Connect with Us

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Gruaja gjendet e mbytur në lumë, dyshimet e para

Kronika

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Gruaja gjendet e mbytur në lumë, dyshimet e para

Publikuar

-

Kronika

Ndërron jetë i dënuari në burgun e Peqinit

Publikuar

-

Nga

Një i dënuar në burgun e Peqinit ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

Sipas Report tv, bëhet fjalë për shtetas R.D., 65 vjeç i cili kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe kishte dhimbje të forta barku.

Pritet që përgjigjen për shkaqet e sakta të vdekjes së tij ta japë ekspertiza mjeko-ligjore.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Thyen urdhërin e kryeministrit/ ISHSH mbyll e gjobit fasonerinë dhe disa biznese

Publikuar

-

Nga

Një fasoneri në Vlorë është mbyllur dhe gjobitur nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, pasi vazhdonte punën, në kundërshtim me urdhrin e kryeministrit Rama për masat ndaj koronavirusit.

Ndërkaq, sipas njoftimit të ISHSH, shkelje janë bërë dhe në qytetin e Pukës, ku u mbyllën 5 bilardo dhe një ambient, kënd lojrash për fëmijë.

“Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, në zbatim të planit të masave për përballimin e COVID – 19 ka kryer inspektime të pandërprera në terren për verifikimin dhe respektimin nga subjektet e masave të posaçme të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për situatën në vend.

Në datat 12 dhe 13 mars 2020 janë kryer 43 inspektime dhe 1625 monitorime.

Gjatë inspektimeve u konstatua se pjesa më e madhe e subjekteve në qytetet e Tiranës dhe Durrësit kishin vetëmbyllur aktivitetin. Në qytetet e tjera, subjektet të cilat vazhdonin aktivitetin respektonin masat e posaçme për situatën.

Në qytetin e Pukës u mbyllën 5 bilardo dhe një ambient, kënd lojrash për fëmijë.

LEXO EDHE:  Parandalohet krimi në familje në Tiranë/ 66 vjeçari kërcënon me armë bashkëshorten

LEXO EDHE:  VIDEO/ Të rinjtë shqiptarë thyejnë rekordin Guinness

Në qytetin e Vlorës, më datë 13 mars 2020, është kapur në shkelje një subjekt fasonerie i cili vazhdonte aktivitetin pavarësisht Urdhrit të Kryeministrit për ndërprerje në kushtet e emergjencës. ISHSH, dega rajonale Vlorë, bllokoi menjëherë aktivitetin e subjektit me përfaqësues A. S. NIPT L66412202O dhe gjithashtu vendosi dhe gjobë sipas legjislacionit në fuqi.

Jemi në terren gjatë gjithë kohës për të kontrolluar respektimin e rregullave për parandalimin e COVID-19.

FRIKË ASPAK. KUJDES PO.”

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia sqaron qytetarët/ Të gjitha pikat e kalimit me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, janë funksionale

Publikuar

-

Nga

Policia Kufitare ka reagur në lidhje me disa lajme që qarkullojnë në media online në Shqipëri e Kosovë, se janë mbyllur pikat e kalimit me Kosovën.

Në një deklaratë për mediat, Policia Kufitare bën të ditur se të gjitha pikat e kalimit me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, janë funksionale dhe vijon përpunimi i dokumentacionit të qytetarëve dhe automjeteve, duke respektuar dhe zbatuar masat e marra për mbrojtjen nga COVID-2019, si dhe për parandalimin e përhapjes së tij.

Pika e Kalimit Kufitar në Qafë Botë, Sarandë, është funksionale. Për momentin, pika nga pala greke është e mbyllur sepse po kryejnë dizinfektimin dhe menjëherë në përfundim të dizinfektimit, edhe nga pala greke do jetë e hapur.

LEXO EDHE:  Lajm i keq për azilkërkuesit shqiptarë në Francë

LEXO EDHE:  Kryenin vjedhje me dhunë në Unazën e Re dhe Vorë/ 4 në pranga e 1 në kërkim

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e medias. Para se të publikojnë lajme të marrin konfirmim zyrtar, për të mos krijuar panik apo dizinformim tek qytetarët.

Policia e Shtetit këshillon që qytetarët të minimizojnë lëvizjen me mjete në qytetet ku është ndaluar qarkullimi apo në drejtim të qyteteve ku ka Pika Kufitare.

Policia Kufitare po plotëson të gjitha detyrimet për intervistimin e plotësimin e formularëve në të gjitha PKK-të, për të bërë të mundur ndjekjen në vijim të rasteve të dyshuara për shtetas shqiptarë apo të huaj që hyjnë në Shqipëri dhe mund të jenë të infektuar potencialë me COVID-19.

LEXO TE PLOTE