Connect with Us

Pas fotove të nxjerra me dron nga CNA.al, mbyllet Parku i Liqenit

Politikë

Pas fotove të nxjerra me dron nga CNA.al, mbyllet Parku i Liqenit

Publikuar

-

Megjithëse qeveria ka bërë apel vazhdimisht për të kufizuar lëvizjet duke ndërmarrë dhe masa drastike në mënyrë që të parandalohet përhapjen e Covid-19, Parku i Liqenit sot i ngjante një dite normale.

CNA.al përcolli situatën më dron që në orët e para, ku qytetarë të shumtë, familjarë, fëmijë por edhe të moshuar, jo vetëm që nuk i ishin bindur urdhërave për të qëndruar në shtëpi por qëndronin edhe indiferent ndaj thirrjeve me megafon të një makinë që ishte vendosur në hyrje të parkut.

Lidhur me këtë situatë dhe pas ngritjen së shqetësimit nga CNA.al, duket se Bashkia e Tiranë ka reflektuar duke shtrënguar masat.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e avokatit të njohur/ Tregon provat që “fundosin” Veliajn?

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një reagim në rrjetet sociale shkruan se nga sot Parkut të Liqenit i vihet shiriti, duke kërkuar nga të gjithë që ti binden urdhërave  të policisë.

PARKU LIQENIT ËSHTË MBYLLUR. Por në dallim nga një dyqan apo lokal, parku nuk mbyllet dot me qepen! Ndaj, ju lutem bindjuni urdhrave të policisë. Falemnderit për bashkëpunimin sot, por duhet çdo ditë gjersa ta kalojmë këtë situatë”, shkruan Veliaj./CNA.al

Fotot me dron nga CNA.al-Tirana më e “pabindura”/ Qytetarët nuk qëndrojnë në shtëpi, por dalin shëtitje nga liqeni

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nga Astrit Patozi/ Është më mirë që po vijojnë të kacafyten si më parë

Publikuar

-

Nga

Që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e pandemisë, janë të shumtë ata udhëheqës apo njerëz te famshëm, që e konsiderojnë luftë përballjen globale me korona virusin. Dhe e tillë duhet të jetë, po të kesh parasysh se shumë fenomene, që na janë rishfaqur tani, kishin ndodhur për herë të fundit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkaq, rreth 200 vjet më parë, Klauzeviçi shkruante se lufta nuk është gjë tjetër, veçse vazhdimi i politikës me mjete te tjera.

Në rast se do t’i besonim atij, i bie që janë të kota thirrjet apo klithmat e shumë mjekëve, infermierëve apo njerëzve të thjeshtë për t’i lënë mënjanë debatet politike në këtë kohë qameti.

E para, sepse është e sigurt që nuk do t’i bindet kush, ngaqë Shqipëria me shumë gjasa është shembull fanarndriçues në planet për këtë çështje. Një shtet, ku çdo gjë vijon njësoj si më parë. Ndaj edhe asnjeri nuk ka ka pse investohet në një nismë, e cila e ka zero mundësinë e suksesit.

Por, më e rëndësishmja, sepse po të ndalej zulma e zakonshme e kacafytjes së shpifur politike, atëherë shqiptarët e futur në karantinë, mund të mendonin vertetë se në këtë vend po afrohej apokalipsi. Dhe atëherë mund të futeshin realisht në një panik të paparashikueshëm.

LEXO EDHE:  Dështimi i radhës i Veliajt/ Qytetarët i përgjigjen maratonës: Tirana do ujë

LEXO EDHE:  Gjykata rrëzon gjobën e Veliajt për protestën e PD-së

Ndaj edhe ustallarët e vjetër të këtij zanati duhen lënë të bëjnë punën e tyre të përhershme, tamam sikur sot të ishim duke e festuar Ditën e Verës mes valleve dhe ballokumeve në rrugët e Elbasanit. Më shumë se konfirmim për thënien proverbiale të Klauzeviçit, është një provë tjetër e rëndësishme se nuk na kanë zhgënjyer asnjëherë, si në luftë, ashtu edhe në paqe.

Por ata thjesht nuk duhen dëgjuar dhe përfillur, duke mos shpenzuar asnjë sekondë dhe asnjë grimë energji për “shqetësimet” e tyre, të cilat nuk vijnë për shkak të izolimit dhe nuk kanë të bëjnë fare me luftën botërore dhe shqiptare ndaj COVID 19.

Shpëtimtarët tanë në këto ditë të vështira duhet të jenë mjekët, librat dhe NETFLIX-i.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha mesazhe të forta qytetarëve, stafit mjekësor dhe policëve/ 7 pyetje për qeverinë

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha kërkon të merren urgjentisht masa për t’i paraprirë përhapjes së koronavirusit.

Basha thotë se për ta arritur këtë nevojitet bashkëpunimi i të gjithë shqiptarëve, pa përjashtim, pasi thekson  se secili prej nesh është një hallkë e rëndësishme e këtij zinxhiri.

Kryedemokrati i bën sërish thirrje qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm dhe syçelët, si dhe të zbatojnë të gjitha këshillat e mjekëve. Lideri i PD-së thotë se edhe qeveria duhet të bëjë detyrën e saj dhe jo atë të mjekut.

“Kufizimet e forta kërkojnë jo kërcënime me gjoba dhe shthurje gjuhe, por zgjidhje të forta, fonde shtesë dhe masa të posaçme mbështetëse. Fatkeqësisht, ditët kalojnë dhe qeveria ende nuk ka një plan masash të integruar për ti paraprirë qëndrimit në shtëpi të qytetarëve. Çfarë përgatitjesh po bëhen për një skenar më të vështirë, nëse qëndrimi në shtëpi do të duhet të vazhdojë për një kohë më të gjatë?

Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi duhet të merren masa edhe si do të garantohet furnizimi i tyre i pandërprerë me ushqime dhe ilaçe. Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi, si do t’i sigurojnë shumica e tyre të ardhurat për ushqime dhe mjete higjeno-sanitare?

Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi, si do ti paguajnë faturat qytetarët në kushte të mungesës së të ardhurave nga mosshkuarja në punë, duke qenë se pjesa më e madhe e bizneseve do jenë të mbyllura? Kur ju kërkojmë fëmijëve të rrinë në shtëpi, pse hezitohet për PAKETËN E INTERNETIT FALAS ?”, shtron pyetjet kreu i opozitës.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e avokatit të njohur/ Tregon provat që “fundosin” Veliajn?

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Rama pa trasparencë dhe pa strategji, mbledhja e qeverisë fasadë

“Pse nuk alokohen direkt fonde nga buxheti për këto zëra? Pse nuk alokohen fonde për të ngritur SOT pavione shtesë? Çfarë masash po merren për të rritur urgjentisht numrin e kiteve dhe paisjeve testuese? Po për paisjet respiratore dhe të trajtimit të të sëmurëve nga virusi, kur vetë qeveria paralajmëron dy herë në ditë se pritet rritje e numrit të të infektuarve?”, vijon më tej ai.

Basha thekson se qeveria duhet të veprojë e tu vijë në ndihmë njerëzve dhe jo të marrë përsipër rolin e Institutit të Higjenës, ndërsa ka dhënë mesazhe dhe për stafin mjekësor, forcat e policisë, etj.

“Edhe njëherë nga zemra shpreh mirënjohjen më të thellë për personelin e ISHP, mjekët e urgjencës, anestezistë, reanimatorë, pneumologë epidemiologë, mikrobiologë e virologë, specialistë të shëndetit publik, farmacistë, infermierë, shoferë ambulancash dhe sanitarët, të cilët janë në vijën e parë. Falenderim për të gjithë stafin mjekësor që sot po punon me përkushtim edhe pse është i ekspozuar ndaj virusit Covid 19, duke u kujdesur për të gjithë ata që kërkojnë asistencë mjekësore e në veçanti të sëmurët kronikë.

Heronj sot janë ata, por nesër është edhe ai që mban thasët e miellit, edhe punonjësit e furrave të bukës, edhe elektricisti që mirëmban rrjetin elektrik, punonjësi i ujësjellësit, pastruesit dhe mbledhësit e plehrave, riparuesi i ashensorëve, mijëra shitës perimesh dhe artikujsh ushqimorë, shoferë që bëjnë furnizime, mijëra punonjës administrate, policie dhe të FA, e gjithë ajo pjesë e shoqërisë që kryen aktivitete të domosdoshme për funksonimin dhe mbijetesën e shoqërisë në këto ditë të vështira”, shkruan Basha në rrrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Spartak Ngjela/ Politika e lartë shqiptare dhe epidemia e koronavirusit në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

ngjela analize

Tani u kuptua qartë se politika e lartë në Shqipëri ka qenë e interesuar për pështjellimin që mund të sillte epidemia virusale në shoqërinë shqiptare.

Politika e lartë shqiptare është e korruptuar, në të dyja krahët e saj. Dhe, ky korrupsion, që nga viti 1998, ka qenë një korrupsion i pastër kryeministror.

Ka gjithmonë një pyetje që ngrihet për krimin shtetëror: nëse ekziston ky krim, pse nuk ndëshkohet penalisht? Përgjigjia e kësaj pyetje del nga ky gjykim i vërtetë: Sepse, mosndëshkueshmëria e krimit shtetëror flet që korrupsioni shtetëror është i strukturuar në sistem. Kurse, te ky korrupsion, vjen më pas dhe strehohet, tok në një çadër me të, edhe krimi i organizuar. Kjo është arsyeja që na vjen nga praktika korruptive e qeverive të korruptuara, në rrafshin historik të shtetit modern. Dhe, kur korrupsioni shtetëror krijon sistemin e vet, kjo do të thotë se brenda tij përfishihet edhe korrupsioni i pushtetit gjyqësor.

Bashkimi i krimit shtetëror me krimin e organizuar është në një bashkëpunim kriminal: dhe kjo është edhe gjendja e sotme e kriminalitetit korruptiv në Shqipëri. Ky është një bashkëpunim që e kërkojnë të dyja palët: krimi shtetëror ka forcën e privilegjeve në funksion të parasë, kurse krimi i organizuar është klientela ekonomike që luan në treg me forcën e qeverisë. Me këtë skemë, krimi i organizuar pushton tregun për të paguar korrupsionin qeveritar dhe për të siguruar fitimet e veta jashtë konkurencës. Bashkë me ta radhitet në kohë edhe krimi në pushtetin gjyqësor, i cili, “nën këtë disiplinë”, nuk lejon ndëshkimin e politikës së lartë dhe krimit të organizuar, gjithmonë për të nxjerrë fitimet e veta.
Kjo ka qenë dhe mbetet akoma skema e korrupsionit qeveritar shqiptar; por ndërkohë ky korrupsion, në të dyja krahët e politikës, po ndihet i tulatur nga reforma antikorrupsion që drejtohet nga ndërkombëtarët. Pikërisht në këtë kohë, kur shqiptarët po prisnin me padurim fillimin e goditjes penale kundër korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, doli në skenë epidemia me koronavirusin.

I.

Çdo epidemi qe kërcënon me vdekje masive, kuptohet që sjell me vete një pështjellim frike shoqërore, kudo ku ndodh, dhe, në çfarëdolloj kohe historike, sepse lidhet gjithmonë me frikën ndaj vdekjes. Dhe sigurisht që kjo është edhe gjendja shoqërore sot në Shqipëri, sepse tani dihet që koronavirusi është prezent këtu dhe ka prekur rreth 38 persona, duke shkaktuar dy vdekje, deri tani.

Pse e dëshironte përhapjen e koronavirusit në Shqipëri i tërë korrupsioni kryeministror shqiptar?

Përgjigjia është një e vetme, dhe është kjo: korrupsioni i lartë shtetëror është nën akuzë penale, dhe, me degradimin e Shqipërisë nga një frikë e përgjithshme shoqërore që kërcënon hapur me vdekjen, ai mendon se do të shpëtojë veten dhe gjënë e vjedhur.

Por, kot e kanë të korruptuarit e mëdhenj: nuk shpëtojnë dot dhe as ikin dot nga Shqipëria. Kuptohet se janë të bastarduar edhe nga mendja. Në fakt, kështu kanë qenë edhe në drejtimin e shtetit të gjithë kryeministrat që sollën korrupsionin shqiptar në periudhën 1998 – 2020. Kurse, mënyra si kanë vjedhur, është një banditizëm i një sistemi të ulët mendor; gati-gati, fëminor.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Rama pa trasparencë dhe pa strategji, mbledhja e qeverisë fasadë

LEXO EDHE:  Dështimi i radhës i Veliajt/ Qytetarët i përgjigjen maratonës: Tirana do ujë

Asgjë nuk bënë dot për shtetin dhe për shoqërinë, me përjashtim të krijimit të klaneve mashtrues dhe abuzues me paratë e shqiptarëve. Sollën në karierën politike njerëzit e fshatit të vet, të fisit të vet apo të zonës së tyre. Vodhën prona dhe grabitën arkën e shtetit si pashallarët dhe vezirët e Perandorisë Osmane. Por, befas, ranë në humbëtirën e njeriut të akuzuar. Sot, të gjithë këta janë nën akuzë penale, e cila drejtohet nga politika e lartë perëndimore: por, pikërisht nga ky shkak, po shpresojnë te vdekja masive e shqiptarëve nga koronavirusi.
Prej cilit fakt e nxjerr arsyeja këtë kërkesë makabër të tyre? E thjeshtë: e patë si bënin si qenër të tërbuar pse nuk po vinte virusi në Shqipëri, para sesa të shfaqej rasti i parë?

II.

Por të gjithë shqipararët e panë se padurimin për ardhjen e virusit në Shqipëri, e shfaqi tabori korruptiv i Sali Berishës, deri në shpifje dhe thirrje për të krjiuar panik në shoqërinë shqiptare.

Po Kryeministri aktual, Edi Rama, ku qëndron në këtë luzmë korruptive, e cila është e gjithë kryeministrore?

Pikërisht këtu vjen e ngrihet kjo pyetje: Pse erdhi virusi vdekjeprurës nga shqiptarët e Italisë, nuk mund të karantinoheshin ata me një urdhëresë qeveritare? Ose, nuk mund të njoftoheshin paraprakisht botërisht ata me vendim qeveritar se “çdokush që vjen nga Italia apo nga një vend i prekur duhet të kalojë në karantinë?”

Fakti që kjo nuk ndodhi kështu, ne nuk mund të heqim nga rrjedha e mendimit logjik që kryeministri Rama e ka lënë me kast këtë “neglizhencë”, sepse edhe ai pjesë e korrupsionit kryeministror shqiptar është, kjo dihet, dhe sigurisht që do të kalojë nën akuzë. Domethënë, edhe ky ka pritur përshtjellimin e një paniku shoqëror në Shqipëri, por kryeministri aktual dihet se nuk është në nivelin patologjik të frikës nga ndëshkimi, sikurse dallon që është Berisha.

Por, shenjat janë që, korrupsionit kryeministror, nuk po i del falli për vdekje masive të shqiptarëve. Dhe, a e dini pse: sepse është dielli i Adriatikut që i ka mbrojtur në mijëra vjet shqiptarët, dhe ai po i mbron edhe sot e do t’i mbrojë gjithmonë. Natyra e ka ruajtur “me fanatizëm” mbijetesën e shqiptarëve, dhe ajo kështu do të vijojë ta mbrojë deri në amshim.

LEXO TE PLOTE