën e parë të betejës, por krahas kësaj thekson se çdo ndihmë shtesë që mund t’i vijë sot sistemit shëndetësor është padiskutim, e dobishme si kurrë më parë.

Numri 2 i PS-së bën me dije se deri më tani aplikuesit e parë që janë përgjigjur pozitivisht janë pesë deputetët socialistë Klodiana Spahiu, Edlira Bode, Arben Kamami, Ilir Pendavinji dhe Florenc Spaho.

“Kush është i të gatshëm të kontribuojë në menaxhimin e situatës, sot është pikërisht dita për ta dhënë atë kontribut dhe ky kontribut mund të jepet me veprime konkrete. Për llafe dihet kë kemi.

LEXO EDHE:  “Tërbohet” Rama/ “Dush të ftohtë” drejtuesve të PS

LEXO EDHE:  Kërkesat e studentëve/ Rama bën njoftimin e rëndësishëm

Situata e krijuar nga COVID-19 është padiskutim një sfidë e një natyre të veçantë, që ka në zemër të saj bashkëpunimin e shumëanshëm me çdo individ. Në këtë çast, sistemi shëndetësor është i mobilizuar për të përballuar këtë situatë të pazakontë.

Çdokush që mendon se mund t’i japë një dorë sistemit shëndetësor është i lutur të aplikojë sa më parë sepse sa më parë ta fitojmë këtë betejë, aq më shpejt do mund t’i rikthehemi rutinës dhe normalitetit të jetëve tona”, deklaron Balla./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Edi jam”/ Rama i mëson qytetarëve si lahen duart me video humoristike

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video humoristike, ku i mëson qytetarëve si të lajnë duart për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Kreu i qeverisë kujton kohën e tërmetit dhe thotë se me pak humor bëhen më pikante momentet e vështira.

“Ashtu si në kulmin e hallit të tërmetit kishte momente humori, që faktikisht gjithnjë bëhet më pikant në periudhat më të vështira, ka pasur edhe në këto ditët e vetëburgosjes tonë kolektive goxha humor nëpër rrjete! Jam matur disa herë t’i ndaj këtu ca perla humori me telefonatat ku dilte zëri im, po këtë s’e mbajta dot pa e ndarë me ju dhe bravo kujt e ka bërë”, shkruan Rama në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE